Anila Omari: Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022

Autorët

  • Evalda Paci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3096

Abstrakti

Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), përmbledhje studimore me kontribute të përzgjedhura të koleges Anila Omari përbën një prej botimeve më të fundit reflektuese të veprimtarisë shkencore të saj. Në lëndën e kësaj përmbledhjeje tërheq vëmendjen një konfigurim i arsyetuar trajtesash, që përfshijnë dëshmi të hershme dokumentare të mesjetës arbërore, me theks në çështje të përdorimit të gjuhëve zyrtare të kulturës së kohës, por dhe sprova që kanë të bëjnë me historinë e shkrimit shqip dhe çështje të fillesave të tij, trajtimin e kategorive të rëndësishme leksiko-gramatikore në gjuhën e veprave të letërsisë së vjetër shqipe, evidentimin e prurjeve leksikore më të veçanta në tekstet e këtyre të fundit. Qasjet ndaj dukurish të trajtuara në studimet tona në plan sinkronik dhe diakronik, bashkë me shpjegimet e duhura të secilit emërtim e orientim janë të domosdoshme ndërkohë që autorja u ka kushtuar shfaqjeve më të veçanta të evolucionit të nënsistemeve të shqipes në periudha më të hershme trajtesa të plota e analitike.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Shih në veçanti trajtesën me titull “Tradita letrare e Elbasanit dhe iluminizmi gjuhësor me rrezatim nga Voskopoja”, mbajtur dhe si kumtesë në konferencën shkencore kushtuar shekullit të Voskopojës të organizuar në vitin 2017 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, botuar në Studime rreth shqipes së vjetër shek. XV-XVIII, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 375-390.

  2. A. Omari, “Veçori gjuhësore të përkthimit shqip të Dhjatës së Re të vitit 1827”, në Studime rreth shqipes së vjetër shek. XV-XVIII, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f.391-396; më tej, “Veçori gjuhësore të përkthimit të Ungjillit sipas Mateut nga Vangjel Meksi, 1820”, po aty, botim i cituar, f. 397-416.

  3. Shih dhe interpretimin përkatës mbi këtë çështje në parathënien e përmbledhjes (po aty, botim i cituar, f. 16-17), përpiluar nga prof.dr. Mimoza Kore, njëherësh dhe recensente shkencore (bashkë me prof. dr. Seit Mansakun) e punimeve të përmbajtura në të.

  4. A. Omari, “Elemente sllave në shqipen e autorëve të vjetër (shek. XVI-XVIII)”, po aty, botim i cituar, f. 229-364. Si një prej trajtesave më të thelluara në përbërje të këtij vëllimi, reflekton dhe çështje të njohjes së brendisë së veprave të letërsisë së vjetër shqipe dhe të qëmtimit të elementeve të caktuara në leksikun përkatës, iniciuar dhe në punime të posaçme, siç është ndër të tjera dhe ai i Martin Camajt mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, botuar në Romë në vitin 1960. Trajtohet në këtë sprovë studimore të koleges Omari dhe sfondi i veprimtarisë letrare të Gjon Buzukut, kushtëzuar nga rrethana të caktuara të natyrës historike, gjoegrafike, antropologjike dhe kulturore dhe një fakt i tillë përbën premisën më të përshtatshme për të kuptuar më së miri dhe praninë e ndikimeve nga gjuhë të tjera në tekstet e veprës së tij.

  5. Shih dhe tekstin në gjuhën latine të cituar në këtë trajtesë të studiueses Omari, po aty, studim i cituar, f. 23-24.

  6. A. Omari, Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 26: Prandaj është fat që është ruajtur akti i marrëveshjes tregtare të Dhimitrit të Arbërit me qytetin e Raguzës, i cili është i gjetur si faksimile e origjinalit nga P. Xhufi. Më parë, ky dokument njihej nën përshkrimin dhe transkriptimin e A. Solovjevit dhe ishte botuar i përkthyer në shqip në tekstin e Historisë së Shqipërisë së vitit 1959.

  7. I. Zamputi, “Rindërtimi i mbishkrimit të Arbërit dhe mundësitë e reja për leximin e tij”, në Iliria, n. 2, 1984, f. 207-218.

  8. A. Omari, “Formula e pagëzimit: konteksti historik”, në Hylli i Dritës, n. 2, 2009, f. 36-44.

  9. A. Omari, “Formula e pagëzimit: konteksti historik”, në Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 38-39.

  10. A. Omari, “Probleme të ndarjes së fjalëve te “Meshari” i Buzukut”, në Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 49-55.

