Lufta e ushtrisë çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Shalës dhe humbjet e forcave Serbe

Autorët

  • Sabit Syla

Abstrakti

Dhjetëditëshi i parë i janarit të vitit 1999 shënoi një moment me rëndësi jo vetëm për Zonën Operative të Shalës, por edhe për historinë e luftës çlirimtare në Kosovë. Akti i kapjes rob të një skuadre të Ushtrisë Jugosllave (7 ushtarë dhe 1 rreshter) në fshatin Bare nga njësitet e Zonës Operative të Shalës, ndikoi në ndërkombëtarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veçanti dhe të çështjes së Kosovës në përgjithësi. Ndërkohë, luftimet në Zonën Operative të Shalës gjatë fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit të vitit 1999 morën një trajtë tjetër pas fillimit të sulmeve të NATO kundër objektivave të Ushtrisë Jugosllave. Kjo e fundit projektoi fushata ushtarake për shkatërrimin e UÇK-së, solli forca dhe armatime të reja nga Serbia, mobilizoi forca rezerviste, koordinoi njësitet e tjera të sigurisë, për të filluar një operacion ushtarak të gjerë në fillim të prillit, e cila nga pjesa e fundit e muajit në fjalë u orientua kundër Zonës Operative të Shalës përmes operacionit “Bajgora”. Krimet e aparatit ushtarak-policor serb në Zonën Operative të Shalës, veprimet ushtarake të njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Shalës dhe humbjet e forcave serbe janë disa çështje të tjera të cilat do të shtjellohen në këtë studim, që paraqet pjesën e dytë të artikullit të botuar në numrin paraprak.

Fjalët kyçe:

Zona Operative e Shalës, UÇK, policia, ushtria, ofensiva, krimet

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-30

Si të citoni

Syla, S. (2023). Lufta e ushtrisë çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Shalës dhe humbjet e forcave Serbe. Studime Historike, 75(1-2), 313–350. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1024

Numri

Seksioni

Articles