Konferencë ndërkombëtare për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3359Abstrakti
Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më datën 22. XI. 2012 në Universitetin “La Sapienza” të Romës u zhvillua konferenca ndërkombëtare “L’Albania indipendente e le relazioni italo-albanesi” (“Shqipëria e pavarur dhe marrëdhëniet italo-shqiptare”). Merrnin pjesë studiues italianë, arbëreshë dhe shqiptarë. Ishin të pranishëm Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Edmond Panariti, ambasadori i Shqipërisë në Itali, z. Llesh Kola dhe personalitete të lartë të shtetit italian e të Universitetit. Kumtesat e paraqitura trajtonin çështje të ndryshme që lidhen me periudhën e krijimit të shtetit shqiptar, me marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë etj. Nga pala shqiptare referuan: Neritan Ceka me kumtesën “Il contributo italiano alle ricerche archeologiche in Albania” (“Ndihmesa italiane në kërkimet arkeologjike në Shqipëri”), Rando Devole me kumtesën “L’immigrazione albanese in Italia. Un ponte tra i due paesi” (“Emigrimi shqiptar në Itali. Një urë ndërmet dy popujve”); Sokol Paçuka me kumtesën “Lo sviluppo del sentimento nazionale albanese” (“Zhvillimi i ndjenjës kombëtare shqiptare”); Ilir Kulla me kumtesën “Il ripristino della vita religiosa in Albania (1991-2012)” (“Rivendosja e jetës fetare në Shqipëri (1991-2012)”; Kolec Topalli me kumtesën “Le relazioni storiche e linguistiche fra i popoli delle due coste dell’Adriatico” (Marrëdhëniet historike e gjuhësore ndërmjet popujve të dy brigjeve të Adriatikut”. Gjatë konferencës pati pyetje e diskutime për probleme të ndryshme.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2024-01-04
Si të citoni
Topalli, K. (2024). Konferencë ndërkombëtare për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Studime Filologjike, 1(3-4), 244. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3359
Numri
Seksioni
Jeta shkencore
Licensa
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.