  11. A. Omari, “Si ta lexojmë Bogdanin? Disa probleme rindërtimi të sistemit fonologjik të gjuhës së “Cuneus Prophetarum” të Pjetër Bogdanit përmes interpretimit të sistemit grafik të tij”, në Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 58: Për një lexim të drejtë të gjuhës së tekstit është i nevojshëm një interpretim sa më i saktë fonetik i shenjave grafike. Bogdani vijoi përpjekjet e shkrimtarëve para tij për të përsosur sistemin grafik të shkrimit shqip duke shënuar një hap më përpara në shmangien e polivalencës së shkronjave, që përbënte vështirësinë më të madhe në leximin e rindërtimin e tekstit të Buzukut.

  12. Shih dhe shënimin sqarues të autores Omari në fund të faqes hyrëse të kësaj trajtese, në Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 57.

  13. Mjaft me vend në trajtesën e sipërcituar vërejtja mbi çështje të vijimësisë së përdorimit të shenjës grafike në tekste pasuese të shekujve të mëvonshëm që shënon zanoren /ë/. Shih sërish A. Omari, botim i cituar, f. 63.

  14. Botuar më parë në Kërkime gjuhësore II, Akte të konferencës shkencore të organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2014, f. 169-173.

  15. Botuar në gjuhën gjermane në: Sprache und Kultur der Albaner. Zeitliche und räumliche Dimensionen, Akten der 5. Deutsch-albanischen Kulturwissenschaftlichen Tagung (5.-8. Juni 2014, Buçimas bei Pogradec, Albanien), Albanische Forschungen 37, hgg. von Bardhyl Demiraj, Harrassowitz Verlag, Wiesbaden, 2015, f. 370-402.

  16. A. Omari, po aty, botim i cituar, f. 220.

  17. Po aty, botim i cituar, f. 163-185.

  18. A. Omari, “Tipare arkaike në gjuhën e Bogdanit: përkime me të folmen e Jugut”, po aty, botim i cituar, f. 166: Në kohën kur shkroi Bogdani ruheshin ende tiparet kryesore arkaike të gegërishtes veriore, ndërsa elemente të tjera kishin pësuar inovacione që në shekujt e mëvonshëm do të vinin duke u shtuar. Në gjuhën e Bogdanit alternohen ndaj trajtave më të vjetra variante me karakteristika inovuese.

  19. A. Omari, po aty, botim i cituar, f. 356: Vendi që zë përdorimi i turqishtes në fjalorin e Bardhit dëshmon edhe për shkallën e njohjes së turqishtes, të paktën në rrethet intelektuale qytetare, në kohën e tij. Me shumë gjasë ai vetë si intelektual që njihte disa gjuhë të rëndësishme kulturore të kohës, duhet ta ketë njohur edhe turqishten, si gjuhë zyrtare e Perandorisë ku bënin pjesë trojet shqiptare. Për Pjetër Bogdanin kemi të dhëna të sigurta prej atij vetë se e fliste fare mirë këtë gjuhë, krahas njohjes me shkrim e me gojë të gjuhës serbo-kroate (ilirike). Me sa duket, gjatë sundimit osman në trojet shqiptare ishte përhapur gjerësisht dygjuhësia me turqishten si gjuhë zyrtare e Perandorisë, siç dëshmon ende në fillim të shekullit XX Faik Konica për doganierët e doganës së Durrësit që flisnin një turqishte gjysmake me njëri-tjetrin (“Shqipëria si m’u duk”).

  20. A. Omari, po aty, botim i cituar, f. 357: Turqizmat që përmban teksti i Bogdanit, 87 njësi leksikore, i kemi klasifikuar sipas fushave leksikore ku kanë depërtuar, për të krijuar një ide më të qartë jo vetëm për shtrirjen, por edhe për peshën specifike të tyre në leksikun e shqipes së shekullit XVII. Siç e ka theksuar Çabej, shpërndarja e huazimeve turke në fushat e veprimtarisë dhe në sferat e ndryshme të jetës ka rëndësi edhe në pikëpamje të historisë së kulturës shqiptare.

