Metafora në konstruktet e strukturës argumentore në gjuhën shqipe

Autorët

  • Anila Kananaj

Abstrakti

Të folurit njerëzor në një masë të madhe përbëhet nga gjuha metaforike. Studimet mbi metaforën si një mjet konjitiv për të konceptuar ngjarjet abstrakte dhe fizike përbëjnë një ndër tematikat më të nxehta në gjuhësinë bashkëkohore. Metafora si trop dhe mekanizëm që shërben për të formuar kuptime të reja fjalësh është dukuri e studiuar në gjuhësinë shqipe. Hetimi i rolit saj në strukturën gramatikore të fjalisë ka qenë një ndër çështjet më pak të rrahura deri vonë edhe në gjuhësinë botërore, çka deri diku shpjegon përse studimet për këtë çështje në gjuhën shqipe mungojnë, veçanërisht në qasjen konjitive. Ky punim synon të plotësojë disi këtë boshllëk, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në analizën e metaforës në konstruktet e strukturës argumentore në gjuhën shqipe. Konstruktet metaforike janë vjelë nga Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (1980) dhe janë ndarë e ekzaminuar në katër grupe, sipas tipareve semantiko-sintaksore që shfaqin. Analiza teorike ngrihet mbi arritjet e studimeve mbi metaforën, duke aplikuar një qasje të integruar të teorive të gramatikës konjitive, të gramatikës konstruktiviste, të teorisë së metaforës konceptuale, si dhe të teorisë së Frame Semantics. Qasja e këtij punimi arrin jo vetëm të sjellë risi duke trajtuar një temë të re, por me anë të saj mund të shpjegohet edhe një paradoks teorik që sintaksa jonë tradicionale nuk ka arritur ta argumentojë bindshëm. Prurjet e këtij studimi kanë rëndësi për avancimin e gjuhësisë teorike, si edhe për gjuhësinë e zbatuar në vend.

Fjalët kyçe:

metaforë konceptuale, konstrukt,, strukturë argumentore, domen,, autonomi,, varësi.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Chiappe, Dan L. & John M. Kennedy. 2001. “Literal Bases for Metaphor and Simile”. Metaphor and Symbol, Vol. 16, nr. 3-4, 249-76.

  2. https://doi.org/10.1080/10926488.2001.9678897.

  3. Cipo, Kostaq. 1952. Sintaksa. Tiranë: Instituti i Shkencave.

  4. ___

  5. Gramatika shqipe. Tiranë: Instituti i Shkencave.

  6. Croft, William. 1993. “The role of domains in the interpretation of metaphors and metonymies”. Cognitive Linguistics, Vol. 4, nr. 4, 335-370.

  7. Croft, William & D. Alan Cruse. 2004. Cognitive linguistics. Cambridge, MA: Cambridge University Press.

  8. Çeliku, Mehmet, Mahir Domi, Spiro Floqi, Seit Mansaku, Remzi Përnaska, Stefan Prifti & Menella Totoni. 2002. Gramatika e gjuhës shqipe II: Sintaksa. Tiranë: Akademia e Shkencave.

  9. Deda, Albana & Monika Hasani. 2024. “Metafora konceptuale dhe nevoja e identifikimit të saj në korpusin letrar të shqipes“. Në ExLibris. 20.5. 2024. https://exlibris.al/prof-asc-albana-deda-prof-asc-monika-hasani-metafora-konceptuale-dhe-nevoja-e-identifikimit-te-saj-ne-korpusin-letrar-te-shqipes/.

  10. Deda, Albana. 2017. Diateza: kategori morfologjike apo valencë. Tiranë: Mirgeeralb. Fillmore, Charles J. 1988. “The mechanisms of Construction Grammar”. Në Proceedings of the Fourteenth Annual Meeting of the Berkeley Linguistics Society, 35–55. DOI: https://doi.org/10.3765/bls.v14i0.1794.

  11. Goldberg, Adele E. 2006. Constructions at work: The nature of generalization in language. Oxford; New York: Oxford University Press.

