Risi në konceptualizimin e sistemit rasor të gjuhës shqipe
(Rasti i gjinores, dhanores dhe rrjedhores)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3057Abstrakti
Ndër pyetjet/çështjet që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë objekt diskutimi dhe kërkimi shkencor në lidhje me sistemin rasor të gjuhës shqipe mund të renditen: (i) kemi praninë e rasës gjinore apo të asaj dhanore në gjuhën shqipe (?); (ii) a kemi rasë rrjedhore në gjuhën shqipe (?); (iii) a ka rasë vendore gjuha shqipe (?); (iv) a ka rasë thirrore gjuha shqipe (?). Çështjet (iii) dhe (iv) kanë marrë një përgjigje “përfundimtare” mohuese, e cila është pranuar dhe pasqyruar edhe në gramatikat më të fundit: në sistemin rasor të gjuhës shqipe nuk janë të pranishme as thirrorja dhe as vendorja.1 Duke qenë çështje të tejkaluara, në këtë punim atyre nuk do t’u kushtohet vend. Çështje e diskutueshme vazhdon të mbetet ende nëse duhet pranuar rasa dhanore dhe jo ajo gjinore apo rrjedhore, apo nëse duhet pranuar gjinorja në vend të dhanores e rrjedhores. Në vend të pyetjes, nëse ka apo jo gjinore shqipja, me të drejtë Përnaska (2003) rivendoste si pyetje qendrore për sistemin rasor të shqipes atë të shtruar nga Agalliu (1980): “Sa rasa ka në gjuhën shqipe?”, pasi dhënia përgjigje kësaj pyetjeje përfshin edhe qëndrimin në lidhje me rasën gjinore, dhanore e rrjedhore. Jo vetëm kaq, por përpjekja për një përgjigje të motivuar kërkon domosdoshmërisht edhe një ridimensionim të këndvështrimit teorik ndaj konceptit gramatikor të rasës, mbi bazën e të cilit të mund të përcaktohet gjendja e sistemit rasor të shqipes së sotme.Shkarkimet
Metrics
References
-
Ky pohim është i saktë për variantin standard të gjuhës shqipe, pasi në të folme të caktuara, sidomos në ato kalimtare, format e rasës vendore, të tipit në malt, në gropt, në shpit etj., janë të gjalla.
-
Resuli (1985) pranon edhe thirroren si rasë të shqipes, përveç pesë rasave të tjera.
-
Në gjuhësinë shqiptare tradicionale, ndonëse parafjalët janë trajtuar gjerësisht në punime monografike (shih: Xhuvani 1964; Samara 1999; Çeliku 2019), nuk është trajtuar në mënyrë të plotë raporti rasë - parafjalë në konstruktin sintaksor parafjalë + emër. Çështja nëse është rasa e emrit që kërkon parafjalë të caktuara, apo parafjalët që kërkojnë një rasë të caktuar, ndonëse nuk ka qenë jashtë vëmendjes së gjuhëtarëve, vazhdon të jetë objekt i argumentimeve kundërthënëse. Një ndihmesë të veçantë mbi rolin e parafjalëve si drejtuese të rasës ka dhënë Buxheli (2005, 2007).
-
Për të mos mbajtur një qëndrim në lidhje me përkatësinë e këtyre formave, nëse janë forma të gjinores apo të dhanores, do të parapëlqehet përdorimi i emërtimit ‘gjinore-dhanore’.
-
Kjo ide mund të përbëjë bërthamën e një debati të gjerë teorik. Unë nuk mund të merrem me argumentimin e saj në këtë punim, ndonëse kjo përbën një sfidë shumë interesante, por jam i mendimit se procesi gramatikalizues i një njësie gjuhësore nuk mund të veprojë, nëse lidhja sintaksore në të cilën kjo njësi merr pjesë nuk fillon të konceptualizohet dhe konfigurohet si skemë abstrakte gramatikore. Pra, krejt lidhja e njësive të jetë në funksion të një kuptimi të caktuar gramatikor.
