Struktura argumentore e predikatit foljor dhe kundërvënia formë veprore – formë joveprore

Autorët

  • Leonard Dauti

Abstrakti

Objekt i këtij artikulli është shqyrtimi i strukturës argumentore të predikatit foljor e parë në ndërvarësi me formën foljore, përkatësisht me kundërvënien formë veprore - formë joveprore të saj. Nisur nga arritjet e studimeve në lëmin e valencës së foljes, e përkatësisht të strukturës argumentore të saj, do të synojmë të analizojmë mundësinë e ekzistencës së një marrëdhënieje ndërvarësie mes kësaj kundërvënieje formale të foljes dhe organizimit të strukturës argumentore të konstruktit sintaksor përkatës, ku ajo përdoret, për rastin e gjuhës shqipe. Shqyrtimi përkatës bëhet në kuadrin e përpjekjes për gjetjen e një baze semantike për kategorinë e diatezës, pa shmangur dhe duke respektuar morfologjinë e foljes. Në varësi të rezultatit të analizës, përkatësisht ekzistencës apo mosekzistencës së një raporti simetrik midis formës foljore dhe organizimit të strukturës argumentore të foljes, do të mund të argumentojmë edhe nëse morfologjia e foljes është e vetëmjaftueshme për përkufizimin e kategorisë së diatezës dhe përcaktimin e diatezave përkatëse.

Fjalët kyçe:

valencë,, strukturë argumentore,, formë veprore,, formë joveprore,, folje,, morfologji,, diatezë,, argument i jashtëm,, argument i brendshëm,, ergativ,, antipasiv,, konstrukt.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Shembujt në këtë artikull janë marrë nga korpusi online: http://albanian.web-corpora.net/albanian_corpus/search

  2. Simboli E(Ø) shënon pozicionin e detematizuar të argumentit të jashtëm.

  3. Në gjuhën Dyirbal, folja e konstruktit antipasiv, që i përgjigjet asaj të konstruktit pasiv të anglishtes, merr një kryefjalë në rolin e vepruesit (Comrie 1988, 11) dhe në rasën absolutive.

  4. Përdorimi i formës joveprore të këtyre foljeve mund të vlerësohet si një prirje e re në gjuhën shqipe, kryesisht nën ndikimin e modelit pësor të gjuhëve të huaja. Natyra e shqipes do të kërkonte që për këto raste të përdorej forma veprore e foljes.

Downloads

Botuar

2024-06-20

Si të citoni

Dauti, L. (2024). Struktura argumentore e predikatit foljor dhe kundërvënia formë veprore – formë joveprore. Studime Filologjike, (1), 37–64. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4904