  12. Islamaj, Shefkije. 2012. Gjergj Fishta: Gjuha dhe stili. Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës.

  13. ___ 2021. Ligjërimi, gjuha dhe stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes. Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës.

  14. ___ 2023. Gjuha e Jakov Xoxës. Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Kananaj, Anila. 2022. “Diateza si mekanizëm gjuhësor kompleks për të formuar konstrukte alternuese në gjuhën shqipe”. Studime Filologjike, nr. 3-4, 83-126. Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike.

  15. Kostallari, Androkli, Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Miço Samara, Josif Kole, Palok Daka, Pavli Haxhillazi, Shehu, Hajri, Fedinand Leka, Kornela Sima, Thanas Feka, Beatrice Keta & Agim Hidi. 1980. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

  16. Lakoff, George. 1987. Women, fire and dangerous things: what categories reveal about the mind. Chicago: University of Chicago Press.

  17. Lakoff, George & Mark Johnson. 1980. Metaphors we live by. Chicago; London: The University of Chicago Press.

  18. Lakoff, George & Mark Turner. 1989. More than cool reason: A field guide to poetic metaphor. Chicago: The Chicago University Press.

  19. Lama, Artur. 2016. “Metafora në ligjërimin politik shqip”. Në Albanologjia, nr. 6, 133-144. Prishtinë: Instituti Albanologjik.

  20. Langacker, Ronald W. 1991. Foundations of Cognitive Grammar. Volume 2: Descriptive Application. Stanford: Stanford University Press.

  21. ___ 2002. Concept, Image and Symbol. Botimi i dytë. Berlin; New York: Mouton de Gruyter.

  22. ___ 1987. Foundations of Cognitive Grammar. Volume 1: Theoretical Prerequisites. Stanford: Stanford University Press.

  23. Memisha, Valter. 2015. Studime për fjalën shqipe 2. Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

  24. ___ 2006. “Rreth shndërrimit të togfjalëshit të lirë në njësi frazeologjike në shqipe”. Studime Filologjike, nr. 3-4, 113-131. Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike.

  25. Përnaska, Remzi. 1983. “Çështje të kundrinorit në gjuhën shqipe”. Studime Filologjike, nr. 3, 93-102. Tiranë: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave.

  26. ___ 1996. Kundrinori me parafjalë në gjuhën e sotme shqipe. Pejë: Dukagjini. Ruppenhofer, Josef Michael, Ellsworth Miriam R. L. Petruck, Christopher R. Johnson, Collin F. Baker & Jan Scheffczyk. 2016. FrameNet II: Extended Theory and Practice. 20.5.2024.

  27. https://framenet2.icsi.berkeley.edu/docs/r1.7/book.pdf.

  28. Stockwell, Peter J. 1992. “The metaphorics of literary reading”. Në Liverpool Papers in Language and Discourse, nr. 4, 52-80.

  29. Sullivan, Karen. 2013. Frames and constructions in metaphoric language. Amsterdam & Philadelphia: John Benjamins Publishing Company.

  30. Taylor, John R. 2002. Cognitive grammar. Oxford: Oxford University Press.

  31. Teichmann (Sadiku), Emine. 2010. “Valenca foljore: zanafillë e strukturave ligjërimore”. Në Hapa në universin e ligjërimit, 13-39. Tiranë: Marin Barleti

  32. ___ 2014. “Fjalori i valencave foljore, një strukturë komplekse, shumëplanëshe”. Në: Terminologjia në shkencat e ligjërimit, 97-113. Elbasan.

  33. ___ 2016. “Edhe një herë për pjesët e ligjëratës: Klasifikimi i pjesëve të ligjëratës në dritën e teorisë së valencave. Një vështrim krahasues”. Në Midis gramatikës dhe pragmatikës, 37-107. Tiranë.

  34. Thomai, Jani. 2017. Studime për gjuhën shqipe III: Semantikë leksikore. Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike.

  35. ___

  36. Vepra II: Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe. Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike.

Downloads

Botuar

2024-06-20

Si të citoni

Kananaj, A. (2024). Metafora në konstruktet e strukturës argumentore në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, (1), 65–88. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4905

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 > >>