Fjalori i Oksfordit i gjuhës angleze dhe Shqipëria
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3045Abstract
Fjalori i Oksfordit** është fjalori më i madh dhe më i njohur i gjuhës angleze në botë. Ai pasqyron kuptimet, historinë dhe shqiptimin e më shumë se 500.000 fjalëve. Ka mbi tre milionë citate të marra nga burime reale, të cilat ilustrojnë përdorimin e çdo fjale që nga zanafilla e tyre. Fjalori i Oksfordit është autoriteti i pranueshëm i gjuhës angleze qëkur është botuar, mbi 100 vjet më parë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është bërë pjesë e pazëvendësueshme e kulturës, gjuhën e së cilës dokumenton. Ka qenë viti 1857, kur Shoqata Filologjike e Londrës (Philological Society of London), duke vënë re pamjaftueshmërinë dhe mangësinë e fjalorëve të kohës, kërkoi një lloj të ri fjalori, një fjalor gjithëpërfshirës, që të mbulonte tërë historinë e gjuhës angleze dhe që të përfshinte gjithë leksikun (e kohës dhe të vjetruar), që nga shekulli XII e deri më tani. Sidoqoftë, puna për këtë projekt viktorian, dukshëm ambicioz në fillim, eci shumë ngadalë. Vetëm më 1879 pati një marrëveshje me Shtëpinë Botuese të Universitetit të Oksfordit (Oxford University Press) për ta filluar punën seriozisht dhe një mësues skocez (anëtar i Shoqatës Filologjike), Xhejms Mari (James Murray) u caktua si redaktor. Fjalori i Oksfordit në trajtën që njohim sot, është rezultat i përpjekjeve shumë të mëdha të Marit.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2023-12-03
How to Cite
Esposito, A., Shehu, H., & Shehu, B. (2023). Fjalori i Oksfordit i gjuhës angleze dhe Shqipëria. Studime Filologjike, 1(3-4), 165–170. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3045
Numër
Section
Materiale dhe dokumente
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.