Katër “të tjerë” në veprën e Kadaresë
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3318Abstract
Krijimtaria letrare e I. Kadaresë, veç kritereve letrare, mund të periodizohet duke iu referuar si kriter ndihmës “tjetrit” që është i pranishëm në veprën e tij dhe që sundon një etapë të saj pas tjetrës. Në vështrimin e këtij studimi “tjetri” identifikohet si shprehje e sindromit të armikut, një sindrom tradicional në traditën gojore dhe në letërsinë shqipe (përgjithësisht në letërsitë ballkanase), që u dyfishua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të me sindromin e rrethimit. Katër “të tjerë” të tillë në këtë vepër, që sundojnë periudha të vijueshme letrare të autorit, janë: fillimisht imperializmi (prej fillimeve të krijimtarisë, deri te poema “Shqipëria dhe tri Romat” dhe shenjimet e udhëtimit “Linja të largëta”, të dyja të munguara në botimin e fundmë të veprës së plotë të autorit)1; perandoria osmane (prej “Kështjellës” - “Rrethimit”, “Komisionit të festës”, “Kamares së turpit” dhe “Pashallëqeve të mëdha” deri te “Vjedhja e gjumit mbretëror”); sovjetikët (prej “Dimrit të vetmisë së madhe” deri te “Muzgu i perëndive të stepës”) dhe kinezët (“Koncert në fund të dimrit”, “Spiritus”, “Muri i madh kinez”). Në mënyrë të tërthortë tjetri-demon paraqitet edhe në romanin “Përbindëshi”. Këta “të tjerë”, përgjithësisht të demonizuar, jo gjithnjë e ndjekin në një rend të rreptë kronologjik njëri-tjetrin në veprën e shkrimtarit. Duke qenë si rregull vijime relative, herë-herë paraqiten edhe alternues mes tyre.Downloads
References
-
Alessandro Scarsella, në Leggere Kadare: Presentazione, Biblion edizioni 2007, p. 12, tërheq vëmendjen e lexuesit: “Su antiromanità e anti-imperialismo di Kadare si vedano invece i rilievi di Stefano Trovato”. Shih dhe artikullin e S. Trovato-s “L’antichità, l’Albania e Kadare”, po aty, p. 61-77.
-
I. Kadare, në një shenjim shpjegues për botimin e fundmë të veprës së plotë, vëllimi X, njofton se triptiku “Koha e grindjes”, do të ishte “një sagë bashkëkohore mbi tre acarimet e Shqipërisë komuniste me ish-aleatët e saj, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë”. Shih: I. Kadare, “Vepra”, vëllimi X, Tiranë 2008. Termat “diptik”, “triptik”, “trilogji”, “sagë” autori i ka përdorur herët dhe
-
i përdor shpesh dhe në botimin e fundmë. Duke shpjeguar lidhjet midis veprave “Kush e solli Doruntinën” dhe “Ura me tri harqe”, autori shton se “Breznitë e Hankonatëve” do të ishte “vepra e tretë” e një sage “të familjes së vjetër të Gjirokastrës” - I. Kadare, Vepra, vëllimi X, Tiranë 2008. Autori mendon se edhe “‘Vajza e Agamemnonit’ dhe ‘Pasardhësi’, ndonëse të shkruara në kohë dhe regjime të ndryshme, përbëjnë një diptik” (po aty). Këto nënstruktura janë krijuar si rregull prej “tjetrit” të pranishëm në vepër.
-
Po aty, shenjim në hyrje të romanit Dimri i vetmisë së madhe, në “Vepra”, vëllimi V, Tiranë 2008.
-
Shih, ndër të tjera Gilles de Rapper, Ismail Kadare et l’ethnologie albanaise de la seconde moitié du XXème siecle, në: “Actes du colloque lectures d’Ismail Kadaré”, Université de Paris X, Nanterre, 29-31 mai 2008, p. 7: “Eschyle ou l’éternel perdant” exprime l’admiration personnelle de l’auteur pour le tragique grec et contient des réflexions”.
