Përbërësja e leksikut me burim nga gegërishtja në Shqipen e përbashkët letrare

Autorët

  • Anila Omari

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3020

Abstrakti

Artikulli ka për qëllim të tregojë se një pjesë e mirë e leksikut të shqipes standarde, e mbështetur mbi bazën e toskërishtes, e ka prejardhjen nga letërsia gege. Autorja është përpjekur, me mjetet gjuhësore që ka në dispozicion, të përcaktojë zanafillën gege të përhapjes së disa kategorive leksemash në shqipen e përbashkët dhe në gjuhën letrare. Gjithsesi, siç e kanë vënë re edhe studiues të fushës, rrugët e kalimit nga leksiku krahinor në atë të gjuhës letrare janë shumë të vështira për t’u ndjekur dhe në këtë përpjekje nuk pretendon të ketë thënë fjalën e fundit. Këto grupe leksikore përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të leksikut me burim nga gegërishtja në gjuhën e përbashkët letrare shqipe. Një studim gjithëpërfshirës i pjesës së leksikut gegë në gjuhën standarde do të ripohonte konceptin e koinesë të formuluar nga Kostallari, për sa i përket fushës së leksikut.

Fjalët kyçe:

leksiku i shqipes standarde, leksik me prejardhje nga gegërishtja, leksik krahinor, letërsi e vjetër shqipe, bashkëveprim dialektor, koineja letrare shqipe

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. A. Dodi, M. Samara, “Gjuha standarde shqipe”, në: Fjalori enciklopedik shqiptar, ASHSH, Tiranë, 2008, f. 859.

  2. Shih A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, ASHSH, Tiranë, 1973.

  3. A. Pipa, Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste, Princi, Tiranë 2010, f. 267.

  4. G. Berruto, Lessico: le strutture, in A. Laudanna - M. Voghera, Il linguaggio. Strutture linguistiche e processi cognitivi, Laterza, Bari, 2006, f. 130.

  5. Anna Godzich, Il lessico e il lessico mentale, in “Dalle steppe agli oceani”. Le lingue dell’Europa nei dizionari, Dotoli Giovanni, Rella Angelo (eds.), 2014, Szczecin-Paris, volumina.pl Daniel Krzanowski, Alain Baudry & Cie Éditeur, 2014, pp.263-292, f. 264 v.

  6. J. Thomai, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, ASA, IGJL, Tiranë 2022, f. 136.

  7. Kështu p.sh. L. Gurakuqi në vitin 1918 kërkonte të mos përmenden në mbledhje kombëtare fjalët toskë e gegë (dhe të krishterë e myslimanë), madje fjalë të tilla të jenë të ndaluara. Khs. B. Ukcamaj, Shqiptarët në qytetërimin perëndimor: toleranca fetare, Princi, Tiranë, 2009.

  8. Khs. A. Pipa, vep. cit., f. 81-83, 87-89, 109-111 etj.

  9. Khs. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, I, ASHSH, IGJL, Tiranë, 1982, f. 120v.

  10. S. Skendi, Studime kulturore ballkanike, Botimet IDK, Tiranë, 2013, f. 30.

  11. E. Çabej, “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes”, në: Studime gjuhësore, V, Prishtinë, 1975, f. 222.

  12. Khs. E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, në: Studime gjuhësore, V, Prishtinë 1975, f. 135.

  13. A. V. Desnickaja, “Çështja e Koinesë së Veriut në kuadrin e përgjithshëm të historisë së gjuhës shqipe”, Studime, nr. 1, ASHAK, 1994, f. 141-156.

  14. Po aty, f. 148.

  15. E. Çabej, “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes”, në: Studime gjuhësore, V, Prishtinë, 1975, f. 222. Shih edhe E. Çabej, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), botim kritik, Tiranë, 1968, Hyrje, f. 18.

  16. Xh. Lloshi, “W. Martin-Leake për shqiptarët dhe gjuhën shqipe”, studim hyrës në: W. Martin-Leake, Kërkime për shqiptarët dhe për gjuhën shqipe, Bota shqiptare, Tiranë 2006, f. 68 v.

