Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3158Abstrakti
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhësore. Huazimet nga italishtja janë kryesisht të karakterit dituror të hyra nëpërmjet kontakteve kulturore ose kanë një përhapje sipas shtresave sociale. Ndryshe nga këto, sllavizmat e shqipes paraqiten në përgjithësi të shpërndara në mënyrë lokale, kanë një përhapje të kufizuar dialektore, ndërsa vetëm një pjesë relativisht e vogël është bërë pronë e mbarë gjuhës. Kjo specifikë ka të bëjë domosdoshmërisht edhe me prejardhjen e huazimeve sipas përkatësisë dialektore-gjuhësore brenda grupit të gjuhëve sllave jugore, në përputhje me grupet gjuhësore sllave që pushtuan hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan: grupi i sllavishteve perëndimore në Veri dhe grupi i sllavishteve lindore në Lindje dhe Jug. Sipas kësaj përkatësie gjuhësore sllave, sllavizmat e të folmeve veriore të shqipes vijnë prej serbishtes/kroatishtes, ndërsa ato të të folmeve të Jugut vijnë prej bullgarishtes, përkatësisht maqedonishtes. Arsyet e kësaj shpërndarjeje gjeografike të sllavizmave të shqipes janë vetë rrethanat e ardhjes së sllavëve në Shqipëri, në formë valësh të njëpasnjëshme dhe nga drejtime të ndryshme, dhe me mënyrën e ngulimit të tyre në formë enklavash, në zona të caktuara, por kryesisht në zonat kufitare, ku kontaktet me popullsinë sllave kanë qenë të vazhdueshme për shekuj me radhë.Shkarkimet
Metrics
References
-
Shih A. Omari, Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe, QSA, IGJL, Botimet albanologjike, Tiranë, 2012.
-
Shih Xh. Ylli, “Mbi disa huazime leksikore sllave në të folmet juglindore të shqipes”, Studime filologjike, 1988/2, f. 151; Po ai, Das slavische Lehngut im Albanischen, 1. Teil Lehnwörter, Slavistische Beiträge 350, München, 1997. DOI: https://doi.org/10.3726/b12571
-
Të dhënat për Malësinë e Tiranës janë marrë nga prof. Seit Mansaku, me origjinë nga Shupali i Dajtit.
-
Kështu fjala gëmushë në Malësi të Madhe, Bajzë e Dukagjin del gërmushë, ndërsa në Mirditë gjëmushkë, me ndërrimin karakteristik g>gj të kësaj krahine; fjala gozhup në Dajç shqiptohet gozhun, në Gash gozhuf, në Shkrel kozhup e kozhun; fjala jarm “zgjedhë” në Çerem dëgjohet arëm, fjala kllukë del edhe në format kjukë, klluq dhe llukë; fjala mrraulë në Malësi të Madhe shfaqet edhe si mrragël e mrravël, në Dajç e në Mërtur të Gurit mrrelë e në Shkrel mrraçë; fjala memec del edhe nemec (Valbonë, Mërtur i Gurit) e manec (Shupal); paskajë del edhe në format paskaq, paskall e biskaq; rok “afat” në Valbonë e Mërtur të Gurit shqiptohet orok; sqotë del edhe me trajtat skllotë e sllotë etj.
-
Po kështu nga një krahinë në tjetrën vihen re edhe ndryshime e zhvillime kuptimore. P.sh. gozhup në Mirditë ka kuptimin “fletët që mbulojnë kallirin e misrit”; strokë “sëmundje e bagëtisë; zgjebe” në Mirditë ka kuptimin “leshi i gjatë që i lihet dashit të kumborës”; resit “fshij, shlyej” në Gjadër del me kuptimin “mbaroj, zgjidh, kryej”, që është edhe më afër kuptimit të serbokroatishtes rešiti “zgjidh”; ograjë del me kuptime të ndryshme në zona të ndryshme: “pyll i vogël me kullotë”, “livadh malor”, “vathë berrash për të shtënë bagëtinë të kullosë”; “tokë e rrethuar me gardh”, “kopsht pranë shtëpisë” e kështu me radhë.
-
A. M. Selishçev, Slavjanskoe naselennie v Albanii, vep. cit. f. 4; Po ai, Polog i ego bolgarskoe naselenie, Sofia, 1929, f. 411-416.
-
A. Haberlandt, Kulturwissenschaftliche Beiträge zur Volkskunde von Montenegro, Albanien und Serbien, Wien, 1917, f. 157; A. M. Selishçev, Slav. nas., f. 4.
-
Xh. Ylli, “Mbi disa huazime leksikore sllave në të folmet juglindore të shqipes”, art. i cit., f. 146.
-
G. Svane, Slavische Lehnwörter im Albanischen, Acta Jutlandica LXVIII, Humanistische Reihe 67, Aarhus University Press, 1992.
-
G. Svane, vep. cit., f. 279-281.
-
Për arsyet e përfshirjes në Fjalorin e 1980-s të fjalëve me përdorim të ngushtë a tepër të ngushtë shih A. Kostallari, “Parimet themelore për hartimin e „Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe‟, në: Studime mbi leksikun, II, f. 23, 62, 68.
-
Fjalë e toskërishtes e etimologjizuar si sllave nga Svane 178.
-
Shih për këto fjalë E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, I-VII, nën zërat përkatës; khs. edhe përhapjen gjeografike të leksemave te Xh. Ylli, Das slavische Lehngut im Albanischen, München, 1997, në hartat përkatëse.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.