Mbi këpujën dhe kallëzuesin emëror në gjuhën shqipe

Autorët

  • Leonard Dauti
  • Resul Telhaj

Abstrakti

Si folje këpujë në “Gramatika e gjuhës shqipe 1” (botim i Akademisë së Shkencave) është pranuar “ajo që shërben për të vënë në lidhje pjesën emërore (emër, mbiemër, përemër) të kallëzuesit me kryefjalën”. Si e tillë pranohet folja jam, së cilës i njihet një kuptim leksikor i zbehur (po aty). I njëjti qëndrim mbahet edhe në vëllimin e dytë të kësaj gramatike (Sintaksa), ku lexojmë “Si këpujë përdoret folja jam, e cila në këtë përdorim ka kuptimin mjaft abstrakt të ekzistencës së një karakteristike. Për këtë arsye funksioni i saj kryesor është të shprehë kallëzuesinë: mënyrën, kohën e vetën.” Një qëndrim i ndryshëm ndaj foljeve këpujë shfaqet që herët në sintaksën e Justin Rrotës, dhe, para tij, në atë të Ilia Dilo Sheperit, i cili njeh si të tilla edhe gjendem, bëhem, lind, dal, mbetem, rri, rroj, dukem, dëftehem, tregohem, kuptohem, gjykohem, quhem, emërohem, thuhem, zgjidhem etj. Në mbështetje të një mendimi të tillë vijnë edhe Përnaska e Çeliku. Nga ana tjetër, Cipoja, Prifti, Domi dhe Totoni njohin vetëm foljen jam si këpujë në gjuhën shqipe.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Gramatika e gjuhës shqipe 1 (2002:261).

  2. Gramatika e gjuhës shqipe 2 (2002:189).

  3. J. Rrota, Sintaksa e gjuhës shqipe, Shkodër, 1941.

  4. I. D. Sheperi, Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe (sidomos e toskënishtes), Vlorë, 1927. Ribotuar në Romë, 1972.

  5. R. Përnaska, Gramatika e gjuhës shqipe (për shkollën e mesme pedagogjike), Tiranë, 1973.

  6. M. Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë), ILAR, Tiranë, 2012.

  7. K. Cipo, Sintaksa, Tiranë, 1952.

  8. S. Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe, Tiranë, 1963.

  9. M. Domi, Sintaksa për shkollat e mesme pedagogjike, Tiranë, 1970.

  10. M. Totoni, Kallëzuesi në shqipen e sotme letrare, në “Studime filologjike”, 1978/1, Tiranë.

  11. Gramatika e gjuhës shqipe 2 (2002:189).

  12. Çeliku, 2012:156.

  13. R. Memushaj, Bukuria e gjuhës, 3, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Podgoricë, 2009; Th. Dhima, Gjuha shqipe. Sintaksa. Gjirokastër, 2010.

