Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921

Autorët

  • Ledia Dushku

Abstrakti

Artikulli “Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921” ka si qëllim të shpjegojë e krahasojë tiparet e përfaqësimit të shqiptarëve në dy momente kyçe, fillimisht në Kuvendin Kombëtar të Vlorës e mandej në zgjedhjet e vitit 1921. Jo rastësisht si pikënisje është marrë Kuvendi i Vlorës, sepse aty u formësua modeli me dy boshte kryesore mbi të cilat do të duhej të përvijohej edhe në të ardhmen përfaqësimi i shqiptarëve. Zgjedhjet parlamentare të vitit 1921 janë të parat e këtij lloji në historinë e shtetit shqiptar, të mbajtura në periudhë paqeje, prej të cilave doli një parlament i tipit klasik. Artikulli ka një qasje paralele-krahasimore, sa historike aq edhe juridike, midis këtyre dy momenteve të rëndësishme në historinë e shtetformimit shqiptar, duke synuar t’i japë përgjigje pyetjeve: Cilat ishin veçoritë e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Vlorës? Duke qenë se veproi në kushte të jashtëzakonshme lufte, si u mandatuan delegatët e tij? Si u zbatua modeli i përfaqësimit, i krijuar në Kuvendin e Vlorës, në rastin e zgjedhjeve të vitit 1921? Cilat shtylla të këtij niveli përfaqësimi hasën vështirësi, duke mos u zbatuar ose rimodeluar?

Fjalët kyçe:

Shqipëri, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mandate përfaqësimi, përfaqësim krahinor, përfaqësim fetar, zgjedhje parlamentare, Ligji i Zgjedhjeve, diasporë, shqiptarët në Kosovë, shqiptarët në Greqi.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-30

Si të citoni

Dushku , L. (2023). Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921. Studime Historike, 75(1-2), 69–90. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1015

Numri

Seksioni

Articles