Q. Murati, fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e Shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015

Autorët

  • Valter Memisha

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3163

Abstrakti

Q. Murati veçohet për prurje shkencore, që rrokin disa fusha të gjuhësisë dhe trupëzojnë një punë shkencore profesionale të kurorëzuar suksesshëm. Ai tashmë është identifikohet si një leksikograf shumë prodhimtar në një rrugëtim 35-vjeçar (të cilin e ka nisur si bashkautor me veprën Fjalor i fjalëve të huaja, Prishtinë, 1987), duke zënë një vend të merituar veçanërisht në leksikografinë dialektore mbarëkombëtare shqiptare. Gjatë punës, për dekada të tëra, ai ka pasur për busull, siç pohon dhe vetë porosinë e akademikut E. Çabej se “Pasuria gjuhësore që rron nëpër dialekte vazhdon të përbëjë një gurrë ende të pashterur. Pa mbledhjen e leksikut dialektor dhe krahinor nuk mund të ketë gjuhë standarde shqipe dhe zhvillim të mëtejshëm të saj deri në nivelin e gjuhëve të tjera të përparuara të Evropës e të botës. Vetëm malësitë i ruajnë fjalët e shqipes se qytetërimi nuk ruan asgjë”.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Q. Murati, Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015, f. 27.

  2. Q. Murati, po aty, f. 11.

  3. Shih më gjerë Pasqyrën e lëndës, por dhe gjithë lëndën e veprës Preambulë; I. Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni (Fjalor me pasuri të pamatë të thesarit leksikor e frazeologjik, Tekste nga ekspeditat në terren); II. Fjalor frazeologjik (Shprehje të ngulëta lidhur me situata të posaçme të jetës shoqërore, Tabu dhe eufemizma); III. Fjalor i turqizmave (Turqizmat (orientalizmat) në ligjërimet shqiptare të Maqedonisë, Fraza idiomatike me elemente të turqishtes, Topoleksema me burim prej turqishtes, Emra vetjakë me burim nga turqishtja ose të hyrë përmes turqishtes); IV. Fjalor i sllavizmave në shqipen e arealit të Maqedonisë (Elemente leksikore të huazuara nga maqedonishtja, Glosar i sllavizmave maqedonase në dialektet e shqipes, Toponime me burim nga maqedonishtja), V. Fjalor i albanizmave në maqedonishten (Shqipja dhe maqedonishtja në kontaktet e tyre të ndërsjella gjuhësore, Albanizma leksikore, Albanizma toponimike, Albanizma patronimike); VI. Fjalor idiomatik shqip-maqedonisht (Shprehje paralele shqip-maqedonisht, Fraza me substancë idiomatike); VII. Fjalor toponomastik (Leksiku toponomastik i tërthoreve shqiptare të Maqedonisë, Fjalor patronimik). Shih më gjerë Q. Murati, Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015.

  4. Q. Murati, po aty, f. 11-12.

  5. Q. Murati, po aty, f. 12.

  6. Q. Murati, po aty, f. 7.

  7. Q. Murati, po aty, f. 7.

  8. Sipas Q. Muratit, “Ky Fjalor është ribotim i plotësuar ndjeshëm i botimeve të mëparshme të autorit: Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë (l998), Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisë (2003), si dhe i korpuseve Fjalor i sllavizmave në të folmet shqiptare të Maqedonisë (2004), Fjalor toponomastik i tërthoreve shqiptare të Maqedonisë (2008).” Shih më gjerë Shih Q. Murati, Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015.

  9. Q. Murati, po aty, f. 7.

  10. Q. Murati, po aty, f. 11.

  11. Q. Murati, po aty, f. 11.

  12. Q. Murati, po aty, f. 817.

  13. Q. Murati, po aty, f. 7-8.

  14. Q. Murati, po aty, f. 8.

  15. Të gjitha ilustrimet janë marrë nga Fjalori në mënyrë mekanike, pa asnjë ndryshim. Ndaj lexuesi i artikullit nuk mund të diskutojë e paragjykojë çështje që mund të lidhen me ndonjë pasaktësi që mund të jetë rrjedhojë e ngutshmërisë së hartuesit për një botim sa më të shpejtë të veprës. Kështu njësitë Brinór mb. ka me brirë të mëdhenj (Str.); Brinóre mb. lopë me brirë të mëdhenj (Str.). Sykajnake mb. vajzë a nuse e bukur që i ka sytë si kajnak, burim uji (RE), janë dhënë si mbiemra, por shpjegimi është bërë për secilën si të jenë emra (shpjegimet duhet të fillonin me përemrin lidhor që dhe jo me emër: që ka brirë të mëdhenj, që i ka sytë të bukur si kajnak etj. Ose kuptohet që njësia Bukank/ë, -a m. dele me lesh të ashpër dhe të bardhë (MT), nuk mund të jetë e gjinisë mashkullore, edhe pse është dhënë me elementin m. (mashkullore). Duket i njësisë që është lapsus shpejtësie / nxitimi, sepse vetë shpjegimi me fjalën dele (e jo me fjalën dash) tregon se emri është i gjinisë femërore.

