Sali Kadria: Nacionalizmi Shqiptar në vitet 1912-1924, Tiranë: Kristalina-kh, 2019, 680 f.

Autorët

  • As. Prof. Phd. Anton Panchev

Abstrakti

Titulli i studimit tregon qartë që autori ka marrë përsipër një detyrë shkencore tepër ambicioze. Tema e nacionalizmit shqiptar në kohën vendimtare për krijimin dhe për mëvetësinë e shtetit shqiptar përmban disa drejtime kryesore - burimet ideologjike të nacionalizmit shqiptar, veprimet politike për pavarësimin e Shqipërisë, çështja e shqiptarëve jashtë shtetit shqiptar, politika dhe marrëdhëniet me Fuqitë e Mëdha, si edhe dimensione të tjera të shumta. Periudha e shqyrtuar (1912-1924) ka qenë plot e përplot me ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme, të cilat nuk e kanë ndryshuar vetëm hartën politike në Gadishullin Ballkanik, por edhe në tërë kontinentin evropian. Përshkrimi, organizimi, analizimi dhe prezantimi i fakteve dhe i proceseve, të lidhura me temën e nacionalizmit shqiptar, kërkon përpjekje dhe aftësi të mëdha shkencore, sepse çdo autor do të ballafaqohej me sfida të shumta me karakter të ndryshëm. Duke e analizuar strukturën e punimit lexuesi kupton se dr. Sali Kadria ka një qasje serioze ndaj temës së përgjithshme, sepse tetë kapitujt e punimit përmbajnë tërë materialin dhe ndarja e tyre sipas periudhava ose sipas proceseve është e qëlluar. Edhe nënndarjet nëpër kapituj gjithashtu janë të qëlluara dhe nuk mund të ketë vërejtje në këtë aspekt.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-30

Si të citoni

Panchev, A. (2023). Sali Kadria: Nacionalizmi Shqiptar në vitet 1912-1924, Tiranë: Kristalina-kh, 2019, 680 f. Studime Historike, 75(1-2), 393–401. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1027

Numri

Seksioni

Recensione