Mbi studimin e veçorive stilistike të shqipes

Autorët

  • Xhevat Lloshi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1.2920

Abstrakti

Zgjerimi i funksioneve shoqërore të shqipes, sidomos të shqipes së shkruar. dhe lulëzimi i letërsisë artistike në gjysmën e dytë të shekullit XIX shtruan një varg çështjesh të lidhura me gjuhën letrare kombëtare, ndërmjet tyre edhe çështjet e stilistikës, të cilat dalin në sipërfaqe dhe tërheqin vëmendjen atëhere, kur gjuha ka arri tur një shkallë të caktuar zhvillimi, pasurimi e përpunimi. Nuk del e rastit kështu, që vërejtjet stilistike për shqipen i gjejmë në fillim të shek. XX, kur përpara syve të vëzhguesit ishte një lëndë pak a shumë e gjerë dhe po lindte nevoja për vërejtje të tilla. L. Gurakuqi më 1905 paraqiste ndonjë kërkesë për gjuhën e shkencës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. «Shkencat t’gjitha, e ma tepër mathematika e filosofia, kërkojnë nji shtyll t’posaçëm: gjuha do t’jenë e lehtë, skajet t’zgjedhuna e qi t’i përkasin mennimit qi dona me shqyptue, përmbledhja e dlirë e e rrjedhtë, pa përbartje e pa stërhollime retoriket». L. Gruda, Gjuha e shkentsave, «Albania», 1905, nr. 7, f. 158.

  2. A. Zanoni, Priisi n’iamë t’ieteratyrës. Parime mbarë letratyret, botuar në fillim në revistën reaksionare katolike «Elçija e zemrës Jezu Krishtit», 1911 në disa muaj, vijimi më 1913, nr. XII dhjetor; ribotimi i përmirësuar Frisi në lamë të letralyrës, Shkodër, 1920, si tekst mësimor. «Stili asht dora qi merr biseda a shkrimi prej cilsis t’idheve e t’akteve; shknrt, prej mëndyret si shlrrimtari i shef e i ndin sendet: kështu pikë së parit; mandej prej të zgjedhunit e prej rreshtimit të fjalve, e prej të lidhunit të tyne» f. 71.

  3. J. Rrota, Letratyra shqipe për shkolla të mjesme, Shkodër, 1925, botimi i dytë 1934.

  4. A. Xhuvani — K. Cipo, Filiime të stilistikës e të letërsisë së përgjithshme, T. 1930.

  5. A. Xhuvani — K. Cipo, vep. cit., î. 66 shkruajnë; «Pas përkufizimit të sipërm, çdo stil ka një anë subjektive e një tjetër objektive.» J. Rrota. vep. cit. f. 23. shprehet kështu: «Sejcili njeri e ka atë stilin e vet, qi trajtohet mbas natyrës së tij, mbas shkallës s’arësimit e deri mbas moshës së tij: por edhe secila farë e hartimit e lypë ata stilin e vet të posaçëm».

  6. 'K. Cipo, Gramatïka shqipe, T. 1949..

  7. K. Cipo. Sintaksa, T. 1952.

  8. A. Xhuvani — E. Çabej, Parashtesat e gjuhës shqipe, «Buletin për shkencat shoqërore», 1956, nr. 4, f. 66-103; Prapashtesat e gjuhës shqipe, T. 1962.

  9. Termi gjuhë popullore nuk mund të marrë një përmbajtje të përcaktuar stilistike në gjendjetn e sotme, pasi në të do të përfshiheshin gjuha e folur letrare dhe nëndarjet e tjera, bashkë me dialektet. Prandaj kundërvënia gjuhë e shkruar — gjuhë popullore, që ndeshet edhe në punirne të tjera, në të vërtetë mund të shërbejë për trajtimin historik. lidhur me etapat e përpunimit të gjuhës letrare. P.sh. fjala pakujdesi e krijuar në «gjuhën popullore», sot është element i mbarë shqipes së shkruar e të folur.

