Studimi i sintaksës dialektore dhe korpusi i gjuhës së folur shqipe

Një projekt që bart / mund të bartë një synim edhe më të madh

Autorët

  • Tomorr Plangarica

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3159

Abstrakti

Nisma e ndërmarrë nga studiuesit e departamenteve të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) për shqyrtimin e variacionit sintaksor në të folmet e shqipes dhe përgatitjen e Atlasit të Sintaksës Dialektore të Shqipes (nismë e ndërmarrë qysh në vitin 2016) synon ndriçimin e një problematike që lidhet me çështje që jo vetëm plotësojnë hapësira ende të pambuluara sa duhet në studimin e shqipes, por, sidomos, që nxisin e orientojnë studimet për të ardhmen. Organizimi në këtë kuadër i tryezave të rrumbullakëta, ku diskutohen çështje të ndryshme teorike e praktike që lidhen me këtë projekt, janë një mundësi më shumë që u krijohet studiuesve për të shprehur qëndrimet e pikëvështrimet e tyre për të përvijuar një pamje sa më të plotë të problematikës që synohet të jetë pjesë e angazhimeve të tyre në të ardhmen. Mëtimi i organizatorëve për të nxitur debatin përmes këtyre tubimeve shkencore është shenjë emancipimi shkencor. Nxitja e debatit shkencor në fazën që paraprin përvijimin e platformës për studimin e objektit veçse shton sigurinë për suksesin e hapave që do të hidhen më tej. Produkte të pritshme të debatit janë pikëvështrimet që priren t‟i pasurojnë qasjet ndaj profileve të ndryshme të objektit, sidomos në periudhën e tanishme, kur kahet e shkollat e ndryshme të mendimit gjuhësor europian e më gjerë sjellin prurje me vlerë në aspektin teorik e praktik, që mund të orientojnë më mirë punën dhe të ndihmojnë në disiplinimin e energjive të shpenzuara.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Bëhet fjalë për projektin Variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva, të ndërmarrë nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë” (2016). Në fjalën e mbajtur në Tryezën e rrumbullakët, më 13 dhjetor 2017 janë parashtruar argumentet në vijim që mund të nxisin zgjerimin e synimeve të këtij projekti drejt punës për krijimin e Korpusit të gjuhës shqipe të folur.

  2. Shih më gjerë: Project on dialect syntax [në linjë]: www.dialectsyntax.org.

  3. Shih më gjerë [në linjë]: SYMILA-http://symila.univ-tlse2.fr.

  4. Shih Sjef Barbiers et al., The Syntactic Atlas of the Dutch Dialects, [në linjë]: link.springer.com, 10.1057/9780230223.

  5. Shih Inés Fernandez-Ordonez, La Grammaire dialectale de l‟espagnol à travers le corpus oral et sonore de l‟espagnol rural, në Corpus, 9/2010, f. 81-114. DOI: https://doi.org/10.4000/corpus.1962

  6. Michèle Oliviéri, “Y a-t-il des frontières dialectales en syntaxe?”, Revue Etudes corses, 2004, f. 93. Gjithashtu, [në linjë]: hal.archives-ouvertes.fr.

  7. Inés Fernandez-Ordonez, art. i cit., f. 109.

  8. M. Oliviéri, art. i cit., f. 77.

  9. Claire Blanche-Benveniste “Corpus de langue parlée et description grammaticale de la langue”, në Langage et société, 2007/3, n° 121-122, Editions de la Maison des sciences de l‟homme, f. 139. DOI: https://doi.org/10.3917/ls.121.0129

  10. Prej nocionit të kompetencës gjuhësore, në vitet 1980, nën ndikimin e etnografisë së komunikimit dhe të filozofisë së ligjërimit, është kaluar në nocionin e kompetencës komunikative, madje të kompetencës diskursive a pragmatike. Ndaj P. Charaudeau dallon ato katër tipa të kompetencës. Shih më gjerë, “Compétence discursive”, në Dictionnaire d‟Analyse du Discours, sous la direction de P. Charaudeau, D. Maingueneau, Editions du Seuil, 2002, f. 113-114.

  11. Me termin sifjali e aktualizuar shënjojmë njësinë minimale në analizën tekstore (të përdorur në vend të koncepteve clause dhe proposition énoncée); me këtë term parakuptojmë një akt enonciativ të natyrës sintagmatike ose të fjalisë së thjeshtë. Shih më gjerë, T. Plangarica, “Sërish mbi konceptet fjali, periudhë, thënie, diskurs, tekst në shkencat e ligjërimit”, në Kërkime gjuhësore, VII, ASA, Tiranë 2019, f. 189-203.

  12. Korpusi gjuhësor i gjuhës së folur mendohet jo si një tërësi fjalësh e frazash të palidhura me një kontekst të caktuar, por si një tërësi tekstesh gojore të adresuara me synime të caktuara të folësit në komunikim dhe të ngjizura gjuhësisht në lidhje të ngushtë me situatën e komunikimit. Përmes programeve të ndryshme informatike bëhet trajtimi i të dhënave përmes transkriptimit prej specialistëve të regjistrimeve sonore. Teknologjitë e sotme ndihmojnë për përpunimin më të shpejtë e më të frytshëm. Përvijimi i një korpusi të gjuhës së folur “nuk parakupton thjesht sasi materiali të regjistruar, një koleksion të gjerë dëshmish gojore, por një objekt “të ndërtuar”, pra që i është nënshtruar përpunimit, trajtimit të të dhënave (numerizimit, transkriptimt, indeksimit) që mundësojnë jo vetëm t‟i ruajmë ato të dhëna, por edhe t‟u japim një status të ri, t‟i shndërrojmë në lëndë për studim dhe vlerësim (Corpus oraux, guide des bonnes pratiques 2006, nën drejtimin e Oliver Baudet, CNRS Editions, Presses Universitaires Orléans, 2006, f. 11).