  16. Shih për këtë Xh. Lloshi, Fjalor i emrave të bimëve dhe të kafshëve shqip-latinisht dhe latinisht-shqip (Albanian-Latin and Latin-Albanian Dictionary of Plant and Animal Names). Logos-A, Shkup, 2010; Xh. Lloshi, Fjalor i emrave të bimëve dhe të kafshëve anglisht-shqip dhe shqip-latinisht-anglisht (English-Albanian and Albanian-Latin-English Dictionary of Plant and Animal Names), Logos-A, Shkup, 2014.

  17. Edhe paraqitja leksikografike e homonimisë në vepër kërkonte një kujdes dhe më të madh dhe punë korrektuese më të mirë. Në shumë njësi që hyjnë në marrëdhënie homonimike, shenjohet (markohet) me shifër romake (I, II, III etj.) si homonim gjymtyra e dytë (dhe e treta, nëse ka), por kjo nuk bëhet me të parën. Të tre shembujt e sjellë për ilustrim e tregojnë këtë.

  18. Q. Murati, Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015, f. 283.

  19. Q. Murati, po aty, f. 365.

  20. Studiuesi / leksikografi Q. Murati e orienton përdoruesin e Fjalorit që në krye të këtij kreu (pjese) për këtë gjendje gjuhësore. Ai citon Petar Skokun, i cili shkruante 80 vjet më parë se “Një nga karakteristikat kryesore të gjuhëve ballkanike është numri i madh i fjalëve me prejardhje turke, persiane dhe arabe. Fjalët orientale në gjuhët ballkanike janë aq të shumta sa kapërcejnë çdo element tjetër”. Petar Skok (Përpjekja Shqiptare, 14-15, 1938). Shih për këtë Q. Murati, po aty, f. 437.

  21. Q. Murati, po aty, f. 437.

  22. Q. Murati, po aty, f. 437.

  23. Q. Murati, po aty, f. 573.

  24. Q. Murati, po aty, f. 479.

  25. Q. Murati, po aty, f. 479.

  26. Q. Murati, po aty, f. 481.

  27. Q. Murati, po aty, f. 481.

  28. Q. Murati, po aty, f. 646.

  29. Q. Murati, po aty, f. 542.

  30. Q. Murati, po aty, f. 543.

  31. Q. Murati, po aty, f. 543.

  32. Q. Murati, po aty, f. 580.

  33. Q. Murati, po aty, f. 580.

  34. Q. Murati, po aty, f. 586.

  35. Q. Murati, po aty, f. 607.

  36. Q. Murati, po aty, f. 607.

  37. Q. Murati shkruan se “Duke gjurmuar fjalorin toponomastik shqiptar të tërthoreve të Maqedonisë, ne gjejmë atje të dhëna shumë të rëndësishme për onomastikën shqiptare, një lëndë të vlefshme që mund të plotësojë në një masë të mirë mungesën e dokumenteve të shkruara (Gj. Shkurtaj). Kësisoj, topiku Ara e Zhelit e Lajthitë e Zhelit (Krushopek, Shkup) na dëshmon antroponimin e vjetër Zhel-i, i cili del dhe tek emri i fshatit Zhelinë (Tetovë); Arat e Korres ruan emrin vetjak Kor-e, që e hasim dhe tek emri i fshatit Koroshisht të Strugës. Te Mullëjni Garanës (Kolibare, Kërçovë) gjejmë emrin vetjak Garanë, i cili ruhet edhe tek emri i fshatit Garanë (Kërçovë); Te Ar‟e Pukit (Sellcë, Tetovë), Ar‟e Tupukit (Sllatinë, Tetovë) kemi emrin personal Puk-i, i cili duket se mbijeton dhe tek emri i krahinës Pukë-a (Shqipëria Veriore); Te Kodr‟ e Lanës (Shtrazë, Kumanovë) duket të përmbahet emri vetjak Lan-a, sikurse edhe tek emri i një rrjedhe të vogël ujore Lanë (Tiranë); Te Kroj Lurës (Veshallë, Tetovë) duket të kemi antroponimin Lur-a, sikurse dhe tek emri i krahinës Lurë në Shqipëri; te Kumanica – ara (Llazhec – Manastir) kemi emrin personal Kuman, etj. Po kështu janë me shumë interes dhe antroponimet e toponimizuara Fiçi (te Ara Fiçit), Liu (Ara Liut), Marte (Arat e Martes), Odoman (Arat e Odomanit), Var-i (Arat e Varit), Libore (Ar‟e Libores), Tota (Gura Totës), Bila (Kroni Bilës), Bozi (Gjuri Bozit), Hundaveci (Gjuri Hundavecit), Siga (Bunari Sigës), Dila (Bregu Dilës), etj.” Q. Murati, po aty, f. 765.

  38. Q. Murati, po aty, f. 644.

  39. Q. Murati, po aty, f. 643.

  40. Q. Murati, po aty, f. 765.

  41. Q. Murati, po aty, f. 766.

  42. Q. Murati, po aty, f. 7.

  43. Q. Murati, po aty, f. 13-14.

  44. Q. Murati, po aty, f. 14.

Downloads

Botuar

2023-12-17

Si të citoni

Memisha, V. (2023). Q. Murati, fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e Shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015. Studime Filologjike, 1(3-4), 195–224. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3163

Numri

Seksioni

Materiale dhe dokumente