Leksikografí
Për disa togfjalësha emërorë në fjalor
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3044Abstrakti
Ka togfjalësha (në metagjuhën leksikografike: thënie) – emër + emër ose emër + mbiemër me bashkëlidhje: kuptim i drejtpërdrejtë + kuptim i drejtpërdrejtë (boshti i qerres) ose kuptim i drejtpërdrejtë + kuptim i prejardhur (boshti i Tokës). Tek togfjalëshi i dytë, bosht është rikuptimësuar (në astronomi është “vijë e përfytyruar që bashkon dy polet e Tokës, duke kaluar përmes qendrës së saj”). Në të dyja rastet, kuptimet e togfjalëshave dalin nga shuma e kuptimeve të fjalëve përkatëse. Në të dyja rastet, shkalla e bashkëlidhjes është thuajse njëlloj. Njëfarë dallimi është te numri i bashkëlidhjeve: Emri me kuptim të prejardhur (boshti / i Tokës) është zakonisht i kufizuar në bashkëlidhje me emra të tjerë të një fare (ndoshta + vetëm planet: boshti i planetit). Leksikisht, të dy togfjalëshat janë të ndashëm1, por kuptimisht janë të përbashkuar (sepse shënojnë – secili në të veten sendin a dukurinë e caktuar).Shkarkimet
Metrics
References
-
Pandashmëria leksikore është karakteristikë e përgjithshme e togfjalëshave të rikuptimësuar të qëndrueshëm (krahaso: pará të thata). Sinkronikisht – e shkallëve të ndryshme. Shkalla më e lartë, siç dihet, te togfjalëshat frazeologjikë.
-
Nganjëherë, siç u tha, motivimi është i vështirë, ose strukturalisht, i pamundur: fier guri = ?
-
Për togfjalëshat e qëndrueshëm terminologjikë ose shprehës ka edhe shpjegime të tjera. Ne po merremi, thjesht me trajtimin leksikografik të tyre.
-
Shih “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II, Tiranë, 1976, f. 74, 75. Shih edhe E. Hysa, Sindajshtesat dhe vendi i tyre në formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, në “Studime filologjike”, 1986, f. 92; H. Shehu, Rreth sindajshtesave në gjuhën e sotme shqipe, në “Studime filologjike”, 1989, 2.
-
Shih “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II”, f. 74.
-
Në gjuhë të huaj, disa syresh (hiper-, hipo-, pre- (= para) etj.) konsiderohen parashtesa.
-
Shqipja i ndërton edhe kalkimet kryesisht me brumin e vet e sipas rregullsive të veta fjalëformuese. Krahaso bilateral dhe i dyanshëm / dypalësh; polisemi dhe shumëkuptimshmëri. Prandaj nuk mund të bëjmë analogji e aq më tepër, nuk mund të nisemi nga realitete të huaja, kur trajtojmë formimet “sindajshtesore”. Për shembull, merren formime parashtesore në anglisht ato me co- (barasvlerësi në shqip: bashkë- / tipi cochairman bashkëkryetar) e në rusisht ato me so- (barasvlerësi në shqip: bashkë- / tipi soplemenik bashkëfisas, bashkëfis), sepse co- dhe so- nuk ekzistojnë në këto gjuhë as si tema, as si morfema rrënjore. Po kështu, në anglisht merren formime parashtesore ato me intra- (barasvlerësi në shqip brenda- / tipi intracellular brendaqelizor), me extra- (barasvlerësi në shqip jashtë- / tipi extracellular jashtëqelizor), me pre- (barasvlerësi në shqip para- / tipi pre-industrial paraindustrial) e me post- (barasvlerësi në shqip pas- / tipi postglacial pasakullnajor), sepse edhe intra-, extra-, pre-, post- nuk ekzistojnë në gjuhë as si tema, as si morfema rrënjore, por si parashtesa. Me barasvlerësit e mësipërm në shqip (brenda-, jashtë-, para-, pas- nuk ndodh kështu.
-
Minibar është huazim; minibus është huazim (thuhet edhe mikrobus – një sajesë absurde); minibashki është formim analogjik; minifund (si veshje) është përkthim i pjesshëm (shih në anglisht miniskirt).
-
Natyrisht, ka tipa të ndryshëm fjalësh të përbëra, çka do të thotë se bashkë me lidhjet e ndryshme semantike duhet parë edhe përmbajtja e marrëdhënieve ndërmjet fjalëve (në kompozitë: tema) që hyjnë në këto lidhje.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.