Zgjeruesit e temës së foljes në gjuhën shqipe si njësi jomorfemore
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3226Abstrakti
Zgjeruesit e temës së foljes në gjuhën shqipe dalin si përbërës të konstrukteve foljore sintetike. Për analizën e këtyre konstrukteve do t’i shmangemi interpretimit të strukturës si lidhje sintagmatike e bazuar në inventarin e morfemave dhe në mundësitë kombinuese të tyre. Struktura morfologjike e foljes, por edhe e fjalës në përgjithësi, do të shihet jo si fryt i operacioneve kombinuese të morfemave, por si shprehëse/përfaqësim i një modeli të caktuar eptimor, i ngjizur si gjedhe konjitive1. Duke u nisur nga modeli morfologjik, nga natyra dhe rruga e përftimit të tij, mund të përcaktojmë saktësisht jo vetëm njësitë që marrin pjesë në formimin e strukturës morfologjike të foljes, por edhe natyrën e tyre në përputhje me funksionin përkatës që ato përmbushin brenda saj. Përcaktimi se “Morfologjia nuk është sintaksa e morfemave; morfemat luajnë një rol të dorës së dytë në lidhje me rregullsitë morfologjike.” (Booij, 2019:2), qëndron në themel të këtij këndvështrimi, sipas të cilit, nuk janë morfemat dhe mundësitë kombinuese të tyre që krijojnë ligjësitë morfologjike, por janë modelet, përkatësisht gjedhet konjitive, ato që i japin kuptim bashkimit dhe kombinimit të morfemave.Shkarkimet
Metrics
References
-
Një model zgjedhimi nuk mund të shihet vetëm si fryt i kombinimit të njësive përbërëse të konstruktit morfologjik foljor, por si prodhim i bashkëveprimit të faktorëve brendagjuhësorë, përkatësisht ligjësive fonetike e morfologjike (morfotaktika), me ata jashtëgjuhësorë, si prodhimtaria dhe forca thithëse e tij. Foljet që futen rishtazi në gjuhën shqipe, si printoj < to print, formatoj < to format (nga anglishtja), marrin automatikisht një -o pas temës (print+o-, klik+o-), jo për të përftuar një konstrukt foljor (ato hyjnë si folje nga anglishtja), por sepse ato bëhen pjesë e modelit që është më prodhimtar sot në gjuhën shqipe, e atij modeli që shfaq forcën më të madhe thithëse. Ky model i kërkon foljet me temë më -o, prandaj folësi, pjesë e kompetencës gjuhësore së të cilit është modeli përkatës, ia nënshtron atij çdo prurje të re të sistemit foljor. Kuptohet që veprimi i modelit në këtë rast është i lidhur ngushtë dhe i ndërvarur nga operacionet konjitive, prandaj modeli i eptimit konceptohet si një gjedhe konjitive.
-
Morfologjia ‘Word-Paradigm’ është një qasje teorike sipas së cilës përshkrimi i fleksionit mund të përmbushet duke marrë si pikënisje fjalëformat primare të tyre. Fjalëforma primare të një lekseme janë ato forma flektive që së bashku mjaftojnë për të gjeneruar të gjitha format eptimore të leksemës, përkatësisht paradigmën e plotë të fjalëformave. Për foljen arrij, p.sh., si pjesë primare mund të marrim arrij të së tashmes dhe arrita të së kryerës së thjeshtë. Sipas këtyre dy fjalëformave, të analizueshme në arri-j dhe arrit-a, mund të jepet krejt paradigma e foljes ARRIJ. Modelet që i përmbahen qasjes WP marrin fjalën si njësinë bazë të strukturës morfologjike dhe e analizojnë kuptimin gramatikor flektiv të përfaqësuar nga kundërvëniet paradigmatike. Nëse krejt paradigmën flektive të foljes e konceptojmë si një rrjetë kutish, të organizuara sipas vetës, numrit, kohës, mënyrës etj., kundërvëniet midis formave që zënë kutitë e ndryshme të paradigmës përfaqësojnë kuptimet përkatëse gramatikore. E rëndësishme në këtë rast është të zbulohen dhe të përshkruhen marrëdhëniet midis formave të ndryshme të së njëjtës leksemë. Çelësi i kësaj teorie është nocioni i fjalës morfosintaksore. Sipas kësaj teorie marrëdhëniet e formës morfologjike me atë të funksionit morfosintaksor nuk janë detyrimisht të tipit një morfemë = një funksion.
