Fishta dhe himnet e shenjta të Manzoni-t

Autorët

  • Alva Dani

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3038

Abstrakti

Përkthimet e Gjergj Fishtës janë një kontribut me mjaft vlerë për kohën kur u sollën dhe një argument me shumë interes që sot meriton të zgjerohet dhe të analizohet, ashtu siç bëhet me tërësinë e veprës së këtij autori mjaft të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Përkthimi është një veprimtari tunduese për çdo shkrimtar e filolog, një veprimtari për të cilën kanë nevojë të gjitha kohërat dhe të gjitha kombet. Shqipëria e pas 1900-ës, kishte nevojë të ethshme për përkthime, për letërsi dhe për shkrimtarë të mirë, megjithëse nuk kishte asnjë shkollë të mirëfilltë përkthimi. Por duhet thënë se kishte disa përkthyes me ndërgjegje të lartë intelektuale që i dhanë vlerë dhe profesionalizëm përkthimit duke u bërë pikënisja dhe pika referimi e përkthimeve në gjuhën shqipe. Puna e një përkthyesi, do të shprehej në një intervistë përkthyesi i njohur Shpëtim Çuçka1, duhet vlerësuar jo aq me kutin e kohës, kur ai ka punuar, por me qëndrueshmërinë e parimeve përkthimore që ai ka ndjekur dhe të vlerave që ka arritur.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. http://www.toena.com.al/toena/revista_Universi_Shqiptar_i_Librit/intervista/Me_perkthyesin_Shpetim_Cucka.html

  2. Gjergj Fishta, “Parathâne”, në Ernest Koliqi, Poetët e mëdhej t’Italis, Shtypshkronja “Nikaj”, Tiranë, 1932, f. X-XI.

  3. Blerina Suta, “Manzoni dhe poetika e Fishtës”, Exlibris, nr. 153, Viti i IV i botimit, 23 tetor 2021.

  4. A.Benedikt Dema O.F.M, Veprimi letrar i A.Gjergj Fishtës O.F.M, Shtypshkroja “A.Gjergj Fishta”, Shkodër, 1943.

  5. Gjin Duka, “Proza fishtjane”, në Shêjzat, viti V, Nr.11-12, A. Urbinati, Roma, f. 454.

  6. Gjergj Fishta, “Parathâne”, Ernest Koliqi, Poetët e mëdhej t’Italis, Nikaj, Tiranë, 1932, f. XIII.

  7. Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta lirik, shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar, në Gjergj Fishta, nën kujdesin e revistës “Shkëndija”, Shtëpija Botonjëse Luarasi, Tiranë, 1941, f. 22.

  8. A. Hafizi, “Përkthimi në gegërisht i romanit të Manzonit”, në Identitete gjuhësore dhe kulturore, Studime shqiptare 15, Shkodër, 2010, f. 49-48.

Downloads

Botuar

2023-12-03

Si të citoni

Dani, A. (2023). Fishta dhe himnet e shenjta të Manzoni-t. Studime Filologjike, 1(3-4), 75–84. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3038