  10. A. Dodi. Fonetika e gjuhës së sotme shqipe. dispensé. T. 1966. f. 17. 3

  11. E. Çabej, Fonetika historike e shqipes, dispense, T. 1960, f. 93.

  12. A. Dodi, Për vlerën e së kryerës së dëftores në gjuhën shqipe, «Studime filologiikc», 1968, nr. 1, f. 68.

  13. M. Totoni, Konstrukte me fol je aspektive të fillimit të veprimit në gjuhën shqipe, «Studime filologjike», 1968, nr. 1, f. 88.

  14. A. Dhrimo, Një vështrim mbi foljet me më se një reksion në shqipen e sotme letrare, «Studime filologjike». 1965, nr. 2, f. 150.

  15. Janë botuar në gazetën «Drita» gjatë 1967-1968 disa shënime të shkurtra për emrat, mbiemrat, ndajfoljet, foljet.

  16. M. Xhaxhiu, Probleme të boshtit ideologjik marksist-leninist në studimin e letërsisë së huaj, «Nëndori», 1969, nr. 1, f. 60-61.

  17. S. Floqi, Periudha me fjali të varur rrjedhimore në shqipen e sotme, «Stu- dime filologiike», 1965, nr. 2. f. 55-99; Periudha me fjali të varur kryefjalore në shqipen e sotme, I. «Studime filologjike», 1965, nr. 3, f. 3-39; II «Studime filologiike,»,

  18. , nr. 4, f. 3-37; Periudha me fjali të varur shkakore, I, «Studime filologjike»·,

  19. , nr. 2, f. 3-41; II «Studime filologjike», 1966, nr. 3, f. 3-48; III «Studime filologjike», 1967, nr. 1, f. 13-33.

  20. S. Mansaku, Rreth formave të shprehjes së raporteve kushtore në shqipen e sotme letrare, «Studime filologjike», 1969, nr. 3, f. 153-166.

  21. S. Floqi, Periudha me fjali të vanir shkakore II, «Stridirne filologjike», 1966, nr. 3, f. 24.

  22. M. Domi, Gramatika e gjuhës shqipe. Sintaksë për shkollat pedagogjike, T. 1966, f. 141.

  23. «Në frengjisht ose në greqisht, për shembull, cliferencat ndërmjet gjuhës së shkruar dhe gjuhës së folur janë të konsiderueshme; në gjuhë të tjera, për shembull në rumanisht, këto divergjenca megjithëse nuk janë aq të thella, përsëri janë mjaft të dallueshme». B. Cazacu, Langue parlée langue écrite, style oral, «Revue roumaine de linguistique», Tome IX, 1964, nr. 4, f. 397.

  24. A. Kostallari, Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes së sotme, «Buletin për shkencat shoqërore», 1955, nr. 4, f. 48.

  25. A. Kostallari, po aty, f. 49.

  26. Në dispensent e J. Stefit, Leksikologjia shqipe, 1961, f. 61-64, shtrohet nevoja e dallimit të stileve gjuhësore, por shtresimi Stilistik i leksikut të shqipes nuk është bërë.

  27. A. Kostallari, Kompozitat ekzocentrike të shqipes si tema fjalëformuese, «BUSHT, Seria shkenc. shoq.» 1962, nr. 3, f. 3-45.

  28. A. Kostallari, Kompozitat dëshirore dhe urdhërôre të shqipes, «Studime fi- lologjike», 1968, nr. 4, f. 23-64.

  29. A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e «Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe», «Studime filologiike», 1968, nr. 3, f. 78.

  30. Po aty, f. 109.

  31. A. Kostallari, Në rrugën e hartimit.... f. 49.

  32. A.V. Desnickaja, O stilistiçeskoj funkeii turcizmov v albanskoj poezii, në «Voprosi teori i istorii jazyka», L. 1963.