  21. Po aty, botim i cituar, f. 358-363.

  22. Vihet në dukje në këtë trajtesë jo vetëm kompleksiteti përmasor i veprës së Pjetër Bogdanit, por dhe prirjet për të pasuruar në proces të përpilimit të saj me një sërë elementesh leksikore nga ana e tij. Shih në veçanti A.Omari, po aty, botim i cituar, f.365: Për të kuptuar shqetësimin e Bogdanit për varfërinë e gjuhës me fjalë të leksikut abstrakt dhe sfidën që duhej të përballonte në hartimin e një vepre të atij niveli e përmasash, mund të citojmë fjalët e atij vetë: “tue kjanë vepëra fort e naltë, e hollë, giuha jonë qi me dijet dvuer ende fjalëtë, fështīr mundetë gjithë punëtë ndjerë ndë skâjt me i çtjellë” dhe prandaj “sādo herë më ka rām dëshīr gjākafshë me të shkruemit tem me sjellë mbë dritë, e kam pasunë mbajtunë ma fort për nji tëndim, se për ndonji rreze të Shpīrtit Shêjt.” Duke qenë kështu i ndërgjegjshëm për këtë vështirësi, ai i hyri punës për pasurimin leksikor të shqipes, e sidomos për krijimin e leksikut abstrakt të fushave të ndryshme të dijes.

  23. Botuar më parë në Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i Iluminizmit në Ballkan, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2019, f. 278-293.

  24. A. Omari, “Tradita letrare e Elbasanit dhe iluminizmi gjuhësor me rrezatim nga Voskopoja”, po aty, botim i cituar, f. 377.

  25. A. Omari, “Veçori gjuhësore të përkthimit të Ungjillit sipas Mateut nga Vangjel Meksi, 1820”, në Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 397-416, botuar së pari në aktet e konferencës gjuhësore për nder të 80-vjetorit të lindjes së prof. dr. Xhevat Lloshit, Shoqata e gjuhësisë shqiptare, Infbotues, Tiranë, 2018, f. 161-181.

  26. Xh. Lloshi, Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit 1819-1827, Botime Onufri, Tiranë 2012.

  27. A. Omari, “Veçori gjuhësore të përkthimit të Ungjillit sipas Mateut nga Vangjel Meksi”, 1820, po aty, botim i cituar, f. 404.

  28. A. Omari, “Dukuri arkaike apo risi? Formimi i kohës së ardhme në gjuhën e Gavril Darës”, në Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 417-418: Siç dihet, të folmet arbëreshe e formojnë të ardhmen në dy mënyra: 1. me foljen ndihmëse kam + lidhore; 2.me pjesëzën e ngurtësuar do + lidhore. Në tekstet e Darës këto dy mënyra janë pak të përfaqësuara. Për të shprehur kohën e ardhme Dara përdor trajtat e mënyrës dëshirore. Të njëjtat trajta shërbejnë edhe për lidhoren, krahas formave të lidhores së mbarë shqipes me pjesëzën të.

  29. A. Omari, “Pjetër Bogdani në arbërishten e Santorit: një përpjekje për afrimin e dialekteve të shqipes”, në Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 426: Kështu, tekstet poetike të Nikollë Brankatit e Nikollë Filjes, më pas të Jul Varibobës e Nikollë Ketës na ofrojnë fytyrën “poetike” të shqipes arbëreshe, me veçoritë stilistike karakteristike të këtij lloji letrar; në tekstet teologjike e doktrinare të Nikollë Ketës përvijohet stili fetar e didaktik, ndërsa në letrat shqip e latinisht të Imzot Zef Skiroit drejtuar Papës shqipja për herë të parë përdoret në funksion zyrtar si mjet komunikimi ndërinstitucional.

  30. A. Omari, “Pjetër Bogdani në arbërishten e Santorit: një përpjekje për afrimin e dialekteve të shqipes”, në Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022, f. 434: Në këtë kontekst mund të vendosim edhe përfshirjen e një pjese nga vepra e Pjetër Bogdanit nga Santori në një vepër të tijën fetare me titull “Krështeu i shëjtëruorë”, botuar në vitin 1855. Kjo është një përmbledhje lutjesh, tekstesh fetare e përkthimesh fetare prej 230 faqesh, e cila në pjesën e fundit përmban ligjëratën I të Shkallës IV nga vepra Cuneus Prophetarum, botimi i vitit 1691 nga Girolamo Albrizzi në Venecie (në fakt i njëjti botim i origjinalit të vitit 1685, por me titull e faqe liminare të ndryshuara nga botuesi), përshtatur deri në njëfarë mase në variantin arbëresh të toskërishtes. Zgjedhja e kësaj pjese të veprës së Bogdanit pas gjase ka të bëjë me përmbajtjen festive të saj, meqë përshkruan ngjalljen e Jezu Krishtit ditën e tretë mbas vdekjes e varrimit.

Downloads

Botuar

2023-12-05

Si të citoni

Paci, E. (2023). Anila Omari: Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022. Studime Filologjike, 1(1-2), 163–174. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3096

Numri

Seksioni

Kritikë dhe bibliografi

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 3 4 > >>