Bardhyl Demiraj: areali kulturor i veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3235Abstrakti
Viti 2017 është shënuar nga realizimi i një botimi të rëndësishëm në fushë të gjurmimeve albanologjike e pikërisht nga ai me titull Areali kulturor i Veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017, me autor studiuesin Bardhyl Demiraj. Prej vitesh tashmë disponojmë në bibliotekat dhe tavolinat e punës disa botime të natyrës kritike e filologjike të përpiluara prej studiuesit Bardhyl Demiraj, të gjitha të vlefshme për këdo që orientohet ndaj gjurmimesh të mirëfillta ekdotike mbi një periudhë me rëndësi për historinë e shkrimit shqip e për letërsinë e shkruar shqipe. Botimi kritik e filologjik i një vepre me destinacion leksikografik e që u mbështet për të dalë në dritë të shtypit prej Kongregacionit të Propaganda Fide-s si Dicionari latinisht-shqip i Frang Bardhit (Romë, 1635)1, studimet që orientojnë më së miri drejt njohjes së profilit dhe veprimtarisë komplekse të një prelati me emër në shekullin e tetëmbëdhjetë si Gjon Nikollë Kazazi2, botimi i pajisur me një aparat të vyer filologjik e kritik mbi Aktet e Koncilit të parë të Arbënit (1703)3, dhe gjurmime e kërkime të tjera që në të njëjtën vazhdë vijojnë të jenë udhërrëfyes për një fushë studimore si ajo e teksteve të vjetra shqipe përfaqësojnë arritje mjaft të vyera në lamije të gjurmimeve albanologjike.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2023-12-26
Si të citoni
Paci, E. (2023). Bardhyl Demiraj: areali kulturor i veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017. Studime Filologjike, 1(3-4), 289–300. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3235
Numri
Seksioni
Kritikë dhe bibliografi
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.