ARTIKUJ
Diellina, një bimë Trako-Dake me emër Proto-Albanoid
Abstract
Termi trako-dak diellina, i cili i referohet emërtimit shqip “madërgonë, madërgonë e zezë (Hyoscyamus niger) dhe përmendet nga farmacisti grek Pedanius Dioskorides në listë ne tij të bimëve mjekësore, jo vetëm shfaq një lidhje të qartë etimologjike me fjalën shqipe diell, por shërben edhe si dëshmi për zhvillimin fonetik nga një velare palatale tek një dhëmbore, një shndërrim fonetik karakteristik për shqipen. Në pjesën qendrore-perëndimore të Gadishullit ballkanik, ku, sipas tezës së Eric Hamp-it, fliteshin të ashtuquajturat dialekte proto-albanoide, disa antroponime, toponime dhe glosa janë regjistruar me grafi alternative me dhëmbore dhe sibilante. Shembujt e emrave me grafi alternative që përdorin dhëmbore dhe sibilante jo vetëm mund të lidhen me një fazë më të vjetër të gjuhës shqipe por i japin dhe një mbështetje të fuqishme tezës së Hamp-it mbi dialektet proto-albanoide.
Keywords
gjuha shqipe, Hamp, proto-albanoide, trako-dake, Dioskoridi, diellina