-
“Zakonisht, në Byronë Politike, një e katërta e ndoshta një e treta ishin “shule” ose vllahë. Të zgjedhur nga Comintern-i ose Enver Hoxha, “shulet” dhe vllehët ishin tepër të përshtatshëm për udhëheqjen komuniste, për arsyen e vetme se ata, duke mos pasur lidhje me kombin shqiptar, nuk kishin kurrfarë dhimbsurie për të. Atyre mund t’u thoshe: goditini pa mëshirë! Dhe ata do të goditnin pa iu dridhur dora gjithçka: themelet e kombit, historinë, njerëzit. Ata do ta gjymtonin racën krenare të shqiptarëve me shumë zell, ngaqë në këtë zell kishte pjesën e vet revanshi për fyerjet e dikurshme, hakmarrja dhe kompleksi i tyre i inferioritetit”. Shih: I. Kadare, “Nga një dhjetor në tjetrin”, Fayard 1991, f. 65-66.
-
Shaban Sinani, “‘Tjetri’ në traktatin ideologjik të Samiut”, botuar në “Prurje kulturore orientale”, Tetovë-Tiranë 2007, f. 125-138.
-
Krhs. për këtë: “Uh! Evropë, ti kurvë e motit / qi i rae mohit besës së Zotit / po a ky â shêji i qytetnisë / me da tokën e Shqipnisë”, vargje të njohura nga “Lahuta e Malcìs” e Gjergj Fishtës (“Kanga e trembdhetë”); dhe betimin mitologjik të vargjeve të eposit të kreshnikëve: “Shtatqind vjet do t’i djeg kullat / shtatqind vjet do t’i vras qentë”.
-
Maria Todorova, “Imagining the Balkans”, edit. Oxford University Press, 1997. Gjithashtu: Gawronski, B., Deutsch, R., Mbirkou, S., Seibt, B., & Strack, F.: “When “just say no” is not enough: Affirmation versus negation training and the reduction of automatic stereotype activation”, në “Journal of Experimental Social Psychology”, nr. 44, 2008, 370-377.
-
Jacques Derrida: Du droit à la philosophie, Paris 1990, p. 252.
-
Më gjerësisht për opozicionin e stereotipeve në kulturën tradicionale shqiptare: Sh. Sinani, Vetja dhe tjetri në epos, në “Mitologji në eposin e kreshnikëve”, Tiranë 2000, f. 100-111.
-
Shaban Sinani, Koncepti për tjetrin në kulturën tradicionale shqiptare, botuar në “Prurje kulturore orientale”, Tetovë-Tiranë 2007, f. 125-138.
-
“Halili e këndon këtë këngë “n’gjuhë të parve”, që nuk ia merr kurkush vesh. Se çfarë do të ketë qenë kjo gjuhë e t’parve, për këtë vetëm mund të spekulojmë - por hipoteza më e besueshme është që të ketë qenë shqipja; meqë sllavishtja përjashtohet vetvetiu, si gjuhë që do të ishte marrë vesh sakaq nga të pranishmit” - Ardian Vehbiu, Gjuha e Halilit, në “ResPublica”, 4 shtator 2011.
-
Francesco Maria da Lecce, Dittionario Italiano-Albanese, botim kritik me hyrje dhe fjalësin shqip përgatitur nga Gëzim Gurga, Botime Françeskane, Shkoder 2009 (“Dittionario italiano-albanese di f. Francesco Maria da Lecce”, min. riformato missionario d’Albania e prefetto apostolico di Macedonia. Manoscritto cartaceo datato: In Palermo mano propria, 1702), shkruan në parathënie se “këtë fjaluer nuk po e shkruej për ty, o Shqypëtar”, dhe kështu ai numërohet ndër “pagëzuesit” e shqiptarëve me etnonimin e ri, që erdhi nga “shqip”, e kjo nga “explicitus” - “qartë” ose “excipere”, “shpjegohem”.