  13. Duke u mbështetur në përcaktime të ndryshme në lidhje me termat, mund të themi se mikrosintaksa vihet në shërbim të shqyrtimit të lidhjeve të varësisë, të kushtëzimeve “reksionale” që veprojnë përreth foljes, emrit dhe mbiemrit; ajo është fusha që tregon zakonisht vetë termi i sintaksës. Makrosintaksa do të shqyrtojë lidhjet që nuk mund të përshkruhen duke u nisur prej kushtëzimeve reksionale: ndajshtimet, gjymtyrët e veçuara, të ndërkallura etj., konfigurimet e vështira sintaksore që nuk mund të analizohen në kuadrin e një gramatike të thjeshtë përbërësish. Por termi „makrosintaksë‟ është zgjeruar më tej, duke parakuptuar gjithashtu tërësinë e shenjuesve semantikë që përbëjnë arkitekturën tekstore ose edhe një formë shqyrtimi të strukturimit të ligjërimit, përtej një njësie morfosintaksore koherente. Dallimi mes mikro- e makrosintaksës ka lindur nga nevoja për të dalluar këto dy forma segmentimi, karakterizuese sidomos për ligjërimin e folur. (Shih Mathieu Avanzi, “Regards croisés sur la notion de macro-syntaxe”, në Travaux neuchâtelois de linguistique, 2007, f. 39.)

  14. Emile Benveniste, Problèmes de linguistique générale, 2, Editions Gallimard, 1974, f. 65.

  15. Antoine Culioli, “Linguistique du discours et discours sur la linguistique”, në Revue philosophique, n° 4, f. 473.

  16. Wolfgang Teubert, “La linguistique de corpus : une alternative [version abrégée]”, Sémen [në linjë], 01 avril 2009. DOI: https://doi.org/10.4000/semen.8923

  17. Cituar nga E. Délais-Roussarie, “Linguistique de Corpus” në Cours de linguistique théorique et déscriptive, [En ligne], konsultuar më 20 gusht 2018.

  18. W. Teubert-i përdor termin “item leksikor” dhe jo “fjalë”. Një item leksikor është njësi kuptimi, është një monosemë që e fiton kuptimin përgjatë përdorimit dhe në kontekstin përkatës. Sipas tij, “item-et leksikore shfaqen si një a shumë fjalë, madje edhe si një fjali e tërë, në rastin e disa idiomave”. Autori ilustron me togun “botë e qytetëruar”, i cili nuk mund të reduktohet në kuptimet përkatëse të “botë” dhe “e qytetëruar”. Si item leksikor ky grup fjalësh shërben për të shenjuar “ne”, që dallohen prej “atyre” në kontekstin që përdoret në media sot. Sintagma tregon për “ne”, që kemi një status më të lartë se statusi që u jepet “atyre”, edhe pse “ata” në një aspekt formal mund të udhëhiqen nga po të njëjtat ligjësi të një shoqërie të qytetëruar. (Teubert, 2009, art. i cit.)

  19. Wolfgang Teubert, art. i cit.

  20. Njësitë reksionale janë njësitë e shqyrtimit në plan mikrosintaksor, të përftuara si pasojë e kohezionit të brendshëm që përftohet përmes lidhjeve të varësisë dhe grumbullimit / pranëvënies të elementeve gjuhësore në formën e një peme varësie elementesh, ku përreth një koke, që nuk është e varur në aspektin sintaksor prej asnjë elementi të rendit më të lartë, varet një tërësi elementesh. Njësitë ilokutive janë njësitë e shqyrtimit në plan makrosintaksor të diskursit, kohezioni brenda të cilave sigurohet nga lidhje që shkojnë përtej varësisë sintaksore. Njësia ilokutive konsiderohet si njësia maksimale e makrosintaksës që parakupton praninë e një akti ilokutiv në diskurs, pra, një tërësi segmentesh që kontribuojnë për të realizuar një pohim, një pyetje, një urdhër etj. Njësitë ilokutive analizohen përmes një numri njësish përbërëse që janë përbërësit ilokutivë (mbështetur në Paola Pietrandrea, “Constructions grammaticales et discours”, Mémoire présenté en vue d‟obtenir une Habilitation à Diriger des Recherches, 2010, en ligne, version 1, 28 janvier 2012, f. 119.

  21. Claire Blanche-Benveniste “Un modèle d‟analyse syntaxique „en grilles‟ pour les productions orales”, në Anuario de Psicologia, 1990, n° 47, f. 11-28, këtu f . 12.

  22. Corpus oraux, guide des bonnes pratiques 2006, nën drejtimin e Oliver Baudet, CNRS Editions, Presses Universitaires Orléans, 2006, f. 11.

Downloads

Botuar

2023-12-17

Si të citoni

Plangarica , T. (2023). Studimi i sintaksës dialektore dhe korpusi i gjuhës së folur shqipe: Një projekt që bart / mund të bartë një synim edhe më të madh. Studime Filologjike, 1(3-4), 121–136. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3159