Pjetër Bogdani: Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), botim kritik me një studim hyrës, transkriptim e shënime përgatitur nga Anila Omari, (botim i dytë i përmirësuar), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2015.
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3167Abstrakti
Leximi i mirëfilltë i veprave të letërsisë së vjetër shqipe dhe më tej trajtimet që bëjnë të mundur thellimin e mjaft pistave të hulumtimit si brendësimi përmbajtjesor i tyre, gjurmimi me themel i disa nënsistemeve kryesisht gjuhësore që evidentohen në tekstet përkatëse, shpjegimet e mundshme të sistemit ortografik dhe të kuptimeve të fjalëve që dhe sot e kësaj dite përbëjnë çelësa interpretimi për kohën dhe kontekstin gjegjës, bëhen të mundur së pari nga njohja e mirë e çdonjërit prej ekzemplarëve të botuar që e përfaqësojnë këtë letërsi, por mbi të gjitha nga disponimi në format të botimit kritik e filologjik të vetë veprës apo dhe të varianteve gjegjëse, nëse kjo e fundit ka pasur raste të ribotimit. Një panoramë të tillë, me interes për kohën, por dhe për studiuesit e periudhave të mëvona e përvijojnë si përfaqësues autorë të përveçëm që shënuan me sprovat e tyre një periudhë të veçantë për nga uniciteti i veprave që panë pikërisht në shekujt gjegjës dritën e botimit. Sprovat për t‟i njohur më nga afër të tilla vepra dhe studimet që janë kryer mbi historikun e lëvrimit të shkrimit shqip përmes një letërsie të mbiquajtur kishtare, ekleziastike, apo dhe ungjillore janë kulmuar më së miri nga realizimi i botimeve kritike e filologjike që bëjnë të mundur dhe sot e kësaj dite të mund të përvijohen hulumtime më konkrete mbi përmbajtjen e tyre.Shkarkimet
Metrics
References
-
Meshari i Gjon Buzukut (1555), botim kritik i përgatitur nga E. Çabej, i përbërë nga dy vëllime, që përmbajnë përkatësisht transliterimin dhe një trajtesë të gjerë studimore mbi librin e Gjon Buzukut dhe kriteret e leximit të saj mbi parime filologjike e shkencore, si dhe transkribimin e shënimet a interpretimet e shumta filologjike që mundësojnë njohjen e teksteve në pikëpamje përmbajtjeje. Botimi i parë i Mesharit (1555) i përgatitur nga E. Çabej është realizuar në vitin 1968. Vijohet një traditë e tillë realizimesh dhe nga botimet e mëposhtme kritike që i përkasin një periudhë pak më të vonë kohore: L. Matranga, E mbsuame e krështerë, (a cura di M. Mandalà), Salvatore Sciascia editore, Caltanisetta, 2004; B. Demiraj, Gjon Nikollë Kazazi dhe “Doktrina” e tij, Botime ASHAK, Prishtinë, 2006; B. Demiraj, Dictionarium latino-epiroticum (Romæ, 1635), per R.D. Franciscum Blanchum, Botime Françeskane, Shkodër, 2008; ConciɅi ProvintiaaɅi o Cuvendi J Arbenit (1706), botim kritik përgatitur nga Bardhyl Demiraj, Botime Françeskane, Shkodër, 2012. Ndërkohë, botimi i parë kritik e filologjik i veprës Cuneus prophetarum (Çeta e profetëve) të Pjetër Bogdanit i përgatitur për botim nga A. Omari është realizuar në vitin 2005.
-
L. Marlekaj, Pietro Bogdani e l‟Albania del suo tempo, Liantonio editrice, Palo del Colle, Bari, 1989; O. Marquet, Pjetër Bogdani. Letra dhe dokumente, Shtëpia Botuese A.Gj.Fishta, Shkodër, 1997.
-
Shih më poshtë gjithashtu paragrafin me titull Jeta dhe personaliteti, në Hyrje, po aty, botim kritik i cituar, f. 7.
-
Shih në veçanti B. Demiraj, Rinia dhe formimi teologjik- intelektual i Pjetër Bogdanit, në Grimca biografike mbi autorët tanë të vjetër, në Hylli i Dritës, n. 2, 2016, f. 20-35.
-
A. Omari, Konteksti historik e kulturor ku veproi Bogdani, në Hyrje, botim kritik i cituar, f. 12-13.
-
Shih në veçanti A. Omari, Motivet e shkrimit të veprës, në Hyrje, botim kritik i cituar, f. 15-16.
-
Shih në veçanti A. Omari, Vepra dhe procesi i hartimit të saj. Përkthim apo origjinale?, në Hyrje, botim kritik i cituar, f. 16-23.
