Kosova në kryqëzim gjeopolitik: Shqipëria, Jugosllavia dhe fuqitë e mëdha 1945-1948

Autorët

  • Hamit Kaba

Abstrakti

Artikulli ‘Kosova në kryqëzim gjeopolitik: Shqipëria, Jugosllavia dhe Fuqitë e Mëdha 1945-1948’ paraprihet nga një parathënie e shkurtër në trajtë hipotetike, në të cilën pretendohet t’i jepet përgjigje pyetjes se, pse qeveria shqiptare nuk i paraqiti pretendimet e saj për Kosovën në Konferencën e Paqes të Parisit të vitit 1946? Pjesa e parë e artikullit merret me bashkimin e detyruar të Kosovës me Jugosllavinë Federative, me qëndrimin e Shqipërisë, Bashkimit Sovjetik e ish Aleatëve të Mëdhenj Perëndimorë të Luftës (SHBA dhe Britania e Madhe) ndaj çështjes së Kosovës, në periudhën janar 1945-qershor 1946. Problemi i Kosovës nuk u bë pjesë e agjendës ndërkombëtare. Ajo u konsiderua si një çështje e brendshme e Jugosllavisë, ‘zgjidhja afatgjatë’ e së cilës do t’i lihej vullnetit të Jugosllavisë e Shqipërisë dhe regjimeve komuniste të vendosura në të dy vendet. Pjesa e dytë e artikullit fokusohet tek problemi i Kosovës në vitet e miqësisë dhe të ndarjes së Shqipërisë me Jugosllavinë (qershor 1946-qershor 1948). Pas Konferencës së Paqes të Parisit problemi i Kosovës u konsiderua si një çështje që mund të zgjidhej përmes krijimit të Federatës Ballkanike. Kjo ide u mbështet parimisht edhe nga Stalini, por zbatimi i saj u frenua e ndalua prej tij. Arsyet duhen kërkuar tek dyshimet e Stalinit ndaj ambicieve hegjemoniste të Jugosllavisë në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri, tek politika e pavarur e Tito-s ndaj BS, në rrethana ndërkombëtare të ndryshuara pas fillimit të Luftës së Ftohtë, tek qëndrimi i PKJ ndaj lëvizjes së komunistëve grekë etj. Keqësimi i marrëdhënieve të Jugosllavisë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Bllokut Komunist krijoi iluzion tek udhëheqja komuniste e Shqipërisë, se pas ‘rrëzimit’ të regjimit të Tito-s, Stalin-i mund të miratonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Letra e E. Hoxhës drejtuar Stalin-it në vitin 1949 ndeshi në refuzimin e tij. Pas kësaj kjo çështje u ‘arkivua’. Për shkrimin e këtij artikulli janë shfrytëzuar burime arkivore shqiptare, jugosllave, ruse, amerikane e britanike, si dhe disa botime të fundit të rëndësishme.

Fjalët kyçe:

Kosova, Jugosllavia, Shqipëria, BS, SHBA, Britania e Madhe, Tito, Enver Hoxha, Stalin-i, marrëdhënia

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-30

Si të citoni

Kaba, H. (2023). Kosova në kryqëzim gjeopolitik: Shqipëria, Jugosllavia dhe fuqitë e mëdha 1945-1948. Studime Historike, 75(1-2), 229–260. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1021

Numri

Seksioni

Articles