Kontribut per bibliografine e folkloristikes shqiptare
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2955Abstrakti
Në kë të bibliografi janë përmbledhur materiale të folklorit gojor e muzikor, punime monografike, studime etj. të botuara nga autorë shqiptarë në vitet 1945-1968. Duke u nisur nga qëllimi për të pasqyruar rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe në folkloristikën shqiptare , në këtë bibliografi janë dhënë punimet, artiku jt etj. që interesojnë në një shkallë të gjërë folkloristikën tonë. Megjithatë, kjo nuk është një bibliografi e plotë, nuk permbledh çdo gjë që është shkruar për folklorin shqiptar në këtë periudhë. Kështu. nuk janë dhënë të gjitha informacionet kronikat etj. rreth veprimtarisë folklorike të zhvilluar në vendin tonë; është lënë jashtë ndon jë artikull me karakter të përgjithshëm etj. Nga materialet folklorike të botuara në raste përvjetorësh etj.. në pêrgjithësi. është pasur kujdes të mos jepen ribotimet. por janë zgjedhur kryesisht materialet e pabotuara a të shoqëruara me shënime. Nga veprimtaria letrare , artistike, muzikore e koreografike, nga veprimtaria e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe të valleve popullore, lëvizja amatore dhe festivalet përkatëse janë dhënë punimet, artiku jt etj., që trajtojnë edhe problème të folklorit, pra që interesojnë drejtpërdrejt ose tërthora zi edhe shkencën folkloristike. P.sh. nga festivali folkloristik kombëtar i Gjirokastrës mbajtur në tetor 1968 (rreth të cilit janë botuar lart nga 100 artikuj, njoftim e etj.) janë përfshirë vetëm artikujt e botuar në organet e shtypit qëndror mbi shfaqjet përfundimtare, si edhe ndonjë njoftim me interes për festivalet në rrethe.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2023-10-02
Si të citoni
Haxhihasani, Q. (2023). Kontribut per bibliografine e folkloristikes shqiptare. Studime Filologjike, 1(3), 193–225. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3.2955
Numri
Seksioni
Bibliografi
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.