Roli i korpusit shqip në punën kërkimore dhe mësimdhënëse të gjuhës shqipe në Kinë
Abstrakti
Teknologjia e kompjuterit ka krijuar mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të korpusit gjuhësor dhe gjuhësisë korpusore. Vitet e fundit korpuse të gjuhëve të ndryshme janë ndërtuar dhe janë vënë në shërbim të mirë të kërkimeve shkencore, të punëve praktike mësimdhënëse etj. Që të përmirësohet edhe cilësia e punëve kërkimore dhe mësimdhënëse të gjuhës shqipe në Kinë, u ndërtua një korpus i gjuhës shqipe. Ky artikull shpjegon motivet dhe parimet e ndërtimit të korpusit, prezanton përbërjen e korpusit dhe analizon rolin e korpusit në përpilimin e Fjalorit shqip-kinezisht si dhe në punë të tjera kërkimore dhe mësimore.Fjalët kyçe:
korpus shqip,, përbërje,, rol,, fjalor shqip-kinezisht,, mësimdhënie.Shkarkimet
Metrics
References
-
Në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit jepen gjithsej 43 gjuhë të huaja; 15 gjuhët që jepen në Fakultetin e Gjuhëve dhe Kulturave Evropiane, janë: shqipja, greqishtja, bullgarishtja, serbishtja, kroatishtja, rumanishtja, hungarishtja, çekishtja, sllovakishtja, polonishtja, finlandishtja, holandishtja, danishtja, islandishtja dhe norvegjishtja.
-
Pranimi i studentëve të gjuhës shqipe bëhet zakonisht çdo katër vjet. Të diplomuarit e degës sonë janë punësuar në Ministrinë e Jashtme të Kinës, në Agjencinë Sinhua, në Radion e Jashtme të Kinës etj.
-
“Praktikumi i gjuhës shqipe” ka mbaruar si projekt i Universitetit dhe pritet të botohet.
-
Për shembull, hartimet e studentëve kinezë që mësojnë gjuhën angleze, përmblidhen në një korpus special dhe në bazë të tij mund të studiohen gabimet e studentëve.
-
Për të thjeshtuar regjistrimin e frekuencës, ne zgjodhëm butonin “trajto të gjitha germat si të vogla”. Kjo ka dobinë e vet, se fjalët në fillim të fjalisë në këtë mënyrë regjistrohen ashtu siç duhet. Këtu, ii në tekstin origjinal është II.
-
Kjo punë është shumë e lodhshme dhe u bë me ndihmën e studentëve. Në bazë të statistikave të reja fituam një listë tjetër të 3000 fjalëve të shpeshta. Të dyja listat, me gjithë ato probleme të dukshme në to, shërbejnë pozitivisht në punët tona kërkimore dhe mësimdhënëse.
-
Në Fjalorin e shqipes së sotme (2002) ka vetëm tani dhe tashti, por jo tash. Nga regjistrimet e fjalëve kemi evidencë që tash përdoret shpesh dhe me një frekuencë më të madhe sesa tashti. Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe e trajton tash si një zë më vete, ndërsa Fjalori anglisht-shqip në shpjegimin e fjalës now ka dhënë të tria fjalët shqipe: tash, tashti dhe tani, ku tash zë vend përpara dy të tjerave. Fjalori kinezisht-shqip i trajton këto tri fjalë veç e veç dhe, në bazë të korpusit, jep shpjegim për dallimet e tyre në përdorim.
-
Në fjalorët ekzistues globalizëm, sipas konceptit dhe ideologjisë të vjetër, është shënuar me keq. dhe shembulli pas shpjegimit të kuptimit është lufta kundër globalizmit.
-
Materiale të tilla nuk i fusim në korpus. Nuk i përdorim direkt as në mësim, se kështu ndikon keq te studentët. Do të ndërtojmë edhe një korpus të këtyre materialeve për studimin e çoroditjes së shqipes.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.