Shaban Sinani, Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022

Autorët

  • Evalda Paci

Abstrakti

Përmbledhja studimore me titull Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2022 përbën një prej silozhave më përfaqësuese të kontributeve të Shaban Sinanit në disa disiplina studimore në albanologji, ndër të cilat historia e shkrimit, historia e letërisë, vëmendja ndaj pasurive arkivore në institucione të kërkimit shkencor në vendin tonë, por dhe homazhet ndaj figurash themelore në historinë e studimeve albanologjike, spikasin në mënyrë të qartë. Autori ka gjetur natyrshëm një rrugë të reflektimit të shkrimeve që janë më së pari të natyrës studimore dhe orientojnë në mënyrë të peshuar në një raport mes trajtesash që lidhen me pasionet më të hershme hulumtuese të tij dhe atyre të mëvona, me të cilat kurrsesi nuk mund të thuhet se është shënuar një vijë ndarëse me sprovat më të para në fushë të studimeve më specialistike.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Shih në veçanti Shenjim hyrës nga autori, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademisa e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022): Lënda që përmban ky libër është shkruar përgjatë më shumë se tri dekadave. Përmban shkrime për 50 autorë dhe vepra të studiuesve akademikë, që kanë lënë gjurmë në studimet albanologjike. Shkrimet më të hershme u takojnë veprave të E. Çabejt, Sh. Demirajt, A. Budës, Dh. S. Shuteriqit. Më i hershmi është shkruar në vitin 1988.

  2. Shih në veçanti “Për mendimin e kryehershëm historiko-letrar të Eqrem Çabejt”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 11-19. Në këtë shkrim që mban vitin 1990 në përmbyllje të tijevidentohen natyrshëm kontributet më të hershme të E. Çabejt, në veçanti ato të viteve ’30 të shekullit të kaluar, me të cilat fillon e përvijohet profili i një studiuesi të dijes së albanologjisë, që nuk lë jashtë vëmendjes elementet e gjuhësisë dhe të literaturës sonë, me dëshmitë më të hershme përkatëse të dokumentuara e të trajtuara dhe në këtë periudhë në doracakë studimorë të filologjisë e të studimit të teksteve dhe nga studiues të të njëjtave disiplina në rrethet akademike evropiane. I të njëjtit vit (1990) është dhe trajtesa me titull Çabeji ynë, model vlerësimi i studiuesit për studiuesin, që i kushtohet veprës së Sh. Demirajt për E. Çabejn.

  3. Sh. Sinani, “Danezi që ringjalli veprat e Pjetër Budit”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 80-89.

  4. Shih gjithashtu dhe G.Svane, “Formimi i gjuhës letrare shqipe siç paraqitet në “Pasqyrën e të rrëfyemit” të Budit (1621)”. Studime Filologjike, n.3, (1982).

  5. Sh. Sinani, “Tri ligjërata universitare nga Mahir Domi”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 118: M. Domi ka mendime origjinale për periudhizimin e përgjithshëm të historisë së letërsisë shqipe dhe për karakterizimin e çdo periudhe një pas një. Në vështrimin e Mahir Domit, tradita letrare deri në shekullin e romantizmit mund të konsiderohet si një periudhë e vetme, periudha parakombëtare, ide që është rikthyer kohët e fundit në diskutimet shkencore për një histori të re të letërsisë shqipe.

  6. Sh. Sinani, “Tri ligjërata universitare nga Mahir Domi”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 117: Dorëshkrimi është një monografi ndërdisiplinore, me të dhëna jetëshkrimore, historiografike, fetare, gjuhësore, letrare, për autorin, Çetën e profetëve në dy botimet dhe për historinë e shqipes së shkruar në rrafsh krahasues midis veprave të autorëve të vjetër, sidomos midis P. Budit e P. Bogdanit.

  7. Shih në veçanti, ibid., trajtesë e cituar, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 117-118: Ligjërata kushtuar traditës së letërsisë shqipe deri në periudhën e Rilindjes vijon një interesim të hershëm të studiuesit Mahir Domi, që është dhe autor i kreut të katërt të vëllimit të parë të tekstit universitar Historia e letërsisë shqipe, botuar më 1959 (187-195) kushtuar personalitetit të Gjon Buzukut dhe Mesharit të tij. Duke qenë përgatitur për një mjedis të huajsh, jo vetëm kjo, po dhe tri ligjëratat e tjera, nuk kanë asnjë ndikim qoftë dhe frazeologjik prej sloganeve të politikave kulturore e ideologjike sunduese të kohës.