-
Shih për më shumë: Bardhyl Demiraj, Shqiptar - Albanian, Tiranë 2010.
-
Origjinali ruhet në arkivin e “Seminario greco-albanese” di Palermo.
-
Shehreti i Delvinës, Alipashaida (përktheu e redaktoi I. Koçollari), Tiranë 1998, f. 221. Për vetëdijen e pashait të Janinës shih vargjet: “Ka të tjera ëndrra thellë, me dëshirë të Perëndisë / Dibrën do dhe Gegërinë t’i bashkojë, t’i ketë nën hise / Plane ka të tjera brenda do t’i bëjë sa të jetë! / Shkodrën edhe Karadakun, nën një shtet të vet t’i ketë / Kështu them unë që i shkruaj, m’i ndjen zemra me të vërtetë / Gjer në Bosnjen rreth e rrotull don t’i vërë nën pushtet”.
-
Të dhëna nga rezultatet e ekspeditës kërkimore “Jeta përmbi kufij” në këtë rajon, 2011- 2012.
-
Stefano Trovato, Kadare e le radici dell’Europa: tra sogni e traumi, në “Kadare europeo e la cultura albanese oggi” (a cura di G. Turano), Bulzoni edit. 2011, p. 79-91.
-
M. pl. Šufflay dhe bashkautorët (L. de Thallòczy, K. Jireček): Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, vëllimi I, p. 37, Vindobonensis - Vienna 1913.
-
Shih: Sh. Sinani, Letërsia në totalitarizëm, Tiranë 2011, f. 146.
-
Por te Darka e gabuar, që, së bashku me Qyteti pa reklama, Ditë kafenesh dhe Çështjet e marrëzisë, formojnë një pentalogji, Perëndimi nuk është më një antimit.
-
Shih: Sh. Sinani, Letërsia në totalitarizëm, Tiranë 2011, f. 428 e vijim.
-
Matteo Mandalà, Parathënie romanit Rrethimi, të I. Kadaresë, “Vepra”, vëllimi III, Tiranë 2008.
-
Elio Miracco, Analizë e temave të romanit “Kështjella” të I. Kadaresë, në “Përpjekja”, nr. 28-29, vjeshtë 2012, f. 347. Krhs. dhe: Giuseppina Turano, “Ripensare l’Albania di Kadare tra l’Occidente Europeo e l’Oriente Asiatico”, në “Kadare europeo e la cultura albanese oggi” (a cura di G. Turano), Bolzani edit. 2011, p. 109-141.
-
Për më shumë shih: Elio Miracco, Analisi di temi del romanzo “Kështjella” di Ismail Kadare, Centro di Studi Albanesi, Roma 2007. Shih dhe variantin e përkthyer tani së fundmi në shqip nga E. Gjikaj në revistën “Përpjekja”, nr. 28-29, viti 2012 (numri pranverë-vjeshtë), me titull Analizë e temave të romanit “Kështjella” të Ismail Kadaresë, f. 308-353. Gjithashtu: I. C. Fortino, Un incursione ottomana in Albania nella rivisitazione letteraria di Ismail Kadare, në “I turchi, gli asburgo e l’Adriatico” (a cura di G. Nemeth e A. Papo), Trieste 2007, p. 65-78.
-
John K. Cox: Interrogating Ottoman Power, në “Ismail Kadareja dhe vepra e tij”, botim i Universitetit “E. Çabej”, Gjirokastër 2006, p. 29-39.
-
Për më shumë rreth dallimit të dy koncepteve shih: Friedrich Nietzsche, On the Use and Abuse of History for Life, Vancouver Island University, Canada, 2010, p. 4-41.
-
Shih për më shumë: Stéphane Courtois e Ismail Kadare, La vérité des souterrains, në “Le Dossier Kadaré”, Odile Jacob Editions, Paris 2006.
