Shqipja letrare si koine mbidialektore

Autorët

  • Emil Lafe

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3039

Abstrakti

Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde. Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rrethanat jashtëgjuhësore (historike, fetare, arsimore-kulturore) dhe rrethanat gjuhësore që kanë përcaktuar ecurinë e zhvillimit të shqipes letrare. Lidhur me mbështetjen e shqipes standarde mbi variantin letrar të toskërishtes autori vlerëson dy arsye kryesore: nga njëra anë, një afri më e madhe e brendshme e të folmeve të saj (sidomos të toskërishtes së mirëfilltë), dhe nga ana tjetër, një epërsi e theksuar e trevave jugore nga pikëpamja e gjendjes kulturore-arsimore, që pati si pasojë edhe epërsinë e atyre trevave në jetën politike e intelektuale. Shqipja e sotme standarde përfaqëson një zhvillim organik të koinesë letrare toske, e cila përthithi elemente të rëndësishme heterodialektore, veçanërisht në vitet ’50–’60, duke u shndërruar nga një koine brenda dialektit të jugut, në një koine me elemente edhe prej dialektit të veriut.

Fjalët kyçe:

shqipe e shkruar, shqipe standarde, koine letrare, koine e gegërishtes, koine e toskërishtes, Kongresi i Drejtshkrimit

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. A. Kostallari, “Sur les traits principaux de l’albanais littéraire contemporain”. - Studia albanica 3/1966, 2, 3–30.

  2. Shih te Diturija (Selanik), Mot’ i parë, 1 prill 1909, Nr. 4, f. 50. Të vihet re fjala kullim, e përdorur pak a shumë me kuptimin e termit koine.

  3. Pikëpamjet e saj i kam trajtuar tek artikulli “Rreth premisave të formimit të shqipes letrare në vështrimin e albanologes A. V. Desnickaja”. - Perla 19/2014, 1, 5-14.

  4. Lidhur me këtë mjafton të kujtojmë se deri më 1954 nuk ka pasur një fjalor shpjegues shqip, që të shërbente edhe si udhëzues drejtshkrimor.

  5. Deri në shpërbërjen e Mbretërisë Jugosllave (prill 1941) shqiptarëve që jetonin në trevat e aneksuara prej saj pas Luftës I Botërore, nuk u lejohej të kishin shkolla dhe botime në gjuhën e vet.

  6. Por nuk duhet lënë mënjanë ndalimi i botimit i organeve kulturore e fetare katolike të Shkodrës “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Zani i Shna Ndout” me mjaft ndikim në shtresën intelektuale katolike, por edhe më gjerë.

  7. Ja një pjesë nga fjala e tij në emër të qeverisë në themelimin e Institutit të Studimeve: “Instituti i Studimeve duhet t’arrijë në disa konkluzione, që janë të nevojshme për zhvillimin e gjuhës dhe të letërsisë sonë. Është çështja për formimin e një gjuhe letrare të përbashkët. Në lidhje me këtë Instituti do të punojë Fjalorin, ortografinë e gjuhës, duke marrë si bazë fonetikën e saj, dhe gramatikën e gjuhës shqipe.

  8. Gjuha është një fenomen shoqëror. Ajo u shtrohet ligjeve shoqërore. Zhvillimi i saj lidhet me procesin historik të shoqërisë. Bashkimi moral e politik i popullit shqiptar kërkon krijimin e një gjuhe të përbashkët kombëtare. Zhvillimi i gjuhës jo në një drejtim të caktuar, po në drejtime të ndryshme bëhet pengesë e madhe në bashkimin e popullit. Dhe çdo gjë që pengon këtë bashkim, duhet të eliminohet.

  9. Nuk mund të mohohet se regjimet reakcionare të djeshme nuk kishin ngritur midis krahinave të ndryshme barrikada linguistike. Një gjuhë, që lihet e lirë t’u shtrohet interesave të ndryshme, një ditë është e destinuar të bjerë në dekadencë. Zhvillimi i gjuhës duhet të ndjeki zhvillimin e procesit politik dhe shoqëror të popullit. Duhet të jemi të qartë. Gjuha letrare, gjuhë e përbashkët kombëtare duhet të jetë ajo e masave të popullit, që përfaqësojnë pjesën më progresive të vendit tonë. Rruga që çeli populli me luftën e tij, duhet të jetë rruga që duhet të ndjeki edhe gjuha në zhvillimin e saj. Zhvillimi i gjuhës në një drejtim tjetër ose në një drejtim të kundërt nuk është i mundshëm. Ky është kriteri i shëndoshë që duhet të kemi gjithnjë përpara në punën tonë. Pse një shkrimtar ka shkrojtur në këtë ose atë gjuhë, pse një vepër ose një seri veprash janë shkrojtur në këtë dialekt ose në një dialekt tjetër, nuk janë shkaqe determinante për të imponuar këtë ose atë dialekt. Vetëm në të kaluarën lejohej zhvillimi i një lufte rreth këtyre kritereve. Sot çështja duhet të preket dhe të zgjidhet ndryshe. E kaluara këtu, më shumë se kudo gjetkë, ka lënë gjurmë të thella. Forca e zakonit këtu do të jetë më e fortë." ("Buletin i Institutit të Studimeve", viti I, 1947, nr. 1, f. 18–19). [Manol Konomi (1910–2002) nga pakica greke e Poliçanit të Pogonit, jurist i diplomuar në Universitetin e Tuluzës, ministri i parë i Drejtësisë i qeverisë komuniste (1944–1951), kryetar i Institutit të Shkencave (1947–1951). Kam pasur rastin të bisedoj me të pas kthesës politike dhe më ka pohuar se fjalën e mbajtur në inaugurimin e Institutit të Studimeve e kishte shkruar me dorën e vet, por ia kishin kërkuar për ta parë në aparatin e Komitetit Qendror; ia kishin kthyer pa ndonjë vërejtje a kërkesë për të shtuar diçka].