  8. Sh. Sinani, “Letërsia e vjetër shqipe në shkrime e tejshkrime të Rexhep Ismajlit”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 191-196.

  9. Sh. Sinani, “Dialektet si bartës kulture: E folmja e Reç-e-Dardhës në kërkimet e Bahri Becit”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 201-205.

  10. Sh. Sinani, “Për zbunimet tradicionale në antroponimi”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 206-208.

  11. Sh. Sinani, botim i cituar, 90: Në dallim prej dëshmive të parashqipes, që nuk i kalojnë në tërësi më shumë se një mijë leksema, dhe që në tërësinë e tyre janë thuajse të gjitha emërtime të përveçme: emra qytetesh, malesh, fisesh dhe mbretërish, fjala shqipe e gjetur prej Dh.S.Shuteriqit ka karakterin e njësisë gjuhësore me përdorim të përgjithshëm. Ky fond fjalësh, të gjetura si mikrotekste a ndërtekste kryesisht në mjedise gjuhësore aloglote, përbën një rezervat të rëndësisë parësore për studime për një fjalor historik të shqipes, për raportet e shqipes së shkruar me atë të parashkruar, për evolucionin ndërkohor dhe për historinë e shqipes e alfabetizimit të saj në shekujt pas humanizmit evropian.

  12. Sh. Sinani, botim i cituar, 91: Përmes kërkimeve gjysmëshekullore për certifikimin e procesit historik të evolucionit të shqipes Dh.S.Shuteriqi arriti të koleksionojë çdo dëshmi të mundshme për të provuar ekzistencën e gjuhës shqipe prej shekujve më të hershëm deri në periudhën letrare të saj. Ai besonte se mund të dëshmonte edhe shekullin e kalimit prej gjuhës mëmë te gjuha e re, të paktën edhe një shekull më në thellësi kohore, duke iu referuar formës Gion të emrit të emrit të ungjilltarit të Krishtit gjetur në një kishë të fillimeve të krishtërimit të hershëm në rrethinat e Pogradecit dhe e përzgjodhi nga kronikat perëndimore e lindore dhe librat e pelegrinëve, udhëtarëve ekzotikë, misionarëve fetarë, relatorëve apostolikë dhe të notariatit laik, që kanë prekur në rrjedhë të shekujve hapësirën shqiptare për shkak të detyrës të tyre ose të pasionit për të njohur gjuhë e kultura të tjera.

  13. Përpjekja nga ana e Shuteriqit për të dokumentuar çdo dëshmi të mundshme në lidhje me historinë e gjuhës e të dëshmimit shkrimor të shqipes pasqyrohet dhe në evidentimin e të dhënave të përveçme në kronika apo relacione të kohëve më të hershme, të cilat marrin një rëndësi të veçantë pikërisht për arsye të kohës në të cilën përmenden në burimet përkatëse. Shih sërish Sh. Sinani, po aty, botim i cituar, f.91.

  14. Shih në veçanti trajtesën me titull “Dy studime në dorëshkrim të Dh. S. Shuteriqit”, në Sh. Sinani, botim i cituar, 98-105.

  15. Sh. Sinani, “Një histori letërsie e ndaluar (1968)”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 229-239.

  16. Për çështjen e rimarrë të historisë së letërsisë së shkruar shqipe nga F. Dado shih sërish dhe Sh. Sinani, fida teorike të historiografisë letrare po aty, botim i cituar, 477-480.

  17. Sh. Sinani, “Midis dy Rilindjeve”, ibid., botim i cituar, 251-257.

  18. B. Demiraj, “Viti i zbulimit të “Mesharit” të Buzukut dhe ndonjë çështje tjetër që lidhet me të”, në Biblos, n. 23-24, (Palermo, 2003), 47-51; M. Mandalà, “Meshari i Buzukut në Sicili”, në Milosao, (18.5.2014).

  19. Sh. Sinani, ibid., botim i cituar, 258-259: Klerikët, mendimtarët dhe shkrimtarët arbëreshë, qenë ata që krijuan të parët mitet themelore të domosdoshme për një ideologji kombëtare: mitin e lashtësisë, mitin e prejardhjes së zgjedhur, mitin pellazgjik, mitin e lavdisë historike, mitin e heroizmit dhe të mbijetesës. Jeronim de Rada qe një nyjë në të cilën konverguan veprimtarët shqiptarë nga të gjitha mjediset ku vepronin. Nuk ka një tjetër, në shekullin e Rilindjes Kombëtare, që të ketë pasur korrespondencën e tij, në gjendjen që është ruajtur, me mbi një mijë tituj, provë e rolit të tij si protagonist vendimtar.

