U nda nga jeta Prof. Ferdinad Leka (1930–2022)

Autorët

  • Emil Lafe

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3033

Abstrakti

Më 25 korrik 2022 u nda nga jeta gjuhëtari dhe përkthyesi i mirënjohur prof. Ferdinand Leka. Kishte lindur në Shkodër më 18 prill 1930 në një familje arsimdashëse dhe të emancipuar. Në qytetin e lindjes kreu gjimnazin e shtetit. Pasi shërbeu disa vjet si nëpunës, ndoqi studimet në degën e gjuhës e të letërsisë ruse në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1960 me rezultate të larta. Po atë vit filloi punën në sektorin e terminologjisë të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë. Përpunimi e rregullimi i terminologjisë ka qenë gjithnjë një veprimtari shumë e vështirë, por në rastin e shqipes ajo gërshetohej me detyrën e mënjanimit të termave të huaj, duke i zëvendësuar me fjalë të gjuhës shqipe ose duke krijuar fjalë të reja nga brumi i shqipes. Fatmirësisht kjo punë e ndërlikuar ra në duar të mjeshtërve më të mirë të gjuhës shqipe: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Mahir Domi, Selman Riza, Pashko Geci, Androkli Kostallari, Lirak Dodbiba dhe në rrethin e tyre hyri edhe Ferdinand Leka. Ai diti të përfitojë prej tyre gjithçka që duhej të përfitonte, dhe i dha asaj veprimtarie gjithçka që duhej t'i jepte. F. Leka i ka bërë ballë me kompetencë punës së gjerë të sektorit dhe me dijet e me përvojën e tij ka ndihmuar që të ecin përpara e t'i bëhen bashkëpunëtorë të afërt edhe kolegët më të rinj që hynë pas tij në atë veprimtari.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-12-01

Si të citoni

Lafe, E. (2023). U nda nga jeta Prof. Ferdinad Leka (1930–2022). Studime Filologjike, 1(3-4), 167–170. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3033

Numri

Seksioni

Nekrologji