  17. J. Thomai, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, ASA, IGJL, Tiranë 2022, f. 132.

  18. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, vep. cit., f. 126.

  19. A. Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e ‘Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe’”, në Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, II, 1972, f. 11-12; J. Thomai, Leksiku dialektor e krahinor, vep. cit., f. 209.

  20. J. Thomai, po aty.

  21. Khs. Xh. Lloshi, Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip, Tiranë, 2021, passim, veçanërisht f. 491 e vijim.

  22. Prof. Emil Lafe, në një artikull të tij kushtuar Naum Veqilharxhi komenton parimet rilindase të këtij atdhetari të shquar e largpamës në Ëvetarin e tij: “Gjuha shqipe është për Naumin një pasuri e madhe kulturore e përbashkët. Visaret e dialekteve të saj duhet të bashkohen për t’i shërbyer pasurimit e pastrimit të gjuhës. Fjala duhet vlerësuar sipas vlerës së saj për gjuhën e përbashkët të shkrimit, jo sipas dialektit a krahinës ku përdoret; shqiptarët e Jugut më mirë le të marrin e të mësojnë fjalët e gegërishtes (sado të panjohura për ta), sesa të përdorin fjalë të turqishtes a të greqishtes – po kështu edhe anasjelltas. Ai gjen rastin t’u këshillojë lexuesve të tij toskë që në vend të fjalëve të huaja pishmanepsem (turqisht) ose metanoi (greqisht) të përdorin fjalën pënohem (pendohem), të cilën e cilëson si fjalë gegërisht”, khs. E. Lafe, “Parime kulturore dhe gjuhësore të Naum Veqilharxhit”, Tryezë shkencore në 225-vjetorin e lindjes, Universiteti i Korçës & Akademia e Shkencave, 13 dhjetor 2022.

  23. Në: Dora D’Istria, Fylétia e Arbënore prej kanëkatë laoshima, enkëthyeme në shkjipe përej D. Camarda, Në Livurnë, te typografia e P. Vannini e të Biritë, 1867, Prékallëzimë, f. III-X, khs. A. Omari, “Dhimitër Kamarda dhe idetë e tij rilindase për gjuhën shqipe”, Gjurmime Albanologjike, Hulumtime për ndihmesat e disa albanologëve për kulturën shqiptare. Studime Shqiptare 29, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 2019, f. 65-72; Gëzim Gurga, “Idiolekti "letrar" i Kamardës në dritën e veprës "Fyletia e Arbnore prej kanëkatë laoshima"”, Hylli i dritës, nr. 1, 2011, f. 112 - 124.

  24. “Kanonizmë e Shoqërisë të shtypuri shkronja shqip”, Kostandinupojë, 1879, në: Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip 1879, ALSAR, Tiranë, 2019, f. 17-45. Khs. dhe N. Veselaj, Drejt standardizimit të gjuhës shqipe, Prishtinë, 2013, f. 42-43.

  25. Khs. Sh. Demiraj, Historia e gjuhës së shkruar shqipe, Universiteti i Prishtinës, 1970, f. 63-66, 68-69v.

  26. F. Konica, “Për themelin e nja gjuhës letrarishtes shqip”, Albania, nr. 1, 1897, ribotim 2016, Botimet Kult, f. 4-5: “Është dhe vërtet që, veç munt Elbasanishtes, as nja nënëgjuhë ka miaft qëruari për me u-lartuem në krye të tjerave. Andaj duhet të marim pakë nga të tëra nënëgjuhërat; dhe jo të marim si të bjerë, po mbas këtyre kanuneve…”; Po ai, “Gjuha shqip”, Albania, nr. 8, 1897, Botimet Kult, ribotim 2016, f. 126. Shih dhe N. Veselaj, vep. cit., f. 45.

