Mbi alomorfinë e prapashtesave fjalëformuese në gjuhën Shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.983Abstract
Ndajshtesimi, si rruga më prodhimtare e pasurimit të leksikut në gjuhën shqipe, mbetet edhe një ndër mënyrat më të studiuara të fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare. Jo vetëm për larminë e mjeteve përkatëse morfologjike, parashtesave dhe prapashtesave, por para së gjithash për kompleksitetin e dukurive që lidhen me të. Në këtë punim do të shqyrtojmë prapashtesat alomorfe, përkatësisht ato prapashtesa të pranuara që ekzistojnë në çifte alomorfesh, si -tar/-ëtar, -si/-ësi, -ri/-ëri, -llo/-ëllo etj., falë daljes së një -ë-je epentetike në kufirin temë-prapashtesë. Interpretimi i derisotëm se në këto raste kemi daljen e një /ë/-je mbështetëse midis temës fjalëformuese dhe prapashtesës, e cila bëhet pjesë e prapashtesës, do të jetë objekt i një shqyrtimi kritik. Synimi i analizës së zhvilluar këtu është të provohet, brenda kornizës së morfologjisë së konstruksioneve, se në këto raste kemi një prapashtesë të përfaqësuar nga një morf i vetëm dhe jo dy alomorfe të së njëjtës prapashtesë. Elementi fonetik /ë/ është një kërkesë e strukturës prozodike të fjalës së re komplekse dhe nuk ka të bëjë me strukturën morfologjike të saj.
Keywords:
alomorf, morf, prapashtesë, fjalëformim, ndajshtesim, konstruksion, proces, morfologjiDownloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
