“Doktor Gjëlpëra” dhe gazeta “Dielli”, lexime të kryqëzuara
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3036Abstrakti
Në një mënyrë të pazakontë për letrat shqipe, proza e Konicës Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, kujton që në titull një ngjarje reale historike, vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, më 6 prill 1924. Në literaturën studimore ka pasur mjaft diskutime në rrjedhë të kohës përsa i takon zhanrit të veprës, ndërsa thuajse në të gjitha rastet studimet konvergojnë në cilësimin e saj si vepër e pa përfunduar. Por çështja nëse vepra është ose jo e përfunduar mbetet të jetë pjesë e diskutimit, kjo për një varg arsyesh, ndër më kryesoret është nevoja e mbështetjes në leximin paralel të saj dhe të artikujve joletrarë të gazetës “Dielli”. E parë në një vështrim izolacionist, jashtë konteksteve, Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, fokusohet në personazhin misionar në shkallë të dyfishtë, si individ dhe si mjek. Mjekësia në vetvete është mision për individin që i përkushtohet, në të njëjtën kohë rrafshi i drejtpërdrejtë me atë figurativ e ka mundësinë të ndërthuret mjaft natyrshëm përmes figurës së mjekut. Në aspektin e personazhit misionar, kjo vepër paraprin personazhet e letërsisë së fundit të 1920-ës dhe viteve ’30, që do të kenë qëllime madhore, mjaft të rëndësishme për të ndikuar në emancipimin e popullit, në përballjen me mentalitetin primitiv e frymën arkaike. Lidhjen mes ngjarjes së Mamurrasit dhe figurës së “doktor Gjëlpërës”, apo mes Konicës publicist dhe atij shkrimtar e gjejmë në shtyllat e gazetës “Dielli”. Nga muaji prill deri në dhjetor 1924 Konica do të shkruajë në mënyrë të përsëritur për këtë ngjarje, duke akuzuar, duke shprehur protestën e tij. Po ashtu, angazhimi i dyfishtë i Konicës për të ndikuar sa më shumë të jetë e mundur përmes gjuhës së publicistikës dhe të tekstit letrar, bën që realja dhe simbolikja t’i kenë kufijtë vështirë të përcaktueshëm, në mënyrë të veçantë gjatë prill-majit të 1924-ës. Kjo sepse paralelisht me kuptimin e drejtpërdrejtë që ka platforma e Gjëlpërës mbi edukimin shëndetësor, shëndeti në kuptim simbolik nënkupton mentalitetin progresiv, pozitiv perëndimor dhe sëmundja prapambetjen. Diagnoza shihet si domosdoshmëri për shërim e po ashtu theksi i vihet parandalimit, jo shërimit, shkakut jo pasojës. Si strukturë ndërtimi e veprës dallohet qartë bashkimi, ndërthurja e një tregimi për individin misionar, për mjekësinë e vërtetë, jo abuzive e sharlatane dhe i një tjetri që lidhet me jetën shqiptare të kohës, mënyrën se si organizohet jeta dhe mentaliteti njerëzve. Leximet e kryqëzuara mes prozës letrare dhe publicistikës ngrenë pashmangshëm hipotezat e mëposhtme: ose vepra është shkruar në një periudhë më të hershme se prilli i 1924-ës, dhe titulli është vendosur pikërisht në prillin e 1924-ës, ose në periudhën e prillit është shkruar jo e gjithë proza, por pjesë të saj që i ndihmojnë unifikimit të veprës me titullin, në mënyrë të veçantë pjesa e Kamorrës.Fjalët kyçe:
Konica, gazeta “Dielli”, viti 1924, histori, publicistikë, Letërsi shqipe mes dy Luftërave BotëroreShkarkimet
Metrics
References
-
K. Jorgo, “Dr. Gjëlpëra” romani i (Pa) përfunduar i Konicës”, Gazeta Shqip, 12 gusht 2007.
-
“Tekstet koniciane, edhe ato “të papërfunduarat”, apo ato vërtet të tilla, janë paradoksalisht elementë të një makroteksti të përfunduar. E kemi fjalën në radhë të parë te koherenca në kohë e botëvështrimit të përgjithshëm të Konicës. [..] Konica demonstron moskoherencë magjistrale, veçse, dhe kjo është thelbësore, në çështje të dorës së dytë e të tretë. Në çështjet e dorës së parë, dhe kjo vlen për ne të përfillet, koherenca e tij mund t‘i ketë të rralla shoqet në historinë moderne të Shqipërisë. Cilët janë ata personalitete shqiptare që mund të “mburren” se kanë ngulmuar në mënyrë të përsëritur e të palëkundur, për kaq e kaq vjet a dekada të rrënjosin në botën shqiptare një të njëjtë ide?”. K. Jorgo, art. cit.
