Fuqizimi i Mbretërisë së Arbërisë nga Selia e Shenjtë

Autorët

  • Etleva Lala

Abstrakti

Edhe pse Mbretëria e Arbërisë u shpall zyrtarisht pikërisht 750 vjet më parë, më 21 shkurt 1272, rëndësia e saj e vërtetë filloi të vihej në pah në dekadën e dytë të shek. XIV, shumë kohë pasi trupi fizik i mbretit të saj kishte vdekur. Trupi tjetër, ai politik i Mbretërisë së Arbërisë, u përdor nga Selia e Shenjtë për të krijuar një union të të gjitha palëve të interesuara katolike në Ballkanin Perëndimor, për të krijuar një kështjellë politike dhe religjioze në Ballkan, e cila nuk do të lejonte ritin lindor të merrte në dorë të gjithë Ballkanin. Ky union u bë akoma më organik dhe jetëgjatë, kur shqiptarët e kuptuan atë si një shprehje të identitetit të tyre dhe duke kombinuar vullnetin e tyre për të qenë të lirë nga mbretërit serbë me dëshirën për t’u njohur si një pushtet politik i pavarur, ata e përqafuan idenë për ta parë veten si përfaqësues të Mbretërisë së Arbërisë në arenën ndërkombëtare politike dhe religjioze të asaj kohe.

Fjalët kyçe:

Regnum Albaniae, Mbretëria e Arbërisë, Selia e Shenjtë, Mesjeta e shqiptarëve, anzhuinët, identiteti, pushtimet serbe, dy-trupat e mbretit, histori e Ballkanit, Mesjetë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-31

Si të citoni

Lala, E. (2023). Fuqizimi i Mbretërisë së Arbërisë nga Selia e Shenjtë. Studime Historike, 76(1), 5–30. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1051

Numri

Seksioni

Articles