Historia e letërsisë së shkruar shqipe në botime tematike me vështrim sistematizues (1950-1985)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3093Abstrakti
Me vëmendjen që ka marrë sërish kohët e fundit çështja e ripërpilimit të historisë së letërsisë së shkruar shqipe, rikthimi ndaj modeleve të mëhershme të realizimit të saj përbën një shtysë të fortë reflektimi mbi çështje të konsiderimit të dëshmive më të hershme shkrimore të shqipes, por dhe të mbarë trashëgimisë kulturore që transmetohet në kapituj, trajtesa e zëra më vete në përbërje të botimeve të mëparshme mbi të njëjtin argument. Të para dhe me syrin kritik disa dekada më vonë, por dhe të krahasuara mes tyre nga studiuesit e fushës, të tilla botime, ndër të cilat dhe disa me destinacion shkollor, përbëjnë objekte të një vëmendjeje të shtuar në kohët e fundit, aq më tepër nëse bëhet fjalë për gjurmimin e një metodologjie të paraqitjes së autorëve, përpiluesve të veprave, por dhe të punimeve tematike mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe. Në këtë trajtesë u përzgjodh një periudhë kohore (1950-1985) në të cilën kanë gjetur përmbushje disa punime të kësaj natyre, por të ndryshme mes tyre, dhe me një prirje jo të njëjtë në paraqitjen e zërave autorialë dhe të veprave përkatëse.Fjalët kyçe:
histori e letërsisë, letërsi e shkruar, autorë, botime tematike, modele ndërtimiShkarkimet
Metrics
References
-
E. Çabej, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe (me pjesa të zgjedhura për shkollat e mesme), Shtypshkroja e Ministrisë s'Arsimit, Tiranë, 1936. Pak më i hershëm në kohë paraqitet dhe botimi i Papas Gaetano Petrottës (1882-1952), me titull Popolo, lingua e letteratura albanese, botuar së pari në Palermo në vitin 1931 e ribotuar një vit më vonë, në 1932, me një përmbajtje të qartë të orientuar ndaj historisë së letërsisë së shkruar shqipe e të shtypit kulturor e letrar, me një vëmendje të drejtuar ndaj dëshmive shkrimore të shqipes e të individualiteteve të studimit të saj në disa areale të rëndësishme. Informacioni i gjerë që gjurmohet në këtë veprës të Gaetano Petrottës shtjellohet në disa kapituj, ndërkohë që gjinden të dhëna me vlerë mbi ente shtypi të së njëjtës periudhë e mbi studime paraardhëse apo të asaj kohe mbi çështje të historisë së gjuhës e të letërsisë shqipe.
-
Të vështruara si modele referenciale dhe në vijimësi, në veçanti ato të përpiluara mbas viteve ’40 të shekullit të kaluar, librat shkollorë që janë dhe sprova në pikëpamje të reflektimit të përpjekjeve për t’i qëndruar vëmendjes ndaj historisë së letërsisë shqipe dëshmojnë prirje të veçanta në vështrime mbi autorë të veçantë të letërsisë së vjetër shqipe, duke u plotësuar me tekste të përzgjedhura dhe me shënime të natyrës biografike për këta të fundit. Shih në veçanti vëllimin me titull Letërsia e vjetër shqipe dhe arbëreshe, Tekst për kl. III të shkollave të mesme, Tiranë, 1952, në të cilin përfshihet dhe një trajtesë e gjerë mbi letërsinë e vjetër shqipe, bashkë me konceptimin e shtrirjes në kohë, si dhe me nënndarje të shtjelluara në pjesë të veçanta të hyrjes së botimit. Në lidhje me tekstet e përzgjedhura nga kjo letërsi, bie në sy dhe kujdesi për t’i përafruar pjesët përkatëse në pikëpamje të tejshkrimit dhe pajisja me një aparat modest kritik në mbyllje të gjithsecilës prej tyre.
-
Shih ndër të tjera dhe M. Gurakuqi, “Poeti e patrioti Ndre Mjeda”, në Buletin i Shkencave Shoqërore, n.3, 1956, ruajtur dhe si dorëshkrim në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Shih gjithashtu, po ai, Autorë dhe probleme të letërsisë përparimtare shqipe të viteve ‘30, Tiranë, 1966.
-
Pothuaj në çdo sprovë që në momente të caktuara të zhvillimeve letrare merr përsipër dhe trajtimin kronotematik të çështjeve të letërsisë së vjetër shqipe, analizohet dhe njëfarë përcaktimi konkret i kufijve kohorë të shtrirjes së saj. Një botim që duhet marrë në konsideratë e që reflekton dhe vlerësimin e një argumenti të tillë mbetet ai me titull Historia e letërsisë shqipe, I, Tiranë, 1959, në të cilin në krerë të caktuar do të mund të gjendet dhe një pasqyrë e pikëpamjeve gjegjëse mbi këtë të fundit. Një ndërthurje traditash letrare e shkrimore bën të mundur që emërtimi “letërsi e vjetër shqipe” të vështrohet në receptimin konkret të saj, edhe në pikëpamje prurjesh konkrete, që vijnë nga areale të ndryshme gjeokulturore. Shih në veçanti Historia e letërsisë shqipe, I, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1959, f. 139-147. Shih gjithashtu dhe Sh. Sinani, Historishkrimi letrar dhe disa dukuri ndërkulturore, Botime ASHAK, Prishtinë, 2009, f. 76-77.