  10. Shih më gjerë: Emil Lafe. “Prof. Kostaq Cipo themelues i gjuhësisë normative shqiptare”. - Perla 18/2013, nr. 2, f. 17–25; Kostaq Cipo personalitet i gjuhësisë shqiptare. Përmbledhje e materialeve të Konferencës shkencore ndërkombëtare “Kostaq Cipo personalitet i gjuhësisë shqiptare”, mbajtur në Elbasan, më 22 qershor 2012. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan & Qendra e Studimeve Albanologjike Tiranë. “Pegi”, Elbasan, 2015, f. 15–21.

  11. “Ortografia e gjuhës shqipe”. Komisioni: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Androkli Kostallari dhe Mahir Domi. – Buletin për shkencat Shoqërore 10/1956, nr. 4, fq. 38–65.

  12. Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (Projekt). Komisioni hartues: Androkli Kostallari, Eqrem Çabej, Mahir Domi, Emil Lafe (asistent). Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1967, 214 f.

  13. Androkli Kostallari. “Mbi tiparet kryesore të shqipes së sotme letrare”. - Shkencat shoqërore në shkollë, 1967, nr. 2, f. 71–70.

  14. Kam parasysh këtu pohimin e albanologut austriak Hermann Ölberg: “Si jo-shqiptar nuk kam të drejtë të fus hundët në këtë çështje delikate, por, duke e ndjekur me vëmendje zhvillimin e gjuhës së njësuar gjatë tri dekadave, kam krijuar përshtypjen se gjuha e njësuar është akceptuar si normë.” (kursivi imi – E.L.) – në artikullin e shkruar shqip prej tij “Disa mendime rreth “gjuhës së njësuar”, në: Qvo vadis, Shqipëri? Antologji e përgatitur nga Ardian Klosi. Botime Albania. München 1993, 22–25.

  15. E vetmja qendër vilajeti nga koha e Perandorisë Osmane, që mbeti brenda kufijve të Shqipërisë.

  16. I Padri gesuiti che vennero allora a Scutari erano quasi tutti italiani, perciò cominciarono a scrivere nella lingua del popolo, voltando le spalle al purismo e all’arcaicità della lingua e questo anche perché essa era l’unica che apprendevano e potevano perfezionare e completare attraverso i quotidiani contatti con la popolazione (Namik Ressuli, Grammatica albanese. Patron editore. Bologna 1985, Introduzione, f. XXX).

  17. Sot popullsia shqiptare në Republikën e Kosovës dhe në territoret e tjera në ish Jugosllavinë Federative arrin në mbi tre milionë banorë.

  18. Aleksandër Xhuvani, “Për themelim të një gjuhe letrëtare”. Vepra I. Akademia e Shkencave e RPSH. Tiranë, 1980, f. 6 e 5. Për hir të së vërtetës duhet thënë se A. Xhuvani (1880–1961) në gjithë veprimtarinë e vet i ndenji besnik (por me luhatje të shumta drejtshkrimore e morfologjike), idiomës së tij amtare elbasanase, duke shpresuar se pas vendimit të Komisisë së Shkodrës ajo mund të ngrihej në shkallën e një gjuhe të përbashkët, ndryshe nga nipi i tij Kostaq Cipo (12 vjet më i ri), që iu drejtua toskërishtes dhe hartoi gramatikën normative të saj (1949).

  19. Emërtimi i plotë është “Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip” – u themelua në Stamboll më 1879 dhe veproi deri më 1891.

  20. Vetëm për pak folje pjesorja ka të njëjtën prapashtesë në të dy dialektet: lënë, thënë, zënë etj.

  21. Në FGjSSh 1980 gjenden 31 fjalë me këtë prapashtesë: akullnajë, arnajë, blinajë, bornajë, brinajë, drithnajë, ferrnajë, floknajë, frashnajë, fushnajë, gardhnajë, groshnajë, grunajë, gurnajë, gjethnajë, kërpnajë, krenajë, ledhnajë, lisnajë, lugnajë, lulnajë, lumnajë, mjegullnajë, oriznajë, pishnajë, pyllnajë, shkurrnajë, shulnajë, tymnajë, ujnajë, vathnajë (vetëm fjalët e nënvizuara janë edhe në FGjSh 1954); ndërsa në FGjSh 2006 janë shtuar edhe 12 të tjera: elbnajë, ethnajë, gjithnajë, kodërlisnajë, plepnajë, rrafshnajë, rrethnajë, rrugënajë, sheshnajë, shkoznajë, thashethemnajë, vjedhnajë.

Downloads

Botuar

2023-12-03

Si të citoni

Lafe, E. (2023). Shqipja letrare si koine mbidialektore. Studime Filologjike, 1(3-4), 85–104. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3039