-
Ismail Kadare, Vepra, vëllimi i 5-të, Tiranë 2008, f. 9: “Romani “Dimri i vetmisë së madhe” u shkrua më 1971, për t’u botuar një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut “Koha e grindjes”, një sagë bashkëkohore mbi tre acarimet e Shqipërisë komuniste me ish-aleatët e saj: komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë. Libri i parë, grindja me jugosllavët, nuk u shkrua asnjëherë, kurse i treti, “Koncert në fund të stinës”, i ndaluar për një kohë të gjatë, u botua pak kohë para rënies së komunizmit”.
-
Krhs. dhe të dhënat burimore në librin e N. Hoxhës Miqësi e tradhtuar, Tiranë 2004, f. 176-177.
-
Për një ndryshim krahasimtar që vërehet në përftimin e shqiptarëve dhe serbëve në vështrimin e njëri-tjetrit mund të shihet koleksioni Srpsko-Albanski odnosi: pogled iz Albanije, Beograd 2011.
-
Për një mendim të ndryshëm sa i takon demonizimit të paqenë të kishës lindore në romanet me motive baladat mesjetare mund të shihet: Matteo Mandalà: “Urat kronotopike kadareiane”, parathënie romanit “Ura me tri harqe” të Ismail Kadaresë, në Vepra, vëllimi X, Tiranë 2008. Gjithashtu dhe Shaban Sinani, “’Sytë e Simonidës’ - si çliron shkrimtari shqiptarët nga një faj i paqenë historik: paralele mes romaneve “Sytë e Simonidës” i Dhimitër S. Shuteriqit dhe “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë”, në “Perla”, viti 1998, nr. 3, f. 134-143.
-
Pipi Mitrojorgji: “Ide që lidhen me pasurinë shpirtërore dhe qëndresën e popullit: mbi përmbledhjen me novela “Gjakftohtësia” e I. Kadaresë”, në “Drita”, nr. 5, Tiranë, 11 janar 1981, f. 5-6.
-
Ke Jing.: “Change the Hostile Other into Ingroup Partner: On the Albanian-Serb Relations”, në: “The Western Balkans Policy Review”, vol. 2, Issue 2, 2012/2, p. 73-92. Idem: “The Kosovo’s problem in Kadare’s works”, në “International Journal of Arts & Sciences”, Boston 2012.
-
Më gjerësisht, M. Mandalà: Ismailand-i dhe urat kronotopike kadareane, në “Hylli i Dritës”, Shkodër 2009, nr. 1, p. 66-98.
-
Alessandro Scarsello, Presentazione, në “Leggere Kadare”, Biblion edizioni, 2007, p. 12: “L’“albanesità” assoluta di Kadare non esclude, infatti, l’adozione di procedimenti caratteristici della postmodernità e di tecniche spendibili nel dominio del romanzo “globale””.
-
Caterina Carpinato, në studimin e saj “Christòforos Milionis, “l’amico d’infanzia” di Ismail Kadare”, botuar në “Leggere Kadare: critica, ricezione, bibliografia” (a cura di A. Scarsella), Biblion edizioni 2008, p. 77-87, shenjon autorë dhe vepra të mirënjohura të poetëve bashkëkohës grekë që shprehin të njëjtën empati ndaj shqiptarëve, ndër të tjera dhe: “Άσμα ηρωικό και πένθιμο για τον χαμένο ανθυπολοχαγό της Αλβανίας” - “Këngë heroike dhe funebre për togerin që ra në Shqipëri” dhe “Αλβανιάδα” -“Albaniada” të nobelistit O. Elitis. Shih dhe Anteia Frantzi, “Literature and national consciousness of the Greek minority in the Northern Epirus”, botuar në “The Historical Review”, 2006/3, p. 205-213; si dhe: Χριστόφορος Μηλιώνης, “Ο παιδικός μου φίλος Ισμαήλ Κανταρέ” - “Miku im i fëmijërisë Ismail Kadare”, në “Η Καθημερινή”, 16 janar 1977.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.