Dy monografi të panjohura gjermane të gjysmës së parë të shekullit XIX mbi figurën e Skënderbeut

Autorët

  • Edmond Malaj

Abstrakti

Në këtë referat bëhet fjalë për dy monografi mbi Skënderbeun, të cilat i përkasin historiografisë gjermane. Titulli i monografisë së parë që do të trajtohet është “Gjergj Skënderbeu paraardhës me fat i Ali Pashës së Janinës” (Georg Skanderbeg, glücklicher Vorgänger des Ali Pascha in Janina), ndërsa i monografisë së dytë “Gjergj Kastrioti, një skicë e një bote të përparme që ofron një krahasim me të sotmen” (Georg Kastriotto. Eine biographische Skizze der Vorwelt, Vergleichung mit der Gegenwart darbietend).
Këto monografi u shkruan në gjysmën e parë të shek. XIX dhe janë të panjohura për studiuesit, sidomos për shqiptarët, në veçanti. Të dhënat e para mbi tekstet e këtyre monografive jepen në vitin 1969 nga studiuesi gjerman Gerhard Grimm në artikullin me titull “Deutsche Skender-Beg-Monographien”1 në të cilin paraqitet edhe një përmbajtje e shkurtër e këtyre veprave. Përveç kësaj ato përmenden si tituj dhe në bibliografinë e vitit 1881 të Georg Petroviqit “Scanderbeg”2, në bibliografinë me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi, 1454-1835”3, të autorëve Jup Kastrati dhe Kasem Biçoku, Megjithatë kjo është hera e parë, ku këto dy monografi po prezantohen shkurtimisht edhe në gjuhën shqipe.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-30

Si të citoni

Malaj, E. (2023). Dy monografi të panjohura gjermane të gjysmës së parë të shekullit XIX mbi figurën e Skënderbeut. Studime Historike, 75(1-2), 351–378. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1025

Numri

Seksioni

Materiale Shkencore