“Propozime për drejtshkrimin” – pikënisje për përmirësimin e drejtshkrimit të shqipes

Autorët

  • Rami Memushaj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3040

Abstrakti

Norma gjuhësore, si shumatore e ndryshimeve gjuhësore që ndodhin në praktikën ligjërimore të folësve dhe e vëmendjes së planifikuesve gjuhësorë ndaj saj, nënkupton ndërhyrjen për përmirësimin e zgjidhjeve të veçanta të saj që paraqiten të vështira për t’u zbatuar në të shkruar e në të folur. Nga këto norma, drejtshkrimi, që pasqyron arritjet në fushën e fonetikës dhe të gramatikës normative, e bën të nevojshme rivlerësimin e rregullave. Por çështja është se si duhen bërë këto ndryshime: duke ia lënë këtë punë një grupi të ngushtë apo duke tërhequr mendimet e trupës së gjuhëtarëve shqiptarë. Në këtë kumtesë mbrohet pikëpamja që miratimi i ndryshimeve nuk i duhet lënë një grupi të ngushtë dhe që ndryshimet e propozuara duhen bërë jo me votim, po me bashkëpëlqim. Këto propozime të bëra gjatë këtyre 50 vjetëve, që janë përmbledhur në veprën në dy vëllime “Propozime për drejtshkrimin” (2022), duhet t’u paraqiten gjuhëtarëve në formën e një ankete. Përgjigjet e anketimit, pasi të filtrohen nga një komision duke pranuar propozimet për të cilat pajtohen 90-100% e të anketuarve, t’i paraqiten për miratim një konference të gjerë (ose kongresi), me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve (doktorë, profesorë të asociuar dhe profesorë), të lëvruesve e të botuesve të të gjitha trevave shqipfolëse.

Fjalët kyçe:

alternativë, drejtshkrim, këshill, konferencë, normë, parim fonetik, përmirësim, platformë, propozim, rregull, shqipe

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. K. Topalli, “Materiali që do të paraqitet për diskutim në grupin e drejtshkrimit”, në Propozime për drejtshkrimin, vëll. I, Shkup, 2022, f. 115-160.

  2. R. Memushaj, “Të mbrosh gjuhën, nuk është e turpshme”, në Për shqipen standarde III, Kristalina, Tiranë, 2017, f. 274.

  3. R. Memushaj. “Sa është e mbështetur gjuhësisht reforma ndërakademike e drejtshkrimit?”, në Për shqipen standarde III, Kristalina, Tiranë, 2017, f. 66.

  4. “Orientime të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për çështjen e shqipes standarde”, Gazeta shqiptare, 11.07.2004.

  5. Shih: B. Bokshi. “Çështje të drejtshkrimit”, në Propozime për drejtshkrimin, vëll. I, ITSHKSH, Shkup, 2022, f. 37-41; K. Topalli. “Drejtshkrimi i shqipes si sistem”, në Propozime për drejtshkrimin, vëll. I, ITSHKSH, Shkup, 2022, f. 66-114; po ai, “Materiali që do të përgatitet për diskutim në grupin e drejtshkrimit”, në Propozime për drejtshkrimin, vëll. I, ITSHKSH, Shkup, 2022, f. 115-160.

  6. Themi “u lexuan” dhe jo “u redaktuan” (megjithëse në frontespicin e të dy vëllimeve emri i Xh. Lloshit del si redaktor), pasi të gjithë artikujt e përfshirë në dy vëllimet ishin botuar në shtypin shkencor, kështu që redaktimi i tyre jo vetëm që do të ishte i pakuptim, por edhe do të përbënte shkelje ligjore.

  7. Një botim paralel i këtyre dy vëllimeve është bërë nga fondacioni “Alsar”, po duke e fshirë emrin e përgatitësit dhe duke vënë emrin e drejtuesit të këtij fondacioni si përgatitës i dy vëllimeve, ndërkohë që materialet iu dorëzuan të faqosura në PDF. Ndonëse qe menduar si një botim jo për qëllime fitimi, që do t’u shpërndahej të gjithë gjuhëtarëve, ai po shitet në librari me një çmim të kripur!

  8. Kurse zgjidhja që përmirësimet t’i bëjë një njeri i vetëm, do të ishte një aventurë e cila do ta rrezikonte drejtshkrimin, sepse projekti i ri do të stigmatizohej si “drejtshkrimi i X-it” dhe do të kishte më shumë arsye të mos pranohej.

  9. R. Qosja. “Fjala e hapjes në simpoziumin e Prishtinës (1980)”, në Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe, Prishtinë, 1983, f. 8.

Downloads

Botuar

2023-12-03

Si të citoni

Memushaj, R. (2023). “Propozime për drejtshkrimin” – pikënisje për përmirësimin e drejtshkrimit të shqipes. Studime Filologjike, 1(3-4), 105–112. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3040