Romani “Sofia kominiate” i Santorit dhe “të fejuarit” e Manzonit: ngjashmëri dhe dallime
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3037Abstrakti
Santorin mund ta konsiderojmë të parin romancier shqiptar falë veprës së tij të pabotuar arbërisht (romanin “Sofia Kominiate”), të cilësuar pozitivisht dhe nga De Rada në revistën e tij “Fjamuri i Arbërit”. Cilësimi i De Radës tërheq vëmendjen ndaj veçantisë së këtij përpilimi të Santorit, i cili grish të shtrohen krahasime apo reflektime përqasëse me një autor të njohur të letërsisë italiane, pikërisht, Alessandro Manzonin (1785-1873). Do të parashtrojmë në këtë trajtesë tonën ndikimin që mendojmë se Santori kishte nga ky autor, duke vënë në dukje tipare ngjashmërie në personazhe të të dy veprave. Ne i mbahemi mendimit, siç e kemi shprehur edhe në studime të mëparshme, që duke shkruar romane, Santori nuk u nis thjesht nga ndjenja e një detyre patriotike për t’i falur kombit të vet një lloj të ri si mendojnë disa studiues, po nga një frymëzim i brendshëm që e shtynte të plotësonte gjinitë e tjera që lëvroi, poezinë dhe dramaturgjinë me një lloj të veçantë të prozës, siç ishte lloji proteiform dhe i paparashikueshëm i romanit.Fjalët kyçe:
roman, romancier i parë, letërsi italiane, autor arbëresh, Sofia Kominiate, të fejuarit, qasje krahasueseShkarkimet
Metrics
References
-
G. De Rada, “Biblioteca Albanese” te Fjamuri Arbërit, f. 204.
-
A. Gramsci, Letteratura e vita nazionale, Einaudi 1950, f. 72.
-
A. Moravia, “Introduzione” në: I promessi sposi, Einaudi, 1960.
-
A. Gramsci, vep. cit.
-
Mario Praz, La carne, la morte, il diavolo nella letteratura romantica, Firenze, Sansoni, 1977.
-
Meqenëse kam për të treguar shumë gjëra të tjera s’do të humbas kohën duke përshkruar gjellët që sollën në tryezë se nga përgatitjet gjithkush e merr me mend. (Përshtatja ime - K.K.)
-
Unë dua t’u kënaq dëshirën të gjithëve dhe që t’ua bëj qejfin po shkruaj këtu fjalë për fjalë përmbajtjen e letrës. (Përshtatja ime - K.K.)
-
Klara Kodra, Romani “Sofia Kominiate” i F. Santorit, “Paralele e kryqëzime”, Tiranë, 2018, f. 242.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.