Probleme dhe perspektiva në Albanologji - gjendja e studimeve në një libër të ri
Abstrakti
Simpoziumi i vitit 2011, i katërti që nga viti 2003, i degës së Albanologjisë pranë Universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, iu kushtua këtë radhë 50 vjetorit të jetës së kësaj dege, që nga themelimi i saj nga Martin Camaj në vitin 1961. Nismëtari dhe organizatori i tubimit, njëkohësisht drejtuesi aktual i degës, prof. Bardhyl Demiraj, kishte arritur të bashkonte me këtë rast një numër të madh albanologësh të njohur, mbi 30 syresh, përfaqësues të njëzet qendrave studimore të ndryshme nga 9 vende europiane dhe nga SHBA. Me pjesëmarrjen e tyre në konferencë dhe paraqitjen e rezultateve të veprimtarisë së tyre shkencore në fusha të ndryshme të albanologjisë, ata treguan se interesi për studimet albanologjike vazhdon të mbetet i gjallë, përkundër shqetësimit që kanë krijuar mbyllja e lektorateve të shqipes në disa universitete të Europës dhe gjendja e rrezikuar e degës albanologjike të Mynihut.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2024-01-05
Si të citoni
Omari , A. (2024). Probleme dhe perspektiva në Albanologji - gjendja e studimeve në një libër të ri. Studime Filologjike, 1(1-2), 217–220. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3383
Numri
Seksioni
Kritikë dhe bibliografi
Licensa
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.