  33. Kështu p.sh. është quajtur fjalë asnjanëse nur njësoj si çift, ose janë quajtur plotësisht të asimiluara fjalë si karshi, javash, qoshe, zaten etj. dhe qortohet A. Xhuvani për përpjekjet e zëvendësimit të tyre. Midis mik e mysafir është pare një ndryshim Stilistik, duke u harruar ndryshimi kuptimor, që e gjejmë qartë te «Fjalori i gjuhës shqipe». Kështu p.sh. bisedë (do të jetë lapsus trajta bisedim në artikull), fat, dashuri nuk janë të stilit të lartë përballë muhabet, baft, sevda, por janë fjalë stilistikisht neutrale, në krahasim me të cilat sinonimet turke kanë sot ngjyrim Stilistik. Po ashtu, fjalët asllan, kismet, selvi, sevda, baft etj. nuk kanë qenë fjalë të «gjuhës- poetike» për thjeshtligjërirnin, siç shprehet autorja. Ato ishin thjesht fjalë të zakonshme, të cilat i përdorte edhe folklori e poezia; nuk ka ekzistuar ndonjë opozicion i tillë, që luan t’i përgjigjej në poezi e folklor asllan, ose në fol- klor e poezi të përdorej kismet, baft, sevda, selvi kurse jashtë tyre fat, dashuri, qiparis.

  34. Po sjellim vetëm disa shembuj për ilustrim. «Prapa çdo vizite të Titos, edhe kur kjo është shoqëruar me çingitë e dajretë e haremeve, kanë qëndruar qëllime të caktuara». (Zëri i popullit, 30.1. 1968, f. 4) ; «Por më vonë, kur pa se mbasi mbolli erën, korri furtunën. ndërroi havazin». (Zëri i popullit, 17.V.1964. f. 2); «Sundonin në shumë parti si në çifligjet e tyre» (Zëri i popullit, 17.V.1964. f. 4); «Jeniçerët e tij në Kosovë janë lëshuar me tërbim» (Zëri i popullit, 5.IV.1967, f. 4); «Kapitalistët e rinj revizionistë nuk panë shumë haïr nga gjoja ndihmat» (Zëri i popullit, 24.III.1968, f. 3); «Ka edhe nga ata, më në fund, që janë raja të përjetshëm» (Zëri i popullit, 15.III.1968, f. 4); «Deshën s'deshën, ata u mbyllën në sallat e Kremlinit me jesirët çekosllovakë» (Zëri i popullit, 14.VI.1969, f. 4), etj. etj.

  35. A.V. Desnickaja, Sllavjanskije zaimstvovanija v allbanskom jazyke, «V Mezhdunarodnyj sjezd sllavistov». M. 1963. f. 2.

  36. P.sh. për vlerësim negativ në publicisti'kë: «Shikoni tani sadizmin e krajlëve «modernë»... E. Hoxha, Fjala në pritjen me rastin e 50-vjetorit të pavarësisë e 18-vjetorit të çlirimit në Vlorë, («Zëri i popullit», 30.XI.1962, f. 2); për humor në ligjërimin e thjeshtë «Po ju, krajla, si u martuat? Pa na kallzoni njiherë, se s’kemi si e kalojmë kohën. «F. Cakaj, Lugina e nuseve, T. 1969, f. 41; ose në shprehjen për të qeshur: krajl Shkodre. Khs. për përdorimin edhe fjalën king në ligjërimin e thjeshtë, p.sh «Hiqeshim si kingat më të mëdhenj të Tiranës»- I. Kadare, Dasma, 1968, f. 153; «Profesioni king: për televizorë». po atv, f. 155.

  37. A. Kostallari, Parimet themelore..., f. 78.

  38. Khs. p.sh. përdorimin në thjeshtligjërim me nuança të forta ekspresive të fjalëve huazime të reja si: galeria — për radhët e fundit në klasë, fias me spondë-e them tërthorazi, në disk — zbathur, s'ke ide, jam në forme, reparti graso, kinkaleri, — vogëlsira, antikë fare etj. Këtë fat ka sidomos terminologjia sportive dhe e lojra's* të ndryshme etj.

