Mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë: vështirësitë dhe mundësitë – në shembullin e vendeve gjermanishtfolëse
Abstract
Gjuha nuk shërben vetëm si mjet komunikimi, por edhe si bartëse e traditave, vlerave dhe vetëdijes historike. Kujdesi për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë është i rëndësishëm për identitetin kulturor dhe bashkimin shoqëror të komuniteteve shqiptare në mbarë botën. Në një kohë të globalizimit dhe migracionit në rritje, komunitetet shqiptare në diasporë përballen me sfida të shumta, që e vështirësojnë ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës së tyre. Një faktor kyç është integrimi në shoqëritë shumicë të vendeve pritëse. Ky proces mund të çojë në zvogëlimin e përdorimit të gjuhës shqipe në dobi të gjuhës vendase. Veçanërisht te brezat e dytë dhe të tretë të diasporës, gjuha amtare shpesh flitet dhe përdoret vetëm rrallë ose nuk përdoret fare. Të përmendim këtu edhe sistemet arsimore që rrallëherë ofrojnë mundësi të mjaftueshme për ruajtjen e gjuhës amtare, si dhe mungesa e programeve të strukturuara gjuhësore për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë. Përveç aspekteve sociale dhe arsimore, zhvillimet teknologjike luajnë gjithashtu një rol të dyanshëm. Ndërsa mediat sociale dhe platformat digjitale ofrojnë mundësi të reja për kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës, ata gjithashtu lehtësojnë ndikimin më të shpejtë nga gjuhët tjera, kryesisht të anglishtes, por edhe të vendit pritës, që ndikojnë në përdorimin e gjuhës shqipe. Megjithatë, ka edhe shumë nisma që japin shpresë: shkollat shqipe, shoqatat kulturore dhe rrjetet e diasporës, kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e gjuhës. Po ashtu, projektet dhe programet e shteteve të origjinës, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbështesin komunitetet e diasporës me oferta arsimore dhe aktivitete kulturore. Këto nisma tregojnë se gjuha shqipe, edhe në mërgim, mbetet një simbol i rëndësishëm për identitetin kombëtar dhe kulturor. Ky artikull shqyrton sfidat dhe mundësitë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë – në shembullin e vendeve gjermanishtfolëse. Qëllimi është që të përmenden jo vetëm vështirësitë, por edhemundësitë konkrete për zgjidhje që mund të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe, sot dhe te brezat e ardhshëm në diasporë.
Keywords:
Ruajtja e gjuhës, diaspora, migrimi dhe identiteti, humbja e gjuhësDownloads
References
-
Ammon, Ulrich. 2015. Die Stellung der deutschen Sprache in der Welt. Berlin.
-
Barjaba, Joniada. 2019. “Albanian Diaspora across the World.” Athens Journal of Mediterranean Studies 5: 173–184. https://www.athensjournals.gr/mediterranean/2019-5-3-3-Barjaba.pdf
-
Coulmas, Florian. 1985. Sprache und Staat: Studien zur Sprachplanung und Sprachpolitik. Berlin and New York: de Gruyter.
-
Crystal, David. 2008. A Dictionary of Linguistics and Phonetics. London and New York: Blackwell Publishing.
-
Fishman, Joshua A. 1989. Language and Ethnicity in Minority Sociolinguistic Perspective. Clevedon: Multilingual Matters.
-
Holmes, Janet, and Nick Wilson. 2021. Hyrje në sociolinguistikë. Tiranë: Albas.
-
Ismajli, Rexhep, et al. 2020. Leksikon i termave të sociolinguistikës. Prishtinë: ASHAK.
-
Krumm, Hans-Juergen. 2021. Sprachenpolitik: Deutsch als Fremd- und Zweitsprache. Berlin: ESV.
-
Maksuti, Izer. 2023. “Gjuha shqipe dhe shoqëria mbarëshqiptare aktualisht.” Gazeta DITA, May 16, 2023. https://gazetadita.al/gjuha-shqipe-dhe-shoqeriambareshqiptare-aktualisht/
-
Marten, Heiko F. 2016. Sprach(en)politik. Tübingen: Narr.
-
Nushi, Denis. 2016. “Migrimi/mobiliteti dhe identitetet hibride të diasporës.” https://prointegra.ch/wp-content/uploads/2017/11/Identitetet-hibride-te-diaspores.pdf
-
Ricento, Thomas, ed. 2006. An Introduction to Language Policy: Theory and Method. Malden, MA: Blackwell Publishing.
-
Skutnabb-Kangas, Tove. 2000. Linguistic Genocide in Education — Or Worldwide Diversity and Human Rights? London: Routledge.
-
Spolsky, Bernard, ed. 2012. Handbook of Language Policy. Cambridge: Cambridge University Press.