Rreth emërzimit kontekstual të mbiemrit në gjuhën shqipe
Abstrakti
Në studimet tona gjuhësore ka zënë vend mendimi se kemi dy lloj emërzimesh: emërzim të qëndrueshëm (mbiemri ka kaluar përfundimisht në klasën e emrit) dhe emërzim kontekstual (mbiemri përdoret si emër në një kontekst të caktuar ligjërimor) (Dhrimo, 1971:82; GA, 2002:182). Mbi bazën e këtij dallimi mund të veçohen dy grupe mbiemrash të emërzuar: (i) mbiemrat që kanë kaluar në emra, si e mira, e keqja, e shëmtuara, e veja etj.; (ii) mbiemrat që shfaqen si emra brenda një konteksti të caktuar.Shkarkimet
Metrics
References
-
Çështja e përkatësisë leksiko-gramatikore nuk shtrohet për emrat prejmbiemërorë. Ata janë emra, leksema emërore që kanë pasuruar klasën e emrave. Ne këtu do të diskutojmë për njësitë e përftuara në rastet e tjera të emërzimit, ato të cilat shfaqen vetëm në një kontekst të caktuar gjuhësor, që ne i kemi cilësuar paraprakisht si mbiemra-emra.
-
Në gramatikat e gjuhës shqipe përgjithësisht bëhet fjalë për kundërvënien trajtë e shquar – trajtë e pashquar. Te format e trajtës së pashquar të emrit përfshihet edhe forma e zhveshur nga treguesit gramatikorë, e tipit djalë, njeri, zë etj. Ne këtë formë të zhveshur nga treguesit gramatikorë e konsiderojmë si formë të pamarkuar të emrit, e cila nuk karakterizohet nga tipari i shquarsisë/pashquarsisë. Në rastet kur përdoret në një tekst të caktuar, semantika e emrit të pamarkuar është e barabartë me kuptimin leksikor të tij: Unë nuk kam vëlla. Kjo formë është e paaftë të krijojë një lidhje referenciale dhe prandaj është e pakuptimtë të flasim për kuptim të pashquarsisë.
-
Shkallë ka edhe ndajfolja, e ne mund të flasim edhe për shkallë të emrit. Por nuk do të merremi me këtë çështje këtu. Kur themi “tipar i mëvetësishëm”, nënkuptojmë që ky tipar nuk diktohet nga emri me të cilin mbiemri shoqërohet, por nga vetë natyra e tij.
-
Me lidhje preferenciale do të shënojmë lidhjen midis njësisë gjuhësore dhe referentit të botës jashtëgjuhësore.
-
Në këtë rast i -ja nuk i përgjigjet u -së së emrit përkatës njeriu. Kjo kushtëzohet nga rrethimi fonologjik. Mosruajtja e së njëjtës formë tingullore në rrethime të ndryshme fonologjike është një argument në të mirë të trajtimit të tyre si alomorfe, përkundër mendimit se këtu kemi të bëjmë me dy morfema të ndryshme (Memushaj, 2012:80). Por këtu nuk do të zgjatemi mbi këtë çështje, pasi del jashtë objektit të punimit tonë.
-
KP = kujtesë e punës, pasi lidhet me ruajtjen dhe aktivizimin e të dhënave që ofron një tekst i caktuar gjatë procesit të leximit. Kjo dallohet nga kujtesa afatshkurtër (KASH), e cila ruan një numër të kufizuar fjalësh (deri në 9) gjatë procesit të leximit, si edha nga kujtesa e qëndrueshme, ose kujtesa afatgjatë (KAGJ), e cila vepron përtej procesit të receptimit të tekstit. Një grup autorësh pranojnë vetëm kujtesën afatshkurtër dhe atë afatgjatë, një grup tjetër pranon edhe kujtesën e punës (shih: Schwarz-Friesel & Consten, 2014:66; Dauti, 2017:83-84).
-
Të qenët ndërtim normal (ndërtim i rregullt gramatikor) përcaktohet nga shkalla e pranueshmërisë së ndërtimit prej folësve të një gjuhe (informatorëve). Ndërtimi me shkallë të lartë pranueshmërie është normal, ndërsa ai me shkallë të ulët pranueshmërie është më pak normal (Quirk & Svartrik, 1966:9; sipas: de Beaugrande & Dressler, 1981:136).

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.