  39. A. Kostallari, Në rrugën e hartimit..., f. 48.

  40. A. Kostallari, Parimet themelore..., f. 108.

  41. A. Kostallari, Parimet themelore..., f. 109.

  42. A. Kostallari, Mbi tiparet lcryesore të shqipes së sotme letrare. «Shkencat shoqërore në shkollë», 1967, nr. 2; Sur le traits principaux de l’albanais littéraire contemporain, «Studia albanica», 1966, nr. 2.

  43. «Asht rritë Skënderi tashti, — thotë nanë Havaja. — Bani ushtrinë me nder, si burrat.« Nëndori, 1970, nr. 1, f. 122.

  44. «Nëndori»·, 1962, nr. 2, f. 128.

  45. «Zèri i rinisë», 11.VI.1969, f. 1.

  46. Ja disa shembuj të këtij thjeshtligjëi'imi të mirëfilltë, që gjejnë përhapje të shpejtc në kushtet e fermentimit; «E o lab, si dole? E thithe maksimumin? (Zëri i rinisë, 11.VI.1969, f. 1); Sa çudi që bëhen». (Zëri i rinisë, 20.V.1961, f. 2); vAtë ditë isha pushim>(Hostemi, 10.IV.1968, f. 3). Mjetet e thjeshtligjërimit janë përdorur në gjuhën e Rudit nga I. Kadareja te «Dasma»· për ta karakterizuar si personazh.

  47. Për një varg gjuhësh ky problem është trajtuar hollësisht nga V.V. Vino- gradov, Problemy literaturnyh jazykov i zakonomemostej ih obrazovanija i razvitija, M. 1967; për rusishten në veçanti theksohet amalgama në të e dy sistemeve gjuhësore nga V.D. Levin, Novyje knigi -po istorii russkovo i ukrainskovo literaturnyh jazykov, në «Voprosy jazykoznanija», 1959, nr. 3; A. Isaçenko, K voprosu o periodi- zacii istorii russkovo jazyka, në «Voprosy teorii i istorii jazyka», L. 1963.

  48. V. Pisani, In margine a due libri di storia della lingua italiana, «Paideia», XVIII (1) 1963, f. 17 vij. shkruan për këtë: «Gjuha e folur... kishte shkallë të ndryshme përsosmërie sipas kulturës individuale, sidomos sipas shkallës së njohjes së lattnishtes letrare, që në një farë mënyre ka përfaqësuar idealin gjuhësor deri në lindjen e letërsisë në gjuhën vulgare».

  49. Shih: Historia e letërsisë shqipe, vëll I, T. 1959, f. 258.

  50. Shih shën. 40.

  51. L. Gurakuqi e dëshmon qartë këtë bashkëveprim: «E njimen janë më shumë se tetë vjetë, qi unë po pëi’piqem me toskëiishte e qe nji kohë, kuur pata marr kaq shije e dashuni n'te, saa ishe gati tuej u kapë krejt mas saj... Tuej kuvendue (toskët) me mue e tuej paa se un ishe gegë, ata do t’munoheshin me i hanger fjalët e me e nrue shqyptimin e vet për me iu afritë folmes seme.» Vargënimi n'gjuhë shqype, 1906. f. 78. Për shkrimel mjafton të përmendim një përmbledhje si Liberi i përvjetshëm Shqipëtari, 1911, botuar prej zyrès së fletë -'SJiqipëtari» në Stamboll; ose letrat e A. Çajupit dhe të F. Shirokës në «Çajupi-Vepra», T. 1957, f. 336-341.

Downloads

Botuar

2023-09-29

Si të citoni

Lloshi , X. (2023). Mbi studimin e veçorive stilistike të shqipes. Studime Filologjike, 1(1), 31–50. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1.2920