Shkollat katolike gjatë pushtimit Italian

Autorët

  • Blerina Kuqi

Abstrakti

Shkollat katolike, kolegji “Saverian” i drejtuar nga etërit jezuitë, liceu “Illyricum” i drejtuar nga françeskanët dhe Seminari Papnor, që përgatiste priftërinj vendas dhe varej nga Selia e Shenjtë, të krijuara që në gjysmën e dytë të shek. XIX e vazhduan veprimtarinë e tyre arsimore edhe gjatë pushtimit italian. Përmes burimeve arkivore, pjesë e fondeve të Arkivit Qendror Shtetëror dhe literaturës historike, synojmë të pasqyrojmë një panoramë sa më të plotë të ecurisë së shkollave katolike fetare, duke u ndalur në shtrirjen, organizimin, programet e lëndët mësimore që zhvilluan, vështirësitë financiare me të cilat u ndeshën, si dhe në përpjekjet e pushtuesve italianë për të penguar, sidomos, funksionimin normal të shkollave të Urdhrit Françeskan, të përbërë vetëm nga klerikë vendas. Në lidhje me këtë tematikë, artikulli përbën risi për studimet rreth Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ai synon t’i japë përgjigje pyetjeve: Cilat qenë problematikat e krijuara në shkollat katolike pas prillit të vitit 1939? Cili ishte qëllimi i reformave në fushën arsimore? A preknin ato institucionet shkollore fetare? Pse ndaj Urdhrit Françeskan dhe shkollave të tyre u mbajt një qëndrim më kundërshtues nga ana e pushtuesve italianë?

Fjalët kyçe:

Pushtimi italian, shkolla katolike, Urdhri Jezuit, Urdhri Françeskan, statusi ligjor, motrat françeskane Stigmatine

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-30

Si të citoni

Kuqi , B. (2023). Shkollat katolike gjatë pushtimit Italian. Studime Historike, 75(1-2), 165–192. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1019

Numri

Seksioni

Articles