  14. Stassen, (1997:65).

  15. J. Lyons, Hyrje në gjuhësinë teorike. “DITURIA”, Tiranë, 2001:300.

  16. Stassen, (1997:66).

  17. Totoni, (1978:70-71)

  18. S. Prifti, Elipsa në sintaksën shqipe. Në: Studime Filologjike, 1986/3, Tiranë, f. 146.

  19. Po aty, f. 148.

  20. Rolet theta janë objekt i “teorisë theta”, e cila si pjesë e gramatikës universale merret me përmbushjen e valencës së foljes. Qëllimi i kësaj teorie është të përcaktojë se cilat SE mund të jenë argument i foljes, si dhe të përcaktojë lidhjet semantike midis përbërësve në një strukturë. Sipas Radford-it (1988) teoria theta është një modul i gramatikës universale sipas së cilës janë marrëdhëniet tematike ato që lidhin argumentet në një strukturë. Sipas kësaj teorie çdo argument merr një rol semantik të njohur si rol-theta. Një rol-theta përfaqëson marrëdhënien semantike të argumentit me kallëzuesin. Ndër rolet theta mund të përmendim: vepruesi (ai që kryen veprimin, zakonisht kryefjala e fjalisë), përjetuesi (argumenti që përjeton një veprim, ose një gjendje psikologjike), tema/pësuesi (njësia mbi të cilën bie veprimi), synimi (njësia drejt së cilës lëviz diçka), marrësi (shfaqet vetëm me folje të cilat shënojnë ndryshim pronësie), burimi (njësia nga nis veprimi), vendi (vendi ku zhvillohet veprimi), mjeti (njësia me të cilën kryhet diçka), përfituesi (ai të cilit i jepet diçka ose që i ndodh diçka e mirë), zotëruesi (ai që zotëron diçka), i perceptuari (diçka ose dikush që perceptohet). Shpërndarja e këtyre roleve përcaktohet nga dy parime kryesore: a) kriteri theta; b) parimi projektimit. Duke u bazuar te Chomsky (1981), kriteri-theta mund të përkufizohet kështu: çdo argument mbart një dhe vetëm një rol-θ dhe çdo rol-θ përket një dhe vetëm një argumenti. Parimi i projektimit kërkon që përfaqësimet në çdo nivel sintaksor duhet të projektohen nga leksiku, në mënyrë që të vrojtojnë tiparet leksikore të njësisë që përmbajnë. Kjo do të thotë që një folje e cila merr si kryefjalë veprues nuk mund të marrë një kryefjalë temë ose synim, ndërsa foljet që kanë një kryefjalë jotematike nuk mund të bëhen pjesë e një strukture subjekti i së cilës ka fituar një rol-θ. Sipas: T. Lohndal, The Phrase structure of the copula, në “Working Papers in Scandinavian Syntax” 78, 2006, f. 39.

  21. Marantz, 1984; Chomsky, 1986; Radford, 2004; Hornstein, Nunesand Grohmann, 2005.

  22. Lohndal, (2006:40).

  23. Çeliku, (2012:155).

  24. L. Mikkelsen, Copular Clauses: Specification, predication and equation, Amsterdam: John Benjamins, 2005, f. 167.

  25. I. Hazout, The syntax of existencial constructions, Linguistic Inquiry 352004, f. 411.

  26. Lohndal, (2006:53).

  27. M. C. Baker, (2003:23).

  28. Po aty, (2003:20-21).

  29. M. Den Dikken, Relators and Linkers. The Syntax of Predication, Predicate Inversion, and Copulas. Cambridge, MA: The MIT Press, 2006, f. 15.

  30. Totoni, (1978:71); Dhima, (2010:125).

  31. Dhima, (2010:125).

  32. F. Koleci & G. Turano, Hyrje në sintaksën gjenerative të gjuhës shqipe. SHBLU, Tiranë, 2011, f. 60.

  33. Lyons, (2001:361).

  34. Cipo, (1952:5).

  35. Totoni, (1978:70).

  36. Çeliku, (2012:155).

  37. Totoni, (1978:70); Gramatika e gjuhës shqipe 1, (2002:261).

  38. Sheperi, (1927:142); Çeliku, Karapinjalli & Stringa, (1998:126); Çeliku, (2012:156).

  39. Totoni, (1978); Gramatika e gjuhës shqipe 2, (2002); Çeliku, (2012).

  40. Totoni, (1978:72); Gramatika e gjuhës shqipe 2,, (2002:191); Çeliku, (2012:158).

  41. Për mospërputhjen midis qëndrimit të mbajtur në dy vëllimet e gramatikës së Akademisë së Shkencave (Morfologjia dhe Sintaksa), në lidhje me kategoritë leksiko-gramatikore me të cilat shprehet kallëzuesi emëror, shih Gramatika e gjuhës shqipe 1, 2002, f. 108-110; Gramatika e gjuhës shqipe 2, 2002, f. 241-248.

  42. Sheperi, (1927:142); Çeliku, (2012:157).

  43. Dhima, (2010:125).

  44. Vepër e cituar.

  45. Gramatika e gjuhës shqipe 2, (2002:241).

  46. Dhima, (2010:125).

  47. Çeliku, (2012:155).

  48. Memushaj, (2009:107).

  49. Dhima, (2010:126).

  50. J. Bower, The Syntax of Predication, në “Linguistic Inquiry”, Volume 24, Number 4, Fall 1993.

  51. Po aty, (1993:597).

Downloads

Botuar

2024-01-08

Si të citoni

Dauti, L., & Telhaj, R. (2024). Mbi këpujën dhe kallëzuesin emëror në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(1-2), 155–180. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3500

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 > >>