-
Shih sërish A. Omari, Vepra dhe procesi i hartimit të saj. Përkthim apo origjinale?, në Hyrje, botim kritik i cituar, f. 20-21. Qasja me përpilime kryesisht të Gjashtëqindës që bëjnë të mundur të dallohen dhe brenda vetë veprës së Bogdanit disa modele tekstore të konsultuara shpjegohet hollësisht në këtë pjesë të këtij kreu, duke bërë të mundur të nënvizohet dhe puna e Bogdanit me përshtatjen e lëndës së vjelë nga literaturat kryesisht teologjike të shfrytëzuara në proces të punës së tij për përgatitjen e veprës. Siç dhe do të shprehet studiuesja Omari (po aty, kreu i cituar, Hyrje, f. 21): Por përqasjet me literaturën origjinale na qartësojnë edhe punën e autorit tonë, i cili e ka përshtatur në mënyrë krijuese lëndën e huaj, duke marrë në mënyrë përzgjedhëse faktet që i nevojiten, duke i shtjelluar në mënyrë të qartë e duke i ilustruar me shembuj qoftë nga autorët antikë, qoftë nga historia dhe jeta shqiptare, për t‟iu afruar formimit dhe mendësisë së lexuesit shqiptar të cilit i drejtohet.
-
A. Omari, Vepra dhe procesi i hartimit të saj. Përkthim apo origjinale?, në Hyrje, botim kritik i cituar, f. 22.
-
A. Omari, Vepra dhe procesi i hartimit të saj. Përkthim apo origjinale?, në Hyrje, botim kritik i cituar, f. 23: Merita dhe sfida e madhe e Bogdanit ishte ndërmarrja e një vepre me përmasa e tematikë të papara deri atëherë në gjuhën shqipe. Qoftë mendimi intelektual origjinal, qoftë puna përkthimore në fusha tematike të larmishme nga gjuhët e mëdha kulturore të kohës ndikuan në përpunimin dhe intelektualizimin e gjuhës shqipe, fare pak të lëvruar deri në atë kohë. Shqipja u ballafaqua me gjuhën më të përpunuar letrare të Evropës që ishte italishtja dhe doli me sukses nga kjo përballje. Gjatë këtij procesi ajo u pasurua me fjalë, terma e ndërtime të reja, u ngrit në një shkallë më të lartë zhvillimi, normimi e përpunimi, përvijoi stile funksionale që e bënë një gjuhë letrare funksionale dhe një piketë themelore drejt gjuhës letrare kombëtare. Puna e jashtëzakonshme krijuese e Bogdanit për pasurimin e leksikut të shqipes ka lënë gjurmë në trashëgiminë gjuhësore shqipe nëpërmjet traditës leksikografike që u mbështet gjerësisht edhe në veprën e tij duke mbërritur deri në ditët tona.
-
M. Roques, Recherches sur les anciens textes albanais, Paris, 1932, f. 34-35.
-
Mbi shenjat e pikësimit të përdorura në vepër, kriteret përkatëse që rezultojnë dhe rastet kur përdoren shpesh në vend të njëra-tjetrës, shih në veçanti A. Omari, Hyrje, Përshkrimi i shenjave grafike, në P. Bogdani, Cuneus prophetarum (Çeta e profetëve), botim kritik i cituar, Tiranë, 2015, f. 29.
-
Shih në veçanti A. Omari, Hyrje, Përshkrimi i shenjave grafike, në P. Bogdani, Cuneus prophetarum (Çeta e profetëve), botim kritik i cituar, Tiranë, 2015, f. 31: Siç duket dhe nga shembujt, përdorimi i theksit te Bogdani është imitim i grafive italiane me theks të rëndë në rrokje të shkurtër të theksuar(khs. në variantin italisht të veprës: più, virtù, fù, ò, à, andò, sù, Rè, mè, però, sì), por rrallë ka një funksion të mirëfilltë shënimi të gjatësisë së shkurtër të theksuar, pasi në shumicën e rasteve ai vendoset mbi fjalë të patheksuara. 14 Shih sërish A. Omari, Hyrje, Përshkrimi i shenjave grafike, në P. Bogdani, Cuneus prophetarum (Çeta e profetëve), botim kritik i cituar, Tiranë, 2015, f. 31-32.
-
Bëhet fjalë për Avvertimenti per leggere correttamente in lingua albanese (Udhëzime për të lexuar drejt në gjuhën shqipe), që pasojnë Të Primitë përpara Letërarit, po aty, botim kritik i cituar, f. XIX. Në këtë paragraf Bogdani sqaron rreth grafemave të përdorura dhe vlerave gjegjëse fonike të tyre, duke iu referuar shembujve konkretë nga shqipja, por dhe dialekteve të italishtes. Pavarësisht interpretimeve që mund t‟u bëhet në ditët e sotme vërejtjeve të parashtruara prej Bogdanit, duhet vlerësuar përpjekja e tij për të realizuar më së miri dhe paraqitjen grafike të teksteve të veprës së tij. 16 Shih sërish A. Omari, Hyrje, Përshkrimi i shenjave grafike, në P. Bogdani, Cuneus prophetarum (Çeta e profetëve), botim kritik i cituar, Tiranë, 2015, f. 33.
-
A. Omari, Hyrje, Probleme të segmentimit të fjalëve, në Kritere të transkriptimit, po aty, botim kritik i cituar, f. 43.
-
A. Omari, Leksiku i veprës së Pjetër Bogdanit, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2016.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.