Fillesat e gërmimeve arkeologjike të shpëtimit në Shqipëri nga këndvështrimi i dokumenteve zyrtare Osmane: rasti i Konakut të Durrësit

Autorët

  • Eduart Caka
  • Rudenc Ruka
  • Eduard Shehi

Abstrakti

Ballina detare e Durrësit ka pasur një vëmendje të posaçme për sa u përket kërkimeve në fushën e arkeologjisë. Kjo vëmendje i kushtohet më shumë faktit që kjo pjesë e qytetit ka njohur për arsye historike një numër ndryshimesh strukturore të vazhdueshme. Pikërisht në këtë vazhdë kërkimesh kemi pasur mundësinë të marrim në shqyrtim disa dokumente osmane të panjohura më parë. Kështu, në vitin 1881 administrata lokale e Durrësit ka dërguar katër shkresa drejt Ministrisë së Brendshme në Stamboll. Në to njoftohej se gjatë punimeve për ndërtimin e konakut të mytesarifit janë gjetur objekte arkeologjike. Këto objekte u dërguan në kryeqytet për t’u vendosur në Muzeun Perandorak në nëntor të vitit 1882. Artikulli ynë synon të trajtojë në mënyrë të detajuar dhe analitike procesin që çoi në zbulimin e këtyre objekteve dhe evoluimin e qasjes ndaj trashëgimisë antike në territorin shqiptar përgjatë administrimit osman. Në vazhdim do të paraqesim një përmbledhje mbi qasjen e shtetit osman ndaj arkeologjisë dhe në territorin shqiptar gjithashtu, pasuar nga një historik i ndërtimit të fortifikimit osman ku u ngrit më pas Konaku. Do të vijojë një paraqitje e dokumenteve osmane dhe interpretimi i tyre, për t’u mbyllur me konkluzionet.

Fjalët kyçe:

Histori e Arkeologjisë, fortifikimet e Durrësit, Konaku i Durrësit.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-31

Si të citoni

Caka , E., Ruka , R., & Shehi, E. (2023). Fillesat e gërmimeve arkeologjike të shpëtimit në Shqipëri nga këndvështrimi i dokumenteve zyrtare Osmane: rasti i Konakut të Durrësit. Studime Historike, 76(1), 75–98. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1054

Numri

Seksioni

Articles