-
Në Gramatika ... 1 pranohet se historikisht emrat abstraktë më -i janë të prejardhur prej foljeve përkatëse më -it, por pohohet gjithashtu se në rrafshin sinkronik kjo gjendje paraqitet e përmbysur: “folja çudit edhe semantikisht, edhe strukturalisht, paraqitet si e prejardhur nga emri çudi, ashtu si ujit nga ujë.” (Agalliu et al., 2002:67). Një qëndrim të tillë në analizën e fjalëformimit të foljeve mban Buxheli (2008:286), kur pohon se prej emrave abstraktë (çudi, habi, mërzi etj.) janë formuar foljet më-it (çudit, habit, mërzit etj.). Këtu nuk do të merremi me analizën e hollësishme të kësaj dukurie, por do të synojmë të sqarojmë se si ka ndodhur procesi historik i prejardhjes së emrave abstraktë, për të kuptuar ndikimin e modelit morfologjik në përftimin e strukturës morfologjike.
-
Raporti paradigmatik sistematik është një lidhje e kushtëzuar formë-kuptim midis një bashkësie fjalësh që karakterizohet nga një tipar i përbashkët dhe një bashkësie tjetër të derivuar prej së parës. Në (1) bashkësia në krahun e majtë formon një paradigmë pasi përfshin emra, ndërsa bashkësia në krahun e djathtë përfshin folje të prejardhura formalisht prej këtyre emrave me anë të sufiksit -it. Midis të dyja paradigmave ekziston edhe një raport semantik, pasi semantika e foljeve përfshin kuptimin e emrave përkatës, sipas modelit ‘veprimi me/sipas E’. Brenda një raporti të tillë paradigmatik marrin kuptim edhe morfemat e varura që bëhen pjesë e strukturës morfologjike të fjalës. (Shih: Booij, 2007:7-8).
-
Në të vërtetë, në gegërishten veriore ekziston emri çud, çudë “çudi; shëmti, monstruozitet”, në frazemat asht ba për çud dhe derivatet e saj përçud “shëmtoj”, çudoj “shëmtoj”, i çudshëm etj. (Khs. Ylli, 1997:57, Omari, 2012:123, Topalli, 2017:348). Por kjo leksemë nga njëra anë ka formuar foljet përkatëse përçud e çudoj, çudnoj, dhe nga ana tjetër edhe semantikisht ndryshon nga folja çudit e mbarë gjuhës, e cila nuk e ka përbërësin semantik “shëmtoj, përçudnoj’.
-
Në kuptimin ‘dështoi, u prish shtatzënia’ (për kafshët): shturi delja, shturi lopa.
-
Sipas Mel’čuk-ut, (2006:318) mjetet morfologjike janë mjete formale gjuhësore të përdorura brenda kufijve të fjalës, të cilat ndahen në pesë tipa kryesorë:
-
I. Njësi: 1. rrjedhë fonemore (= segmente)
-
konfigurime prozodike (= mbisegmentore)
-
II. Operacione: 3. modifikime (= transformime të shenjuesve: p.sh.,
-
alternimi apo dyfishimi)
-
konversione (= transformime të tipareve sintaksore)
-
III. Rendi: 5. Rendi linear i elementeve brenda fjalëformës.
-
Sasse-ja njeh si formativ edhe -v, duke e parë këtë si mjet për modifikimin e temës së aoristit, dhe jo si mjet morfologjik i ndërfutur midis temës dhe mbaresës vetore.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.