Të folmet krahinore për pasurimin e leksikut të gjuhës standarde

Autorët

  • Hajri Shehu

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3041

Abstrakti

Në metagjuhën tonë kemi termat gjuhë standarde, gjuhë popullore, e folme krahinore, gjuhë bisedore, gjuhë librore etj. Janë koncepte që na thonë se i njohim variacionet dhe simbiozën brenda gjuhës kombëtare. Brenda këtyre variacioneve e kësaj simbioze, për arsye historiko-gjuhësore, të folmet popullore krahinore kanë shërbyer e shërbejnë si burim i pazëvendësueshëm për pasurimin e mëtejshëm të shqipes standarde me fjalë, kuptime fjalësh, frazeologji etj.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Shih A. Kostallari, Studime për fjalëformimin dhe leksikun, vëll. III, Tiranë, 2017, f. 303-307. Shih edhe te botimi ynë, “Studime për leksikun dhe leksikografinë e sotme shqipe”, Tiranë, 2015.

  2. “Duke qenë se kufiri territorial i fjalëve dhe i sendeve shumë herë përputhet, po shquajmë disa nga ato fjalë krahinore që shënojnë realie të krahinave veriore, si: gjamë, log, lahutë, xhubletë, bjeshkë, sharki, … shtojzovalle, i ngujuem, … bjeshkatare, gjamoj, gjaks … etj.” O. Baja, Gjuha në epikën e Fishtës në nivel stilistik, Shkodër, 2016, f. 71.

  3. Profesor Androkli Kostallari i konsideron pastrimin e pasurimin e gjuhës letrare dhe gjuhën popullore si dy nga vijat themelore të politikës gjuhësore të shtetit tonë. Shih, A. Kostallari, Studime në fushën e gjuhës letrare kombëtare, vëll. II, Tiranë: 2016, f. 243-275 dhe f. 279-353.

  4. Shih Gj. Shkurtaj, Fjalor leksiko-semantik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe, Akademia e Shkencave, Tiranë, 2021.

  5. H. Shehu, Fjalor me fjalë e shprehje popullore nga Ujemuja (qarku i Dibrës), Tiranë, 2016.

  6. A. Kostallari, po aty, f. 303-307.

  7. Shih, p.sh., fjalë që shqiptohen keq: skrufëll (për squfur); pavrikë (për fabrikë); u sull e u pshtull, por s’din kah man; etj.

  8. Me këto nuk merren veprat kodifikuese të shqipes.

  9. a) Kuptimi themelor i pavarur i fjalës; b) lidhja e fjalës me fjalën sipas formës së saj dhe përkatësia në një klasë të caktuar leksiko-gramatikore brenda çerdhes fjalëformuese; c) bashkëmarrëdhënia e fjalës me fjalë të tjera për nga kuptimi sipas afërsisë kuptimore (= sinonimia), ose sipas kundërvënies së kuptimit (antonimia) ose sipas përkatësisë tematike të fjalëve në një kategori të përgjithshme semantike (profesionalizma / etnografizma etj.) etj.; ç) bashkëlidhja e fjalës me fjalë në ligjërim (= thënie); d) bashkëlidhja stilistike e fjalës me një grup të caktuar (p.sh., rrangëlloj te rrangëllojnë kupat ka konotacion pak si mospëlqyes, krahasuar me tok); dh) aftësia e fjalës për të zhvilluar kuptime të tjera (shumëkuptimësia).

  10. Kur fjala krahinore aktualizohet, kodifikohet. E paaktualizuar (domethënë, kur del dysor, arkaizëm etj.), zakonisht nuk kodifikohet. Krahaso: hirëse kaci zjarri; hiruçkë “kaci zjarri” del dysor; tek a s’i jam pëlqy apo jam e parod, e parod (edhe si formim me prejardhje të huaj) del dysor me e pafisme.

  11. Sigurisht, në të gjitha këto raste luajnë rol edhe faktorët jashtëgjuhësorë, që kanë të bëjnë me specifikën e vetë realies a të dukurisë dhe, siç u tha, edhe me vendin, që ajo (realia a dukuria) zë në jetën shoqërore.

  12. Lepuri i madh, - thotë populli, - del te ferra e vogël.

  13. Leksikografët tanë të mëparshëm (Kostandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani etj.), madje, edhe glosaristët e kanë njohur, e kanë vlerësuar, e kanë kërkuar dhe e kanë pasqyruar fjalën popullore krahinore. Por në mënyrë sistemore, kjo njohje, ky vlerësim dhe ky kërkim është bërë në vitet ’50 të shekullit të mëparshëm, kur u krijua Kartoteka e leksiku të shqipes (1955) e më pas. Në mënyrë sistemore, fjala popullore krahinore është pasqyruar në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (1980) dhe në fjalorë të tjerë më pas, sipas Parimeve të prof. Androkli Kostallarit. Shih A. Kostallari, Studime për fjalëformimin dhe leksikun, vëll. III, Tiranë, 2017, f. 303-307.

  14. Shih J. Thomai, Leksiku dialektor e krahinor i shqipes, Tiranë, 2001, f. 79-84, 115-181; Sh. Islamaj, Gjuha, ligjërimi dhe fjala, Prishtinë, 2001, f. 277, 293-296; V. Memisha, “Fjalë dhe frazeologji nga tri vepra në prozë të Ismail Kadaresë”, në Studime filologjike, 2018, nr. 1-2, f. 259-278 dhe Studime filologjike, 2018, nr. 3-4, f. 249-268; O. Baja, Shqipja përmes shkrimtarit, Shkodër, 2014, f. 53-60; Shih edhe disa punime tonat, në Studime për leksikun dhe leksikografinë e sotme shqipe, Tiranë, 2015.

Downloads

Botuar

2023-12-03

Si të citoni

Shehu, H. (2023). Të folmet krahinore për pasurimin e leksikut të gjuhës standarde. Studime Filologjike, 1(3-4), 113–118. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3041