-
F. Konica, Vepra 2, Botimet Dudaj, 2001, f. 99.
-
“Nuk është mbushur plot një javë që kur se në gazetat e Amerikës ish botuar një lajmë i cili thosh se një grup Amerikanësh anonimë i dërguan Ligës së Kombeve 10.000 dollarë për Shqipëtarët që vuajnë nga uria: njëditëzaj të Dielë gjashtë Shqipëtarë me dyfek në krahë u duall mb’ udhë dy Amerikanëve që shëtitnin në Shqipëri dhe i shtien përdhe të vrarë. Cilët qenë këta njerës dhe ç’gjë i shtyti të bëjnë një gjë të këtillë, gjer në këtë minutë nukë dihet. Po pështypja e parë e botës së huaj dhe të paanëshme do të jetë pothua kësisoj: Kjo është mënyra e çfaqies së falenderjeve për filanthropin amerikane nga an’e popullit shqipëtar. Ngjarja ka bërë një përshtypje thellërisht të hidhur an’e mb’anë Amerikës. Guverna shqipëtare nxitoj me vrap të shtojë në shesh theorinë që vrasja është bërë me qëllim politik për të turpëruar Shtetin Shqiptar përpara syve të botës. duke komentuar në një artikull editorial, gazeta e madhe World e New York-ut shkruan se këtë theori shtroj përpara edhe Greqia kur u vranë anëtarët e komisionit italian të kufireve greko-shqipëtare në tokë greke. Gazeta shton në mënyrë fisnike dhe thotë se “sido që të ketë qenë mënyra e vrasjes – dhe njerëzit që do ta kenë bërë vrasjen ngjan më shumë që të kenë qenë njerës të shkarpave se sa agentë politikë - guverna shqipëtare natyrisht do të bëjë ç’të mundë që të arestojë dhe të punitë vrasësit”. Gazeta Post e Bostonit shkruan këtë koment: “Për vrasjen e të dy qytetarëve amerikanë është nevojë të bëhen çape të shpejtme dhe drastike. ‘Vrasësit të gjall’ose të vdekur’ ëfjal’e thënë prej Theodore Roosevelt-it në një tjatër rast si ky] duhet të mjaftojë për kabllogramin e parë…. Po sikur edhe të jetë vërtet që vrasja të jetë bërë për qëllime politike, kjo nukë domethënë që guverna çngarkohet nga bara që ka. E par’e punës, se detyra e governës është të sigurojë qetësinë dhe jetën e njerësve në vent, një gjë që ka qenë mburrja e guvernave shqipëtare gjer tani…Me të tilla deklarata, guverna shqipëtare nukë munt të shpëtojë nga përgjigjësia që ka. Përkundër, përgjigjësia e governës është m’e madhe në qoftë se vrasja është politike, nga që ajo provon natyrën korrupte të njerësve të guvernës të cilët çnderojnë vendin përpara gjithë botës së qytetëruar. Edhe s’është hequr nga mëndja e botës që vrasësit e Gen.Tellinit me shokë, të cilët shpëtuan pa zënë, ishin Shqipëtarë. Të paktën gjë që mund të bëjë guverna e sotme është t’i zërë me një herë të gjithë vrasësit edhe t’i japë “satisfaction” të plottë governës amerikane”. F. Konica, “Opinioni amerikan përmi vrasjet në Shqipëri”, Dielli, 10 prill 1924, f. 4.
-
Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit. Me titullin e mësipërm Faik Konitza, tre muaj më parë (fundi i prillit 1924 – shën.im L.S) shkruajti një prrallë, të cilën pastaj nuk e pa të nevojshme t’a botojë. Disa Vatranë që e panë, i këshilluan përsëri e përsëri t’a japë në shtyp. Z. Konitza vendosi t’u bëjë qejfin atyre Vatranëve dhe do të nisë ta botojë prallën në numër t’afërm të “Diellit”. “Dielli”, 29 korrik 1924.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.