Pёrpjekjet e Qeverisё Shqiptare pёr të arritur industrializimin e vendit me anё të veprave tё fundit madhore nga Kina nё Shqipёri 1966 - 1973

Autorët

  • Gjon Boriçi

Abstrakti

Industrializimi si proces i ka kushtuar jashtëzakonisht shumё njerёzimit. Nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё, Republika Popullore e Shqipёrisё, veçanёrisht nё gjysmёn e dytё tё viteve '60 deri nё gjysmёn e parё tё viteve '70 filloi njё proces tё ethshёm shpenzimesh marramendёse ekonomike pёr tё arritur industria-lizimin e vendit edhe pse nuk kishte patur asnjё lloj eksperience nё kёtё fushё. Artikulli i mёposhtёm pёrpiqet tё tregojё pёrpjekjet e ethshme tё shtetit komunist shqiptar pёr tё marrё sa mё shumё kredi dhe ndihma nga Republika Popullore e Kinёs nё mёnyrё qё tё arrihej brenda njё kohe tё shkurtёr procesi i industrializimit tё vendit. Artikulli ёshtё mbёshtetur nё metodologjinё kёrkimore-shkencore ku shumica e tё dhёnave i paraqiten pёr herё tё parё publikut tё interesuar pёr kёtё temё. Gjithashtu, ndёrthurja e dokumenteve arkivore me literaturёn ndёrkombёtare sjell njё qasje origjinale krahasuese tё subjektit shkencor tё paraqitur nё kёtё artikull. Artikulli shpjegon arsyet se pёrse Shqipёria e kishte tё pamundur tё industrializohej nё njё kohё kaq tё shkurtër, siç e kёrkonte udhёheqja komuniste shqiptare dhe nё fund jepen arsyet e dёshtimit industrial tё Shqipёrisё me gjithё kreditё dhe ndihmat kolosale tё ardhura nga Republika Popullore e Kinёs.

Fjalët kyçe:

Shqipёri, Kinё, kredi, industrializim, borxhe, ekonomi.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-30

Si të citoni

Boriçi, G. (2023). Pёrpjekjet e Qeverisё Shqiptare pёr të arritur industrializimin e vendit me anё të veprave tё fundit madhore nga Kina nё Shqipёri 1966 - 1973. Studime Historike, 75(1-2), 287–312. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1023

Numri

Seksioni

Articles