Kolec Topalli, Fjalor Etimologjik i gjuhës shqipe Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2017, 1984 f.

Autorët

  • Anila Omari

Abstrakti

Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe i prof. Kolec Topallit është vepra më e fundit madhore e tij që kurorëzon përvojën e një jete kushtuar hulumtimit shkencor në fushën e gjuhës shqipe dhe historisë së saj. Studimet për historinë e gjuhës shqipe prof. Koleci i ka nisur që në vitet ’70 dhe rezultatet e para të kësaj pune kanë parë dritën e botimit në të vetmen revistë shkencore të Institutit të Gjuhësisë “Studime Filologjike”. Këto kërkime, të kryera në kushte të vështira të jetesës së tij në ato vite, ishin fryt i pasionit dhe përkushtimit të tij ndaj studimit të historisë së gjuhës shqipe, pasi nuk ishte e lehtë t’i hyje një fushe studimore ku ishin përpjekur kolosët e albanologjisë botërore e shqiptare prej më se një shekulli e në disa breza studiuesish. Vullneti, këmbëngulja dhe dashuria për gjuhën shqipe e studimin shkencor të saj e shtynë të mësojë gjuhët e huaja të domosdoshme, klasike e të reja, për t’u marrë me këtë fushë studimesh, për të siguruar literaturën shkencore në fushën e gjuhësisë historike indoeuropiane e shqipe dhe për të përvetësuar arritjet më të konsoliduara të shkencës albanologjike në këtë fushë para se të marrë guximin të hedhë hapa të reja të mëtejshme. Këto hapa, në fillim të përqendruara në çështje të veçanta të fonetikës historike të shqipes, por të njëpasnjëshme e shumë sistematike, të shtrira në një periudhë njëzetvjeçare, sollën produkte të rëndësishme shkencore që u konkretizuan në një numër të konsiderueshëm prej 8 monografish për fonetikën historike të shqipes, prej të cilave doli edhe vepra madhore Fonetika historike e shqipes.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2024-01-12

Si të citoni

Omari , A. (2024). Kolec Topalli, Fjalor Etimologjik i gjuhës shqipe Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2017, 1984 f. Studime Filologjike, 1(3-4), 209–216. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3656

Numri

Seksioni

Kritikë dhe bibliografi

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 3 4 > >>