Successi d’alcuni nostri frati Minori Riformati Missionarij d’Albania, et altri fatti adherenti nelli travagli dell’Albania Scritto di mano propria dell’occulato testimonio p. Leone da Cittadella sacerdote missionario. Si racconta particolarmente la stess
Abstrakti
Materiali që po botojmë në këtë numër është një tjetër dokument me rëndësi nga kujtimet e misionarëve italianë që erdhën për herë të parë në Shqipëri që nga viti 1634. Një paraqitje të përmbledhur të këtyre dokumenteve nga Lucia Nadin, zbuluese e këtyre dokumenteve në arkivin historik të Venecies, e kemi botuar në numrin 1-2 të revistës Studime Filologjike të vitit 20211, ku është botuar edhe dorëshkrimi i Atë Cherubino da Trentos. Këtu e shohim me vend të paraqesim përshkrimin e detajuar të tekstit të Leone da Citadella-s nga e njëjta autore në një artikull të botuar në vitin 2022 në revistën Palaver. Teksti i transkriptuar i misionarit Leone da Citadella nga Padova u lexua dhe u redaktua në ballafaqim edhe me origjinalin në dorëshkrim, të cilin na e vuri në dispozicion me bujari prof. Lucia Nadin. Dorëshkrimi paraqet vështirësi të mëdha për t’u lexuar, sidomos nga një sy joekspert, pasi shkrimi i dorës është shpesh herë i pakuptueshëm, me shkurtime të shumta fjalësh që ishin në stilin e shkrimeve të asaj kohe, me një gjuhë arkaike të shekullit XVII të përshkuar nga dialektizma të italishtes së Veriut dhe plot me luhatje drejtshkrimore e gramatikore, me emra vendesh dhe njerëzish të Shqipërisë dhe sidomos me një numër fjalësh e shprehjesh në gjuhën shqipe të paraqitur sipas shqiptimit të misionarëve italianë, prandaj transkriptuesi, Padre Meneghin, arkivist i Arkivit të Venecies në vitet ’60 të shekullit të kaluar, meriton admirim për punën profesionale, të saktë e jashtëzakonisht të mundimshme të transkriptimit të dorëshkrimeve të hershme të kësaj natyre(1). Megjithatë, gjatë leximit të tekstit hasej ndonjë vend ku kuptimi nuk dilte i qartë, ku fjalia apo teksti ngecte, ose kur duheshin verifikuar emërtimet, emrat vetjakë, fjalët e shprehjet shqip. Me gjasë, ndonjë gabim leximi ose digjitimi, madje edhe ndonjë harresë midis rreshtash, mund të ketë shpëtuar gjatë digjitalizimit të dorëshkrimit të transkriptuar, kështu që një përqasje me origjinalin ishte e nevojshme për të përmirësuar tekstin gjatë përgatitjes për botim. Përveç korrigjimeve në tekst, dokumentin e pajisëm me shënime shpjeguese të nevojshme për sqarimin e disa trajtave arkaike ose dialektore të tij, të emrave të vendeve shqiptare, trajta e të cilëve në tekst i largohet trajtës së sotme në shqipe, dhe me transkriptimin në alfabetin e sotëm të shprehjeve dhe fjalive shqip në tekstin origjinal, të cilat janë shkruar me alfabetin e shekujve XVI-XVIII të teksteve të vjetra shqipe, ku spikasin tri shkronja të veçanta të marra nga alfabete jolatine: shkronja <{> me vlerën e /z/, <ƺ> me vlerën e /θ/ (= th) dhe <ɣ> me vlerën e /y/. Gjuha e këtyre fragmenteve është ruajtur duke respektuar shqipen veriore të shekullit XVII, një gjuhë bashkëkohase me atë të Frang Bardhit, Pjetër Budit dhe Pjetër Bogdanit, por që ka tipare të gjuhës së folur, dhe në ndonjë rast mund të pasqyrojë edhe nivelin e njohjes së gjuhës shqipe nga misionari italian, sado ta ketë praktikuar këtë gjuhë. Në vijim sjellim versionin shqip të sythit mbi tekstin e Atë Leone da Citadella-s nga punimi i L. Nadin, me bindjen se paraqitja e origjinalit vlen shumë më tepër sesa referimi i pjesshëm tek ai.Shkarkimet
Metrics
References
-
L. Nadin, “Françeskanët venecianë në Shqipërinë e shekullit XVII”. Studime Filologjike, nr. 1-2, (2021), 5-18.
-
L. Nadin, “‘Santa pazzia’ francescana nell’Albania del secolo XVII”, në: Palaver 11, n. 2, (2022), 5-90. DOI 10.1285/i22804250v11i2p5. http://siba-ese.unisalento.it, © 2022 Università del Salento. Teksti që po botojmë në shqip përfshin ff. 69-82.
-
Tregimi i P. Leones hedh dritë tërthorazi mbi politikën e paqartë veneciane të marrëveshjes dhe pazareve me turqit, një karakteristikë e vjetër e saj. Edhe nga ky këndvështrim, të gjitha tekstet e misionarëve françeskanë janë me interes studimor ndërdisiplinor.
-
Është me rëndësi një shënim i P. Leones: në misionin e Troshanit gjendej i sëmurë P. Cherubino, me të ishin P. Giacinto da Sospello dhe P. Bernardo Trevisano: së bashku, mes qindra vështirësive dhe me ndihmën e një të krishteri të mirë, nga Buna marrin rrugën e Kotorit. Në Kotor P. Cherubino vdes dhe kështu letrat e tij, shkrimet e tij personale mbetën në dorë edhe të P. Giacinto da Sospello-s i cili në fakt më vonë i vuri në përdorim.
-
Konflikti mes dy dioqezave ka qenë i gjatë dhe i njohur.
-
Dokumentimi gjuhësor që japin tekstet françeskane, të cilat do të botohen së shpejti, mund të jetë me interes për shkak të hapësirës së tij kohore, pra mesit të viteve 1600, që rrjedhimisht i paraprin Fjalorit italisht-shqip të Francesco Maria da Lecce-s të vitit 1702, për të cilin khs. botimin kritik të Gëzim Gurgës, (Botime Françeskane, Shkodër, 2009).

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.