-
Në punimet mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe u është lënë përherë një hapësirë e konsiderueshme veprave dhe autorëve të letërsisë së vjetër shqipe. Janë ndërtuar në lidhje me këta të fundit kapituj të veçantë, janë renditur konsiderata mbi formimin përkatës, vlerat e spikatura që ofronte shkrimtaria e tyre, tiparet gjuhësore dhe letrare që viheshin në dukje në lidhje me pjesë të rëndësishme të veprat e tyre. Për autorë të përveçëm vihet në dukje qoftë fakti që kanë përpiluar modele veprash të një rëndësie të veçantë për kohën, qoftë dhe për vijimësinë në elemente të caktuara që konstatohej në autorë të periudhave të mëvona.
-
Me botimin e vitit 1959 rreth historisë së letërsisë së shkruar shqipe jemi marrë dhe më parë, në veçanti kur në kuadër të konferencës shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”, (mbajtur më 27 qershor 2022), tashmë në proces botimi, kemi marrë në shqyrtim ndihmesa që duke u paraqitur në formate të ndryshme për arsye të objektivave të autorëve përpilues, i shërbenin në mënyrën e vet studimit më të thelluar të autorëve të veçantë, që në të vërtetë janë dhe përfaqësues të një periudhe mjaft domethënëse për vijimësinë e shkrimit shqip, të traditave letrare që do ta bënin letërsinë shqipe të ishte e tillë, të një sërë formash të shprehjes së mendimit që janë shënuese për çdo kulturë.
-
Shkrimin shqip dhe atë në arbërisht e kanë shënuar në mënyrë decizive autorë që duke u përfshirë në një traditë që kishte të bënte me risitë e kohës dhe sa i përket historisë së shtypshkrimit, mbeten themelorë dhe për çështjet e karakterit filologjik dhe të historisë së veprave të tyre, që duhen shtruar me të drejtë në raste të tilla.
-
Citojmë ndër të tjera cilësime mbi gjini të veçanta letrare në lidhje me letërsinë shqipe në alfabetet orientale, po aty, botim i cituar, 1983, f. 62-63.
-
Shih në veçanti “Hyrje” në Historia e letërsisë shqipe, I, Tiranë, 1959, f. VII-XXXIII.
-
Duhet vënë në dukje që në botimin e historisë së letërsisë së shkruar shqiptare të vitit 1983, kapitujt kushtuar Rilindjes kombëtare dhe autorëve të saj janë ndër më të zgjeruarit dhe të shoqëruar me një aparat të pasur shpjegues. Autorët më të rëndësishëm janë trajtuar gjerësisht dhe me të dhëna që janë gjurmuar në revista shkencore, studime monografike e periodikë të huaj, ndërkohë që dhe vepra të veçanta e çështje të gjinive të lëvruara kanë marrë po aq vëmendje. Trajtesat kushtuar kësaj periudhe zënë një pjesë të konsiderueshme të vëllimit të këtij botimi, ndërkohë që dhe treguesi i emrave (po aty, botim i cituar, f. 609-626) që përmbyll këtë të fundit reflekton një sërë burimesh bibliografike, përfshirë dhe punime në dorëshkrim kushtuar studimit të veprave të Rilindjes sonë kombëtare.
-
Shih në veçanti kreun V me titull “Rryma letrare e bejtexhinjve, në Historia e letërsisë shqiptare”, Tiranë, 1983, f. 58-75.
-
Shih në veçanti kreun kushtuar Pjetër Budit në Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983, f. 35: Budi la disa mijëra vargje (3000). Ai është kështu edhe lëvruesi i parë i njohur i vjershërisë në historinë e letërsisë sonë, bashkë me arbëreshin Lekë Matrënga. E shumta e vjershave janë përkthime ose përshtatje nga latinishtja, ka edhe disa origjinale.
-
Shih sërish Sh. Sinani, Historishkrimi letrar dhe disa dukuri ndërkulturore, Botime ASHAK, Prishtinë, 2009, f. 75.
-
Tradicionalisht njihen si sprova kolegjiale e të dala nga një grup autorësh botimet e vitit 1959-1960 dhe më tej të vitit 1983, të bëra objekt studimi kritik dhe në dekadat e fundit në raste të diskutimit të modelit a modeleve të reflektimit në një histori letërsie të kritereve, të autorëve, dukurive, por dhe periudhave përkatëse. Të përpiluara në një distancë kohore prej dy dekadash, të dy këto botime u referohen dhe dëshmive më të hershme shkrimore të gjuhës sonë, me përpjekjen për ta përfshirë natyrshëm dhe trashëgiminë kulturore që lidhet më së pari me historishkrimin e shqipes. Të ndryshme në shumë vështrime, botimet në fjalë mbeten sërish referenciale në pikëpamje të metodologjisë që është ndjekur që në konceptimin e punës, duke u diferencuar më tej dhe në çështje të aparatit kritik përkatës dhe të përmasave të përfshirjes së teksteve autoriale në përbërje të tyre. Materiale të tjera ruhen në dorëshkrim në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, përfshirë disa sprova për një vëllim të tretë mbi historinë e letërsisë shqipe, që duhet të dilte nga shtypi në fund të viteve ’60, por pa e arritur këtë synim për arsye jashtëletrare. Shih në veçanti Besa Hoxha Beqiri, Një histori letërsie e ndaluar, studim historiko-letrar dhe krahasues, Botime Naimi, Tiranë, 2016.
-
B. Demiraj, Areali kulturor i Veriut në shek. XVI-XVIII, Botime Onufri, Tiranë, 2017.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.