-
Fjala constructio ‘konstrukt’ del e përdorur për herë të parë nga Ciceroni për të shënuar një grup fjalësh. Prisciani (rreth 500 pas K.) filloi ta përdorë atë si term gramatikor. Më vonë modistët u morën gjerësisht me vetë natyrën e konstruktit dhe e përkufizuan atë si “një rend fjalësh që përshtaten me njëra-tjetrën dhe shprehin një kuptim të plotë”. Kriteri bazë i tyre ishte se konstrukti përbëhet së paku nga dy fjalë, ndër të cilat njëra drejton ose kërkon tjetrën ose të tjerat (Goldberg and Casenhiser 2006:343).
-
Klitiku është një element gjuhësor që nuk mund të klasifikohet as si fjalë dhe as si ndajshtesë (Halpern 2007; Anderson 2005:10). Përgjithësisht janë përcaktuar dy lloj klitikësh: klitikë të veçantë (specialë), dhe klitikë të thjeshtë (Zwicky 1977). Klitikët e veçantë karakterizohen si forma të varura të patheksuara që janë variante të formave të lira dhe të cilat shfaqin një sintaksë “të veçantë” (Po aty). Si rast i tillë në shqipe mund të interpretohen të ashtuquajturat ‘trajta të shkurtra’, por edhe e ashtuquajtura ‘nyjë e gjinores’ (shih edhe: Spiro 2021). Klitikët e thjeshtë janë variante të patheksuara të një fjale që i bashkohet fonologjikisht një fjale tjetër (Anderson 2005:10; Spencer & Luis 2012:1). Fjala së cilës i bashkëngjitet klitiku quhet host – ‘strehues’. Sintaksa e këtyre klitikëve është e njëjtë me atë të fjalës së plotë. Një rast i tillë tipik është ç te ç’kemi, ç’dëshironi, ç’njeri, ç’mirë zeza etj.
-
Analiza e pozicionit të klitikëve foljorë të gjuhës shqipe tregon se këta qëndrojnë pranë temës, madje edhe më pranë saj në raport me mbaresat vetore, siç dëshmon rasti i vetës së dytë shumës të urdhërores: e lexoj librin – po e lexoj librin, jam duke e lexuar librin, lexo-(j)e-ni librin; i jap dikujt diçka – po i jap, jam duke i dhënë, jep-i/jep-i-ni. Kjo lëvizje e klitikut në rastin e urdhërores nuk mund të shpjegohet mbi bazën e ndonjë ligjësie morfologjike apo sintaksore. Më tepër këtu mund të shikohet një zhvendosje e tij e kushtëzuar nga struktura intonacionore e veçantë e urdhërores. Pra lëvizja të jetë e karakterit prozodik. Edhe pozicioni pranë temës ka shumë gjasa që të lidhet me një theksim më të dallueshëm nga ai i mbaresave vetore që dalin me theksimin më të dobët dhe si të tilla në pozicion fundor. Një analizë të hollësishme për natyrën e theksit dhe aftësinë këmbëformuese të klitikut e gjejmë te Anderson (2005).
-
Për pamundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të kënaqshme brenda kornizës gjenerative shih: Kallulli 2008:248-249.
-
Për një interpretim të plotë të gramatikalizimit të trajtës së shkurtër në këtë rast shih: Përnaska 2012.
-
Për më gjerë mbi interpretimin e funksionit dhe statusit të tij, sipas gramatikës gjenerative, shih: Buchholz 1977, Kallulli 1995, 2000, 2008.
-
Me konceptin ‘morfologji atomike’ kam parasysh prirjen për t’i përcaktuar çdo njësie gjuhësore, të identifikueshme në ligjërim me një pavarësi të plotë ose relative, një vend në strukturën morfologjike apo në listën e ‘pjesëve të ligjëratës’.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.