Kreditё Sovjetike akorduar Shqipёrisё nё periudhёn 1945-1960

Autorët

  • Gjon Boriçi

Abstrakti

Marrëdhëniet politike, diplomatike dhe mbi tё gjitha ekonomike me Bashkimin Sovjetik ishin guri i themelit tё çdo politike tё hartuar nga regjimi komunist shqiptar deri nё fundin e vitit 1960. Qё pas çlirimit tё Shqipërisë mё 29 nёntor 1944, dhe gjatё gjithё epokёs sё ndarjes sё Europёs dhe botёs nё dy kampe, Shqipёria do t'i qёndronte me fanatizёm deri nё fundin e regjimit komunist, modelit stalinist. Marrёdhёniet politiko-ekonomike me Bashkimin Sovjetik dhe marrja e kredive tё shumta nga ky vend, ishin jetike pёr mbajtjen gjallё tё regjimit komunist nё Shqipёri. Ёshtё njё fakt i pamohueshёm historik dhe rrjedhimisht ekonomik, se ishin pikёrisht ndihmat dhe kreditё qё mori shteti shqiptar nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Republika Popullore e Kinёs faktorёt kryesorё tё jetёgjatёsisё 45-vjeçare tё diktaturës komuniste nё Shqipёri. Ideologjia ishte njё faktor dytësor nё politikёn e jashtme tё shtetit shqiptar nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё. Gjithçka bёhej mё sё shumti pёr pёrfitime ekonomike pёr tё mbajtur nё kёmbё "mёsimet" e marksizёm-leninizmit dhe pastёrtinё komuniste. Artikulli qё po ju paraqesim pёrfshin njё hark kohor prej pesёmbёdhjetё vjetёsh 1945-1960 mbi ndihmat e mёdha ekonomike dhe kreditё qё iu akorduan Shqipёrisё nga Bashkimi Sovjetik. Artikulli ёshtё i mbёshtetur kryesisht nё burime primare autentike arkivore shqiptare, ku shumica e tё cilave pasqyrohen pёr herё tё parё dhe nё literaturё kombёtare dhe ndёrkombёtare qё pasqyron të dhёna interesante pёr kёtё periudhё. Nёpёrmjet hulumtimit tё kujdesshёm tё tyre jam pёrpjekur tё jap pёrgjigje tё mbёshtetura nё argumente tё cituara pёr herё tё parё se pёrse Shqipёria u rreshtua totalisht nё anёn e Bashkimit Sovjetik dhe çfarё pёrfitoi nga tutela sovjetike lidershipi komunist duke pёrjashtuar totalisht çdo mundёsi tё bashkёpunimit ekonomik dhe politik me Perёndimin. Metodologjia e pёrdorur nё kёtё artikull ёshtё analitiko-pёrshkruese lidhur me njё nga periudhat mё thelbёsore tё pushtetit komunist nё Shqipёri.

Fjalët kyçe:

Shqipёri, Bashkimi Sovjetik, politikё, ekonomi, kredi.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-31

Si të citoni

Boriçi, G. (2023). Kreditё Sovjetike akorduar Shqipёrisё nё periudhёn 1945-1960. Studime Historike, 76(1), 151–175. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1057

Numri

Seksioni

Articles