  20. Sh. Sinani, “Arbëreshi si karakter në letërsi: kurbani ballkanik”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 261-262: Në gjysmën e parë te shekullit XX sërish është shkenca shqiptare, dhe jo letërsia, ajo që i drejtohet e para botës arbëreshe, me disertacionin e Eqrem Çabejt Italoalbanische Studien, përfunduar në vitin 1933, i paraparë që të botohet në jubileun e 200-vjetorit të lindjes së Jeronim de Radës. Kjo është koha kur shenjohet dhe krjimi i së parës zonë debati kritik-letrar ndërshqiptar përmbi Adriatik, me pjesëmarrjen e papas Gaetano Petrotta-s në polemikat për poezinë e Lasgush Poradecit, krahas me Krist Malokin e Mitrush Kutelin. Por ndërmjetësi i parë i poezive të De Radës me lexuesin në Shqipëri është Namik Ressuli, i cili në vitin 1938 botoi për herë të parë në Tiranë Milosaat, duke ruajtur që në titull formën arkaike të titullit të veprës, një shumës i pazakonshëm për shqipen e atëhershme dhe të sotshme, që i jep fjalës kuptimin të gjitha këngët e Milosaos.

  21. Sh. Sinani, “Arbëreshi si karakter në letërsi: kurbani ballkanik”, në Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022), 264.

  22. Shih në veçanti paragrafet kushtuar romanit Kurbani ballkanik të L. Starovës, ibid., botim i cituar, 268-269.

  23. Sh. Sinani, “Qyteti i Kadaresë”, ibid., botim i cituar, 327-347.

  24. Sh. Sinani, “Qyteti i Kadaresë”, ibid., botim i cituar, 332: Qytetërimi i jetës shqiptare, që është mision i veprës së Kadaresë, para së gjithash realizohet në ciklin e vendlindjes, ciklin e Gjirokastrës, që përveç Qytetit të Jugut, të cilin nuk mund ta shohim jashtë një lidhjeje të figurshme me Qytetin e Veriut të Migjenit (ashtu siç nuk mund t’i ndajmë, për shkak të asociacionit detyrues, Na t’birt e shekullit të ri të Migjenit dhe poemën Shekulli im të Kadaresë), bashkon me lidhje gjenetike-strukturore shumicën e veprave të tij.

  25. Sh.Sinani, “Qyteti i Kadaresë”, ibid., botim i cituar, 330.

  26. Sh. Sinani, ibid., botim i cituar, 465-476.

  27. Sh. Sinani, ibid., botim i cituar, 468: Studimi i tipologjisë së figurës, të kodit poetik dhe të gjedhes krijuese bën të nevojshëm krahasimin e brendshëm dhe të jashtëm me traditën e vendit dhe me zhvillimet kryesore letrare me ndikim ndërkombëtar, sepse kodet poetike, nga vetë burimi dhe funksioni i tyre, janë ndërkombëtare. Në njëfarë mënyre shtrimi i çështjes së tipologjisë së figurës në veprën e Naimit është njëherësh edhe pranim i debatit për rolin e një teknike poetike ndërkombëtare për afirmimin e poetit kombëtar. Vetvetiu kjo e zhvendos poetin në një bashkësi tjetër nga ajo e studimeve tradicionale, prej shoqërive atdhetare shqiptare të Rilindjes midis një bote emrash të shquar që japin e marrin me të prej epokash dhe botësh krejt të ndryshme.

  28. Sh. Sinani, ibid., botim i cituar, 380-408. Bëhet fjalë për punimin me titull Skicat dhe tregimet e shkrimtarit revolucionar shqiptar Migjeni të D. Agollit, mbrojtur në fund të viteve ’50 të shekullit të kaluar në Universitetin Shtetëror Zhdanov të Petersburgut, cituar nga autori i trajtesës dhe në pikëpamje të fushës përkatëse të studimit e të vështrimit recensues të A. Desnickaja.

  29. Shih në veçanti shkrimin me titull “Etnosi shqiptar dhe eposi shqiptar në vështrimin e A. Budës”, ibid., botim i cituar, 493-512.

  30. Shih në veçanti shkrimin me titull “Kadare dhe muzika”, ibid., botim i cituar, 481-492.

Downloads

Botuar

2024-06-20

Si të citoni

Paci, E. (2024). Shaban Sinani, Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022. Studime Filologjike, (1), 229–242. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4914

Numri

Seksioni

Kritikë dhe bibliografi

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 3 4 > >>