Elipsa si bazë e emërzimit kontekstual të mbiemrit në gjuhën shqipe
Abstrakti
Në këtë artikull do të synojmë të argumentojmë se dukuria e emërzimit kontekstual të mbiemrit ndodh në një konstruksion të caktuar gramatikor, në kushtet e veprimit të elipsës mbi emrin kokë, i cili duhet të lëvizë drejt pozicionit kokë të sintagmës determinative (SD). Dukuria mund të shpjegohet si rast i një gramatikalizimi të veçantë (emërzimit) – krijim i një konstrukti gramatikor “hibrid” – për nevoja të ruajtjes së strukturës gramatikore të fjalisë dhe sigurimit të referencës tekstore.Shkarkimet
Metrics
References
-
Ky artikull është vazhdim i artikullit Rreth emërzimit kontekstual të mbiemrit në gjuhën shqipe, botuar në numrin e mëparshëm të revistës Studime filologjike.
-
Më poshtë përdorimi i termit ‘emërzim’ do t’iu referohet rasteve të përdorimit të mbiemrit në vend të emrit vetëm brenda një konteksti të caktuar gjuhësor (teksti). Rastit të përftimit të emrave falë emërzimit dhe atij të emërzimit të tyre në një situatë të caktuar do t’iu kushtohet një studim i veçantë, qoftë për shkak të gjerësisë së çështjeve që ngërthen emërzimi, qoftë për shkak të veçantisë që paraqesin ato në raport me “emërzimin kontekstual”.
-
Në Gramatikën e konstruksionit (CxG), KONSTRUKSIONI GRAMATIKOR është një njësi teorike e cila përbën njësinë bazë të analizës dhe prezantimit: ai është përkufizuar si një çift konvencional formë–funksion, i cili ofron një prototip të përgjithshëm shumëpërmasësh për të mundësuar shprehje gjuhësore të mirëformuara dhe që janë të zbatueshme te njësi të çfarëdo madhësie dhe shkalle ndërliqësie (njësi morfologjike, fjalë, sintagma, fjali etj.). Konstruksionet janë gjithashtu objekte konjitive, për shkak se japin përgjithësime dhe hipoteza të formuluara qartësisht rreth njohurive gjuhësore të folësit. Në lidhje me këtë, identifikimi i ndryshimeve në strukturën gjuhësore (nëse ato çojnë drejt gramatikalizimit ose leksikalizimit) na lejon të bëjmë hipoteza rreth ndryshimeve në përfaqësimin mendor.
-
Konstruksioni gramatikor shënon njësinë abstrakte, ndërsa konstrukti gramatikor njësinë konkrete që shfaqet në përdorim. Një konstrukt gramatikor mund të jetë një fjalë, një sintagmë (shesh pushimi), apo një fjali e tërë (Po të kishte ardhur, do të ishte kënaqur).
-
Sintagmë determinative cilësohet sintagma emërore, kur emri që del në pozicionin kokë të SE është i markuar nga treguesit e shquarsisë, të pashquarsisë, ose i shoqëruar nga përemrat që dalin në rol determinativ dhe shërbejnë si koka funksionale. Për më tepër shih: Memushaj (20082:153); Koleci & Turano (2011:65).
-
Për strukturën e sintagmës emërore të tipit E + M në gjuhën shqipe ka qëndrime të ndryshme, bile edhe prej të njëjtëve autorë (shih: Koleci & Turano, 2011:79; Dimitrova-Vulkanova, 2002).
-
Edhe Prifti e shihte emërzimin si dukuri që ndodh “gjatë procesit të ligjërimit mbi baza kryesisht funksionale.” (Prifti, 1976:63)
-
Do të përdorim dy terma për të shënuar lidhjen referenciale midis njësisë gjuhësore dhe asaj jashtëgjuhësore: referent (R) dhe referent tekstor (RT). Kur dy njësi gjuhësore kanë bashkëreferencë, i referohen të njëjtit referent, atëherë do t’i shënojmë përkatësisht RT1, RT2, RT3 . . . RTn, sipas pozicionit që dalin në tekst.
-
Ne jemi ndalur vetëm në lidhjen emër + mbiemër, por në pozicionin e mbiemrit mund të dalë edhe përemri pronor apo emri në gjinore.
-
Në interpretimin e tyre, Koleci dhe Turano-ja (2011:78), i caktojnë mbiemrit pozicionin kokë në projeksionin e ndërmjetëm midis SD dhe SE dhe bëjnë fjalë për SM, pa sqaruar se cili është roli i emrit në këtë sintagmë. Mbiemri lëviz drejt pozicionit specifikues i SFok. Treguesi i shquarsisë -a ndodhet në pozicionin Foko dhe jo në atë Do, pa sqaruar pse i caktohet ky pozicion. Ndryshe prej tyre, ne i kemi rezervuar mbiemrit pozicionin e specifikuesit në SE, jo para, por pas emrit. Lëvizja e tij drejt pozicionit kokë Foko është lëvizje subjektive, në përputhje me synimet e folësit. Mbaresa e shquarsisë mbetet në pozicionin Do, pasi nuk është ajo që e mbart tiparin fokus, por theksi dhe ndryshimi i rendit të fjalëve. Në pozicionin specifikues i SFok mund të dalin specifikues të mbiemrit, si shumë, më. Vetë emri nuk del më si kokë e sintagmës, por si modifikues i saj. Kjo mënyrë interpretimi na çon drejt pranimit të thyerjes së rregullave të lëvizjes brenda sintagmës, sipas përcaktimit të qasjes gjenerativiste për rastin e shqipes.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.