  27. Shih R. Ismajli, Drejtshkrimet e shqipes, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2021.

  28. E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, Hylli i Dritës, vjeti XV (1939), nr. 3-7, f. 180.

  29. E. Çabej, “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes”, art. cit., f. 222v.

  30. Namik Ressuli, “Gegërishtja a po toskërishtja”, Shkëndija, I (1940), nr. 2, f. 9-18.

  31. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, I, ASHSH, IGJL, Tiranë, 1982, f. 126.

  32. Th. Leka, “E folmja e Kudhësit”, Studime filologjike, 3-4, 2021, në shtyp. Të folmet e skajeve jugore të shqipes shfaqin përkime të shumta me ato të veriut, khs. A. Omari, “Tipare konservuese në çamërishte – dëshmi uniteti të shqipes së vjetër”, Studime filologjike, nr. 3-4, 2013, f. 117-134.

  33. E. Çabej, “Karakteristikat e huazimeve latine të shqipes”, në Studime gjuhësore IV, Rilindja, Prishtinë, 1977, f. 267.

  34. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, II, Tiranë 1976, f. 142.

  35. Khs. R. Helbig, Die italienischen Elemente im Albanesischen, Leipzig, 1903, f. 20-97; E. Çabej, “Karakteristikat e huazimeve latine të shqipes”, art. cit., f. 267-269; K. Jorgaqi, Ndikimi i italishtes në letërsinë e vjetër shqipe, Toena, Tiranë, 2001, f. 22-26; G. Lafe, “Der italienische Einfluss auf das Albanische. Erster Teil: Allgemeine Erörterungen“, në: Ponto-Baltica 8-9, 1998/9, f. 47-172.

  36. E. Çabej, “Karakteristikat e huazimeve latine të shqipes”, art. cit., f. 268.

  37. E. Çabej, “Karakteristikat e huazimeve latine të shqipes”, art. cit., f. 269. Këtë çështje ai e ka trajtuar më parë në artikullin “Zur Charakteristik der lateinischen Lehnwörter im Albanischen” në Revue de linguistique VII, 1962, f. 177v.

  38. Shih G. Lafe, “Nuovi spunti per la definizione degli italianismi nell’albanese”, në: Matteo Mandalà dhe albanologjia sot, përg. F. Altimari, G. Gurga, Sh. Sinani, Fast print, Tiranë 2018, f. 259-272.

  39. E. Çabej, “Karakteristikat e huazimeve latine të shqipes”, art. cit., f. 269.

  40. E. Çabej, “Hyrje” në: ‘Meshari’ i Gjon Buzukut (1555), botim kritik, Tiranë 1968, f. 33; K. Jorgaqi, Ndikimi i italishtes në letërsinë e vjetër shqipe, vep. cit., f. 28, 221-222.

  41. Shih më gjerë për këtë rrugën e dytë K. Jorgaqi, “Italianizma të shqipes standarde si ballkanizma”, Studime filologjike, nr. 1-4, 1995, f. 70-71.

  42. G. Lafe, “Der italienische Einfluss auf das Albanische. Zweiter Teil: Wörterbuch der Italianismen im Albanischen“, në: Ponto-Baltica 10, 2000, f. 103.

  43. Për argumentet në favor të zanafillës gege të kësaj fjale, shih B. Demiraj, “Fe dhe të premt e fesë në Kanunin e Lekë Dukagjinit”, në: Studime 22, Prishtinë 2015, 79-111, f. 95v.

  44. N. Jokl, “Slaven und Albaner”, Slavia XIII (1934/35), f. 305; E. Çabej, “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, Studime gjuhësore III, Prishtinë, 1976, f. 61-62.

  45. Khs. J. Thomai, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, vep. cit., f. 43-44.

  46. E. Çabej, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, Studime Gjuhësore V, Prishtinë, 1975, f. 135.

Downloads

Botuar

2023-12-01

Si të citoni

Omari , A. (2023). Përbërësja e leksikut me burim nga gegërishtja në Shqipen e përbashkët letrare. Studime Filologjike, 1(3-4), 47–62. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3020

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 3 4 > >>