Veprimtaria kombëtare e diasporës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjatë viteve 1912 - 1924
Abstrakti
Ideologjia nacionaliste u shfaq më vonë në mesin e shqiptarëve të SHBA, krahasuar me nacionalizmat e diasporave të tjera ballkanike në këtë vend. Megjithëkëtë, nacionalistët e diasporës shqiptare dhanë një ndihmesë të madhe për forcimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe në ndërtimin e shtetit shqiptar. Prandaj, studimi i këtij lloji nacionalizmi ka rëndësi, përderisa shoqëritë jashtë vendit, ishin “terren i përshtatshëm për zhvillimin e nacionalizmit”. Hulumtimi i mënyrës së formimit, organizimit, përbërjes, ideve dhe veprimtarisë së nacionalizmit shqiptar në Amerikë, dëshmon modelin se si është formuar nacionalizmi në mesin e diasporës shqiptare.