Situata politike në Shqipëri (tetor-dhjetor 1943): rezistencë, bashkëpunim e luftë civile

Autorët

  • Sonila Boçi

Abstrakti

Artikulli synon të analizojë situatën politike në Shqipëri në muajt e parë të pushtimit gjerman, duke u ndalur në marrëdhëniet ndërmjet Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) me forcat e tjera politike në Shqipëri: Ballin Kombëtar dhe Partinë Nacional Zogiste (Legalitetin). Ai do të shpjegojë procesin e ideologjizimit të rezistencës shqiptare nga ana e PKSH-së, e cila u bë shkaktar i luftës civile në vend; fillimet e ravijëzimit nga ana e saj të profilit të “armikut të popullit” dhe propagandimit të rolit drejtues të PKSH-së në rezistencën shqiptare. Artikulli do të analizojë arsyet e metamorfozës politike të Ballit Kombëtar nga një organizatë e rezistencës antifashiste në një lëvizje antikomuniste e gatshme të bashkëpunonte edhe me pushtuesin nazist.

Fjalët kyçe:

Pushtimi gjerman, rezistenca, lufta civile, bashkëpunëtorët, ideologjizimi i rezistencës, Operacioni gjerman i Dimrit

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-30

Si të citoni

Boçi, S. (2023). Situata politike në Shqipëri (tetor-dhjetor 1943): rezistencë, bashkëpunim e luftë civile. Studime Historike, 75(1-2), 193–228. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1020

Numri

Seksioni

Articles