Spiro Floqi - gjuhëtar i shquar Shqiptar (1920-1983)

Autorët

  • Remzi Përnaska
  • Emil Lafe

Abstrakti

Para tridhjetë vjetësh, më 12 prill 1983, u nda nga jeta njëri prej gjuhëtarëve më të shquar shqiptarë të gjysmës së dytë të shek. XX, dialektologu udhërrëfyes, sintaksologu i palodhur vështrimmprehtë, mësuesi, pedagogu i nderuar dhe gjurmuesi i veçantë shkencor, kolegu dhe miku ynë, i urti dhe i palodhuri Spiro Floqi. Lindi më 20 gusht 1920 në Korçë, në një familje me tradita atdhetarie, nga trungu i së cilës kanë dalë figura të shquara si Thanas Floqi, Kristo Floqi etj. Në vitin 1936 filloi mësimet në Liceun Kombëtar të Korçës, ku u shqua pothuajse çdo vit për rezultate të larta, sidomos në gjuhën franceze dhe latine. Në vitin e dytë fitoi çmimin e parë të Liceut në latinisht. Gjatë periudhës së studimeve kaloi dy klasa brenda një viti shkollor dhe arriti kësisoj ta kryente Liceun në 4 vjet. Gjatë atyre viteve gjeti dhe shoqen e jetës, nxënësen Efigjeni Vaso të Institutit Femëror të Tiranës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2024-01-05

Si të citoni

Përnaska , R., & Lafe, E. (2024). Spiro Floqi - gjuhëtar i shquar Shqiptar (1920-1983). Studime Filologjike, 1(1-2), 5–12. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3364