Marrëdhëniet tregtare ndërmjet Raguzës dhe Shqiptarëve gjatë periudhës Osmane nën dritën e disa autorëve

Rezultatet e para të një hulumtimi

Autorët

  • Edmond Malaj

Abstrakti

Artikulli synon të jetë si hyrje e shkurtër në studimet rreth marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe Republikës së Raguzës gjatë periudhës osmane. Në artikull trajtohen shkrime të botuara nga autorë të ndryshëm, të cilat kanë një rëndësi të veçantë në lidhje me historinë e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Raguzës dhe shqiptarëve kryesisht gjatë shek. XVI-XVIII. Artikulli paraqet disa rezultate paraprake në lidhje me kërkimin, gjurmimin dhe gjetjen qoftë të dokumenteve, qoftë të punimeve të ndryshme. Këtu po paraqesim disa autorë të rëndësishëm të kësaj teme studimore, pjesa më e madhe e këtyre studiuesve janë sllavë, kryesisht kroatë. Ndër emrat e rëndësishëm të këtyre studiuesve mund të përmendim Josip Luetić, Vuk Vinaver, Bogomil Hrabak, Vinko Ivančević etj. Në artikull synohet të jepen qasjet kryesore që autorët në fjalë i bëjnë kësaj teme në këta artikuj.

Fjalët kyçe:

Republika e Raguzës, Perandoria Osmane, Vlora, Shkodra, Lezha, tregtia detare, hebrenj, raguzanë, marina tregtare.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-31

Si të citoni

Malaj, E. (2023). Marrëdhëniet tregtare ndërmjet Raguzës dhe Shqiptarëve gjatë periudhës Osmane nën dritën e disa autorëve: Rezultatet e para të një hulumtimi. Studime Historike, 76(1), 51–74. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1053

Numri

Seksioni

Articles